Mendime
Florim Zeqa: Katër vëllëzër, pesë parti!
E marte, 08.11.2022, 07:29 PM
Katër vëllëzër, pesë parti!
Shkruan
Florim Zeqa
Kohëve të fundit në shkrimet e mia shpeshherë e
kam përdorur thënjën “Katër vëllëzër, pesë parti”, por asnjëherë nuk i kam
dhënë shpjegimin e duhur, jo pse nuk donja, por prisja që lexuesit ta
zbërthejnë kuptimin e kësaj thënje katërçipërore!
Katandisja e partive
politike, i ka rrënuar në themel familjet tona
Familja
është shtet në miniaturë dhe anasjelltas, shteti është familje e madhe dhe e
zgjeruar në shumë dhe përmbajtje. Patriotizmi burimin e ka në familje. Një
kryefamiljar i mirë i cili e unifikon familjen e vet, padyshim se do të jetë i
aftë të unifikojë edhe fqinjet, lagjen, fshatin, qytetin pse jo edhe shtetin në
përgjithësi, në të kunderten nese kryefamiljari nuk arrinë të krijojë harmoni
dhe unitet në familjen e tij nuk ka pse të shkoi me tutje me hipokrizitë e tij!
Një
person i cili rrjedhë prej një familje të mirë dhe të moralshme, e ka të hapur
derën për të përçuar mesazhe pozitive tek fqinjët dhe tek të tjerët në
përgjithësi.
Familja,
morali dhe ndërgjegja e pastër, janë keto tri nga shumë elemente tjera që e
bejnë individin të jetë patriot (atdhetarë) i mirë. Kodet zakonore ishin ligj
dhe kushtetutë të cilat e kanë mbrojtur nderin dhe dinjitetin njerëzorë të
familjeve shqiptare.
Partitë
e sotme politike më shumë ngjajnë në korporata fitimprurëse sesa në parti të
mirëfillëta politike që kujdesen për rregullimin e rendit shtetërorë dhe
shoqërorë në veçanti. Njerëzit e rreshtuar pas liderëve të partive politike, me
ardhjen në pushtet brenda natës po bëhen milionerë dhe pronarë të pasurive publike!
Katandisja
e vlerave nëpër parti politike i ka rrënuar në themel familjet tona. Për të mos
thënë asnjë, të pakët janë sot ata kryefamiljarë (prind) që iu shkon fjala në
familjet e tyre, e të mos flasim për vëllëzërit e të njëjtëve prind, të cilët
janë bërë “pikë e pesë” siq e thotë populli nëpër parti të ndryshme politike,
ku nuk dihet kush me kë është dhe cilës parti i përket!
Herë
majtas e herë djathtas, herë me “Hatën” e herë me “Fatën”, herë me t’kaltër e
herë me t’kuq e kanë bërë Kosovën rrush!
Pak ka rëndësi cila
parti fiton e cila humbë, fitues jemi ne
Siq
e ceka në titull të shkrimit “Katër vëllëzër, pesë parti”, mirëpo, kjo nuk ka
të bëjë fare me numra, por me përmbajtje. Edhe në atë familje ku janë vetëm dy
vëllëzër nuk janë bashkë në të njëjtën parti, e të mos flasim për familje të
mëdha ku janë 5,6,7 apo 8 e më shumë vëllëzër dhe motra, ku të gjithë janë të
degëdisur nëpër shumë parti!
Pa
dashur që ta personalizojë analizën politike, vërtetë duket e neveritshme dhe
qesharake ku i sheh nëpër tubime partiake individët e caktuar duke kërkuar
unifikim politik në parti, kurse në familjen e tij janë të ndarë nëpër disa
parti!
Vëllëzërit
e ndarë nëpër disa parti politike, fillimisht duhet të bashkohen në një parti
politike, pastaj të ju bëjnë thirrje të tjerëve për unifikim në atë apo këtë
subjekt politik!
Problemi
është, se vëllëzërve të shpërndarë nëpër parti të ndryshme politike nuk ju bën
përshtypje përcaktimi ideologjik, pasi mendjen e kanë tek interesi personal dhe
familjarë, si të përfitojnë nga cilido që vjen në pushtet.
Pak
rëndësi ka cila parti i fiton zgjedhjet, përfituese del familja e “katër”
vëllëzërve, ndërsa ai që është i vetëm dhe pozicionohet në njërin krahë politik
rrezikon të mbetet “Fetah” apo “as me ne dhe as me ata”!
Ky
është realiteti i hidhur në Kosovën e sotme, në të cilën nuk vijnë në shprehje
vlerat e mirëfillta, por gjuha e muskujve dhe maskarallëkut njerëzorë.
Në
shoqërinë e sotme kosovare, njerëz të zotët konsiderohen ata që dijnë të
gënjejnë dhe mashtrojnë, ata që plaçkisin dhe dhunojnë, ata që vjedhin dhe
uzurpojnë, kurse të paaftë konsiderohen të gjithë njerëzit e ndershën që nuk i
bëjnë veprat e sipërpërmendura!
Në
një vend ku nuk vlerësohen dija dhe vlerat njerëzore, nuk mund të thuhet që
është vend mormal për të jetuar në të! Ajo që i dallon njerëzit nga kafshët,
është instikti dhe ndërgjegja e jo dukja e jashtme!
Historia
na mëson se, kështu siq jemi katandisë sot, ishim edhe në të kaluarën përgjatë
pushtimeve të gjata. Parullat “Vdekje tradhëtarëve liri popullit” dhe “Vdekje
fashizmit liri popullit”, etj, na paskan qenë vetëm maskarada mashtruese, ngase
gjithmonë me vete i paskemi marrë zuzarët dhe tradhëtarët!