Mendime
Mehmet Musa: 7 Orë me gjeneral Nasim Haradinaj!
E hene, 07.11.2022, 07:55 PM
7 Orë me gjeneral Nasim Haradinaj!
Shkruan:
Mehmet Musa
Bota
eshtë teatër e,njerzit jan artista,jan artista në rrolet e tyre aq sa jan
aftësuar duke u përballur me rrebeshet e jetës.Edhe mua më filloi mirë e mbarë
muaji më i bukur i vitit nëntori.Eshtë më i madhi i vitit sepse në te
gërshetohen data me rëndesi historike që pasurojnë thesarin e hostorisë s‘onë
kombëtare.Në nëntorë u çlirue Shqipëria,në nëntor u shpall pavarësia e
Shqipërisë nga turkomanët e në nëntor u mbajt kongresi i Manastirit ku u vendos
formimi i alfabetit të gjuhës ,s‘onë më të bukur alfabeti me të cilin shërbehem
sot e nesër.Po edhe unë në kete nëntor përjetova gëzimin e pakët në jetën t‘ime
që as ëndërr nuk e kisha parë e,as menduar.Me datën 5 nentor më caktuan datën e
takimit për ta vizituar trimin,kryengritësin e panënshtruar,luftëtarin e lirisë
,arqitektin
e UÇK-së e burrin më të madh që ka sot Dukagjini në jetë gjeneral Nasim
Haradinaj,nga ora 09:00 e deri në ora 16:00.Tërë natën s‘më zuri gjumi, isha i
paaftë ta drejtoj makinën 4-5
orë
në një drejtim por,Shqiponja dhe Shqiptarja shprehën gadishmërinë që të me
shoqëronin,sepse më kuptuan se kam ndjenja të përziera,dhe isha tepër i
ligështuar,sepse mendoja se si do ta gjejë Nasimin,a eshtë i mërzitur dhe i
ligështuar me padrejtësitë që e sprovoj jeta,një jetë të terë në këmbë që nga
bangat e shkollës fillore,asnjëhere i gjunjëzuar e dorzuar,çdo here me kokën
lartë e gjoksin hapur përball stuhive sllave e shqipfolëse.Mendja më tretej të
baca Ismail Haradinaj,ku një pjesë kogja e madhe e kolegëve te Tij të arsimit
mernin yrysh të paisën me testerën e LKJ-së,e Ai me shokët e Tij lidhi besën që
me kazmë e lopatë nga themelët ta luftojnë e çrrenjosin ate LKJ-ë që kishte
mbështjellë si gjarpër trupin e trojeve tona dhe,ashtu u bë.Mendoja te nëna e
Nasimit,Xhigjen qe kisha parë me motren e Tij Shqipen duke i gra qerres me kuaj
me disa dru per dimër,sepse baba me tre të bijtë ishte degdisë neper burgje,dhe
s‘kishte ngelë mashlull në shtëpi.Mendja më tretej në dhjetorin e vitit 1981 ku
në stacionin e autobusëve në Pejë takoj Agronin e vogel që nuk kishte ende 16
pranvera me gjyshen Tyshë e nënën e Tij duke u kthyer nga vizita e Bacës në
burg, e mebdoja të kokëfortësia e Nasimi duke e zënë të gjallë shkaun e shkinës
në luftën e UÇK-së e,ku nuk më vajti mendja deri sa edhe të dhomat e
specializuara të Serbisë me seli në Haag,dhe gjygji i qelbur nga qelbanik të
qelbur e,ku nga i akuzuar ,u bë gjyqtar duke i akuzuar rëndë korin dhe horat të
cilët në emër të drejtësisë e me para të popullit tonë po bënin padrejtsinë më
të madhe të këtij shekulli.
Fiks
në ora 09:00 arritëm në cak,Shqiptarja dhe Shqiponja që drejtonin makinën ,më
than se do shetisim neper qytet ,por pasi të hyshë mbrenda sepse Shqiptarja e
njeh mirë gjuhen angleze,dhe në ora 16:00 jemi të dera,u paraqita te dera e
hymjes,zbatova rregullat e natyrshme,hyra mbrenda,më pyetën se kend do ta
vizitoja,me tha Shqiptarja,i thas Shqiptares thuaju;do vizitoj gjeneralin
t‘im,zyrtari prap pyeti si quhet Ai,i thash Shqiptares thuaju Ai eshtë Isus
Krishti dhe Muhamedi im.Kupto than,emer e mbiemer,atëhere u pergjigja Nasim
Haradinaj dhe,u ham një derë me qelsa,nje komtroll rigoroz sikur të hyshë në
aeroplan,çdo gje ,celular etj,i le në kasafortë.Pastaj erdhi një gardian i
burgut,i kaluam disa oborre te gjitha me hekura,gardiani e bëlbëzonte ngapak
gjermanisht,duke e njohur karakterin e,Nasim Haradinaj e duke menduar se edhe
vizitorët e Tij jan si Nasimi, filloj të më tregoj me dorë se në katin e katert
ajo dritarja lartë eshte dhoma ku ka qëndruar Sllobodan Millosheviçi,pastaj ajo
tjetra Karagjiçi e kjo në katin e dytë Mlladiçi, e unë e pyta në të cilën dhomë
do të qëndroj Aleksandër Vuçiqi që ishte ministër i Millosheviçit,ai vetëm
rrudhi krihët,duke hecur rrugës folëm edhe per gjeneral Nasimin ,i thash se
eshtë padrejtsisht këtu Nasimi,gardiani më tha une nuk kam faj.
