Mendime
Kimete Berisha: Tregtia me vuajtje!
E marte, 15.11.2022, 07:54 PM
Tregtia me vuajtje!
Nga
Kimete Berisha
Rrugës
për në Mitrovicë.
Radio
KFOR po i numëron objektet e trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Të
gjitha të ndërtuara nga pushtuesit.
Shqiptarët
çka kanë ndërtuar?
Kaloj
nëpër rrugën që nuk kryhet qe 20-të vjet.
Në
veturën para meje mbishkrimi me të kuqe: Kujdes, vozitëse e re.
I
afrohem, e tejkaloj.
Veturën
e drejtonte një mashkull me mjekër.
Në
radio flisnin për grupin ABBA, grupi ishte shkatërruar kur kishte lindur
dashuria mes anëtarëve të grupit.
Shqiptarët
çka kanë ndërtuar?
Djathtas
një shtëpi e bardhë me xixa vezullore dukej si nuse që pret me duvak, por
askush s'e merr sepse të gjithëve ua merr sytë.
Në
radio KFOR Dino Merlin i thotë 'mirëmbrëma' trishtimit. 'Nëse faj ka shiu që
unë ty më s'të kam - dhashtë Zoti kurrë mos u ndaltë'.
E
ndërroj KFOR-in. Në tjera valë Hoxha i
fton meshkujt që të urinojnë ulur. Nëse nuk keni ujë, mund të pastroheni me
gurë- tha.
...mashkull
i keq.
Çka
lyp ky, se diçka lyp kur flet hoxha për organe.
Lyp
vetmitarë që t'i drejtohen për ndihmë: 'Eja, të tregoj unë ty se si të urinosh
pa u spërkatur'.
Një
dëgjuese e vëmendshme menjëherë kërkoi udhëzime, pyeti a mund të shkoj të
trajnohet te hoxha se si të urinonte, pa e rrezikuar xhehnemin.
E
ky popull çka ka ndërtuar?
Nga
Liria kanë lindur ekstremistët që duan ta mbysin Lirinë.
Por,
nëse nuk do të kishin qenë pushtuesit, nuk do të kishim pasur as Zot.
Sipas
Radios askush s'është nornal.
Flori
flet për vdekjen, për vetminë e tij, e qan veten, por vajtimi i tij nuk merr
shumë Like.
Ai
djalë, sa shumë vuan. A thua pse vuan! Pse nuk e kupton se vuajtja nuk është
vlerë.
Me
vuajtje mund ta blesh një poezi me rimë që nuk e lexon askush, sepse në modë
tani është lumturia.
Burri
poet që nuk mund ta çliroj veten nga vuatjet e imagjinuara, që e helmon veten
me mendime të errëta, e vargjet e veta i shfrytëzon si pranga.
Për
shkak të rimës janë krijuar shumë padrejtësi letrare, qe për shembull Pink
Floyd, për ta lidhur rimën, fjalën 'cold' me 'old', këndon: 'Hey, you, out
there in the cold, getting lonely, getting old'.
Bën
të plakesh edhe normal, brenda në një dhomë të ngrohtë, ama pastaj nuk lidhet
rima.
Rima
nuk i shërben jetës, jeta i shërben rimës.
Flori
fliste për vuajtjet e tij, që u kishte ngritur monument, u ankua se nuk ia
beson askush, se kur vuajtjet nuk t'i pranojnë popullata, ato vuajtje rrënohen,
sikur shtëpia pa leje.
Pse
ke qejf t'i dhimbsesh dikujt!
Pse
ke qejf të të qajnë!
A
ke ti qejf të të dhimbset ty dikush!
Vuajtjen
e mbyt me heshtje.
Nëse
e hesht, e lë pa gjuhë.
Kur
e lë pa gjuhë, nuk ka fjalë që e shpreh, kur nuk i jep emër, mbetet vuajtje pa
emër, pa adresë, pa kuptim. Shuhet.
Çka
kanë ndërtuar shqiptarët, përveç vuajtjet që i kanë zier në kazan, për t'i
shërbyer si ushqim popullor.
Pse
shqiptarët janë në garë se cili vuan më shumë se tjetri.
Dhe,
shtyhen se cili është më i çuditshëm se tjetri.
Nga
bunari doli Grida. Është shumë e lumtur me veten, tha. Por, ankohet dhe qahet.
Ajo
duket si një Guru, që e mëson botën se si arrihet suksesi dhe lumturia, por për
vete është e trishtuar.
Do
ta ndryshoj Shqipërinë, duke folur për vuajtjet e saj të mëdha: ka pare,
karrierë, nuk e ngacmon kush - kjo është vuajtje e madhe.
