Mendime
Aurel Dasareti: Jam i tronditur nga mungesa e respektit për të moshuarit në atdheun e gjyshërve të mi
E enjte, 03.11.2022, 12:00 PM
Jam i tronditur nga mungesa e respektit për të moshuarit në atdheun e gjyshërve të mi
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike
Nuk isha në dijeni se shumë njerëz
që punojnë në shtëpi pleqsh nuk janë aq të lumtur në punën e tyre, më thotë një studente e infermierisë nga Shqipëria.
Si pjesë e
shkollimit të saj për infermierinë, një vit më parë ajo kishte një praktikë në
një shtëpi të të moshuarve në qytetin e saj të lindjes. Aty ajo u trishtua.
Përpara një paciente nëntëdhjetë vjeçare, ajo dëgjoi një infermiere t'i thoshte
tjetrës: "Këtu nuk ka kurrë paqe dhe qetësi. Mendoj se do të më duhet
ta marr menjëherë pelenën, në mënyrë që plaka e fëlliqur të mos më mërzitë kaq
shumë. Më mirë do t`i jepja një shkop prapanicës." Pacientja ishte
zgjuar, dëgjoi gjithçka.
Gjithnjë e
më shumë të afërm të infermierëve dhe studentëve të infermierisë tregojnë për
trajtim mos-respektues në shtëpitë e të moshuarve në trojet shqiptare.
Mungon
respekti
Studentja
infermiere T. L. shkruan për përvojat e saj nga stazhi me titullin “Sa e
vrazhdë mund të jetë një infermiere shqiptare?”. Ajo kërkon një debat
publik se si trajtohen të moshuarit në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera nën
pushtim.
Shpresoj
që ajo që pashë të ishte një rast ekstrem. Por unë kam folur me të tjerë që
kanë qenë në praktikë dhe shumë prej tyre kanë reaguar për mënyrën se si
trajtohen të moshuarit. Ka mungesë respekti në shumë vende, thotë ajo.
Pacientja
që ajo vëzhgoi ishte e shtrirë në shtrat dhe kishte nevojë për ndihmë për
shumicën e gjërave. Familja jetonte larg dhe nuk e vizitonte shpesh. Pacientja
dukej e trishtuar. Shpesh ajo qante, sidomos natën.
Menaxhimi
i dobët
Ajo që
tregon T.L. është nën kufirin e poshtëm të sjelljes së pranueshme infermierore.
Fatkeqësisht, dëgjoj disa histori të ngjashme si nga të afërmit ashtu edhe nga
infermieret.
Dhe,
studentja T. L. vazhdon me rrëfimin. Menaxhimi i keq do të thotë që një kulturë
e keqe lejohet të zhvillohet midis punonjësve. Disa muaj më parë, një
infermiere e sapoemëruar më tha se ndihej e stigmatizuar në vendin e punës
sepse merrej me këtë profesion. Ajo tani ndihet aq e izoluar nga kolegët e saj
sa po mendon të ndryshojë vendin e punës apo profesionin. Kujdesi për të
moshuarit sot është i prirur të bëhet indiferent dhe letargjik (i ngathët, i
fjetur). Tregu kërkon më shumë efikasitet sesa mëshirë. Kam frikë se ky do të
bëhet një problem në rritje.
Qëndrimet
(sjelljet)
Kjo histori nuk është për t'u habitur. Është më shumë një konfirmim që kemi
një punë për të bërë. Kjo ka të bëjë me qëndrimet (sjelljet), thotë ajo.
Mungesa e ndërgjegjësimit të punonjësve duhet të jetë arsyeja pse mund të
ndodhë episodi i dëshmitares T. L.
Po, ne shqiptarët e diasporës, këtë e kemi dëgjuar më parë. Për fat të keq.
Në përgjithësi, stafi dhe trajtimi janë përkeqësuar që kur kanë filluar
tenderimet nëpër komuna. Kur lejohet të zhvillohen qëndrime të këqija, kjo ka
të bëjë shumë me personelin.
https://www.youtube.com/watch?v=9NDbNTjz0zE