Dhe
arritëm të dera e fundit ku më priste Nasim Haradinaj.Por fati im kishte qenë
më i madh dhe vendosur se qëndrimi im për të takuar sa më shum luftëtar
lirie,sepse atë ditë kishin patur vizita edhe tre krerët e UÇK-së Hashim
Thaçi,Kadri Veseli e Rexhep Selimi.Dhomat ishin të veçanta në një koridor,dhe
po sa u hap dera ishte Nasimi së bashku me Rexhep Selminin,u hutova per sekonda
por u gëzova pa masë ,së pari i dhash dorën dhe e përqafova si vëllaun t‘im Xhevdetin
,Rexhep
Selimin pastaj Nasim Haradinaj,u perpoqa që ta mbajë veten mos të më rrjedhin
lotët, nuk kishte gjë më kijamet e më të vështirë në jetë për ate që ka ndjenja
njerzore se, ti shofish prapa grilave ata burra të kombit të cilët kan berë aq
shum për atë vend që pas 150 viteve robëri ti shporrin nga trojet tona lugatët
e karpateve.
Deri
sa unë flitnja ,gardianët shiqonin,njeri dinte ngapak shqip,ju drejtova
gjeneralit;gjeneral , ngrite kokën lartë ashtu siç e ke patur çdo here,sepse
gradat t‘Uaja nuk i ke nga Nikolla Lubiçiqi,Velko Kadijeviçi ,Branko Mamulla e
nuk ishe burrë shkine por,gradat t‘Uaja jan qendisur mbi supet t‘Uaja me
mësimet e bacë Ismailit e bacë Jusufit e,të kombinuara me gjakun e
Luanit,Shkëlzenit,Enverit e Himë Rasim Haradinaj i cili pa i mbushur 17
pranvera rae siç ranë heronjët e Vigut.Prandaj të lutëm gjeneral në emër të
familjeve të dëshmorëve të kombit,më,lejo që ta puthë dorën e ta puthë ballin
qe po të shëndritë taman si rreze dielli mbi Dukagjin,
U
ulëm ballë -përballë në dhomën e vizitorëve me Nasim Haradinaj, ku papritmas
troket dera dhe hyri mbrenda me dy kafe në dorë Presidenti i shtrenjët i
Kosovës Hashim Thaçi,u ngritëm u morëm ngryk sikur të njiheshim para shum
viteve edhe pse ishte hera e parë që takoheshim bashk.Edhe presidentit is thash
dy fjalë ;në kohen e profetëve ,profetët më të mirin djalë duke ia mbyllur sytë
me shami e thernin thikë për kurban,ndersa Atdheu ynë ka zgjedhur më të mirët
djem por,jo lidhur sytë me shami,po me sy hapur e vigjilent që te jeni kurban
me krih e,së shpejti një ditë do të fluturoni e vini ne folenë t‘Uaj,në
familjën ,e votrën t‘uaj pran varreve të dëshmorëve të Atdheut e në mesin e
shokëve t‘uaj të të luftës e të armëve.Ajo ishte privilegj i rrallë për mua,ku
kishim të drejt ne vizitorët të i vizitonim edhe dhomat tjera,shkoja të dhoma e
Kadri Veselit e Rexhep Selimit,të katertit sa ishin aty sejcili më dukej më
vëlla se tjetri, ndersa gjenerali im rrinte çdo here me fytyrë qeshur.Më ngeli
merak që nuk pata fat ta takoja zëdhënësin e parë të UÇK-së Jakup Krasniqin
e,ma donte zemra ta takoja kushëririn t‘im nga fisi Pjeter Shalën.Kështu këte
të shtunë me 5 nëntor i kalova shtatë orë si shtatë minuta me bijtë më të mirë
të dheut e Atdheut tonë të shumvuajtur,duke u kthyar me zemër e shpirtë të
lëndusr por duke shpresuar se së shpejti do takohemi me ta në qiellin e hapur
të Kosovës ku Kosovë shamizeza i pret me duar hapur e me padurim bijtë e sajë
çlirimtar.
Paçi
shëndet e jetë të gjatë o çlirimtar! Lavdi dëshmorëve të Atdheut!