Vuajtja
e saj fillon posa del nga frizerka, e qan veten në mënyrë solemne.
Dikush
mua ma ka shkatërruar jetën!
Emisionin
e saj të parë si gazetare e nisi me fjalë të mëdha. Ajo tha se 'unë ndjehem si
pikë në ujin e gjatë' dhe se 'Shoqëria është një gjallesë e gjallë'.
Këto
thënie vërtetë janë arsye e mjaftueshme për të vuajtur.
Vuajtjet
nuk ia marrin seriozisht, jo veç që është monotone, por sepse vuan me faqe të
kuqe (vuajtja e do pak një zbehje të fytyrës dhe tharje të buzëve, e lyp
njëfarë stili vuajtja).
Pastaj
vuan me zhurmë, i mungon ai zjarri vajtues, i ngulit sytë, të kërcënon me
pakënaqësitë e saj dhe sidomos gabon që nuk pauzon mes vuajtjesh, vuan si
çakallë, me inat.
Vuajtjes
duhesh t'i dorëzohesh komplet në përqafim, nëse do të ta miratojnë vuajtjen
shqiptarët.
Në
radio përmendet Ermali.
Shqipëria
ka kaq shumë mësues të suksesit.
Jetën
private e kanë shndërruar në industri.
Sa
shumë fabrika për prodhimin e trishtimit. Televizioni ua riprodhon vuajtjet,
shikuesit e vlerësojnë vuajtja e cilit është më atraktive.
Është
Ermal Mamaqi që i mëson shqiptarët të jenë të suksesshëm me thënie dhe me
pasuri të Ali Babës.
Vuajtje
e madhe është edhe kjo, gjakimi i humoristit për ta marrë seriozisht.
Në
fund, kur e sheh që u bë boll - e askush nuk e merr seriozisht - humoristi
rëndomë e luan rolin e Krishtit në film.
Shqiptarët
çka kanë ndërtuar?
E
kanë ndërtuar perandorinë e hajnisë. Një njeri i panjohur paguhet nga Albin Kurti
6000 Euro në muaj për ta këshilluar se si duhet ta vjedhin serbët Kalanë e
Novobërdës ditë'm drekë.
Ish
Albin Kurti i konvertonte hajnitë e kaluara me bukë. Kaq bukë kushton rroga e
hajnit.
E,
sot, sot i pasuron hajnat që e legjitimojnë vjedhjen publikisht në TV.
Është
çmendur. Gënjen. Thotë se shqiptarët shpenzojnë pare sepse kanë shumë pare.
E
ka ndarë vendin. E ka ndarë shoqërinë. E ka izoluar Kosovën.
Po
e çon Kosovën në luftë, për çlirimin e targave.
Presidentja,
ende pa i gjetur 'serbët e ndershëm', i shpalli zgjedhjet në Veri, për të mos e
vonuar luftën. Nuk kemi kohë për të humbur.
Komandantja
supreme është dashur të jap dorëheqje dje, pasi që Ushtria e saj i nderoi
ushtarët serbë që kanë vrarë shqiptarë.
Çka
kanë ndërtuar shqiptarët?
Një
Ushtri që bën gabime ende pa filluar lufta.
Çfarë
ushtrie budallaqe, ushtri vetëvrasëse është kjo!
Serbia
bën thirrje për vullnetarë të armatosur, Kosova i nderon vrasësit e saj serbë.
Albulena
Haxhiu, dje është dashur të jap dorëheqje, pasi që Gjykata e Kosovës ia uli
dënimin serbit që vrau e masakroi 13 shqiptarë.
Çka
kanë ndërtuar shqiptarët?
Një
Fabrikë të Drejtësisë, ku prodhohet pafajësia dhe blihet me pare.
Çka
kanë ndërtuar shqiptarët?
Paqe
të rrejshme!
Demaku
ishte në katarsis duke folur për paqen dhe qetësinë shpirtërore, kur një
gazetari i ra zilja e telefonit dhe Demaku e humbi paqen, u thye paqja nga
zilja si xhami nga guri, Demaku u nervozua e i bërtiti gazetarit: Ndale atë
telefon.
Tregu
përplot vuajtje. Të gjithë shqiptarët shesin vuajtje.
Vuajtja
është hiperprodhim, është kopje, ka krizë të vuajtjes origjinale...prandaj,
askush nuk ia dëgjon tregimin askujt.
P.S. M'u kanë resh
followersa serbë...sigurisht sherri propagandës së qeverisë kundër gazetarëve.
https://www.facebook.com/kimete.berisha