Mendime
Ramush Haradinaj: Albin, ndalu!
E enjte, 03.11.2022, 08:55 PM
Ramush Haradinaj:
Situata
në Kosovë po përkeqësohet nga çasti në çast e Kryeministri nuk e ka idenë se
çka po ndodhë me vendin e tij!
Sot
i kam kërkuar që urgjentisht të ndërrojë kahje e ta shfuqizojë vendimin e tij
për targat e të mos e rrezikojë stabilitetin në vend e në rajon. Kosova ka
nevojë për marrëveshje për njohje me Serbinë,
e jo për populizma që me to t'i shërojë egot e sëmura Kryeministri.
Ne
nuk e kemi luksin që për tekat e tij, ta rrezikojmë ekzistencën e shtetit dhe
lirinë e paguar shtrenjtë.
Nëse
kryeministri nuk ndërron kurs të veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat
amerikane menjëherë, ai sigurt se po rrëshqet në tradhëti.
Unë
s'kam çka i them tjetër përpos që nuk do të lejohet as ai e askush tjetër që ta
rrezikojë të ardhmen e vendit.
Prandaj ndalu!