Mendime
Zenel Çeliku: PD, bashkim, bashkëpunim apo divorc përfundimtar!
E shtune, 29.10.2022, 07:47 PM
PD, bashkim, bashkëpunim apo divorc përfundimtar!
Nga
Zenel Çeliku
Nê
Shtator 2021, kryetari i PD-Lulzim Basha përjashtoi nga PD liderin historik
Sali Berisha si pasojë e “non gtatës” nga SHBA-të. Nga ky moment PD-ja u nda në
dy grupime. Grupimi i parë përfaqësohej nga Basha dhe grupimi tjetër
përfaqësohej nga Berisha. Menjehere Berisha u organizuar fort për të ringritur
PD gjithnjë pa Bashën. Lëvizja e Berishës u pagëzua me emërin “Rithemelim” i
PD. Tashmë pas më shumë se një vit, PD-ja efektivisht është e darë në dy
grupime siç thamë më lart. Ajo që e shqetëson opozitën e sotme ku rithemelimi i
Berishës përbën shumicën e elektoratit të PD-ës, është se në zgjedhjet vendore
të ardhshme, opozita e përbërë nga PD & PL e Ilir Metës dhe partitë e
tjetra të vogla, duhet të përballet fort dhe fituese përball PS. Ky evenimet,
zgjedhjet vendore më 14 Maj-2023, është shumë i rëndësishëm ose jetike
veçanerisht për PD dhe personalisht për Berishën të cilin e ndjek nga pas “non
grata” e SHBA-ve. Para kësaj situate, Berisha si mjeshtër i politikës i zgjati
dorën grupit Alibeaj për bashkimin e PD dhe për të anashkaluar të gjitha
debatet ndërmjet tyre, për të lënë pas ndasitë sepse kjo situatë e favorizon
PS. Edhe grupi Alibeaj u tregua i gatshëm për të ofruar kontributin e tij për
bashkim por pa kushte. Realiteti është mjaft i vështirë sepse rithemelimi i
Berishës i cili e quan vehten PD, tashmë ata kanë kryer zgjedhjet e të gjitha
strukturave udheheqëse të PD, ndërkohë që grupimi Alibeaj i njohur edhe nga
SHBA-ja, ligjërisht qehet PD. Rithemelimi i Berishës ka ngritur zërin
vazhdimisht se ata janë PD-ja e vërtetë dhe këtë e vërteton Vendimi i Gjykatës
së Faktit–Tiranë. Nga ana tjetêr grupimi i Alibajt e ka apeluar Vendimin e
Gjykatës së Tiranës. Në këto rethana Berisha caktoi Edi Palokën si negociator i
palës së rithemelimit dhe Alibeaj caktoi si negociator të tyre Gazmen Bardhin.
Deri këtu shikojmë një dëshirë sipërfaqësore për bashkimin dhe bashkëpunimin e
dy grupimeve në PD por diçka serioze stonin. Kryetat i PD quhet Z.Berisha,
Sekretar i Përgjithshëm quhet Flamur Noka, Kryetar i Këshillit Kombetar të PD
qyhet Edi Paloka e tjer e tjer. Në Kuvendin Kombëtar që organizoi rithemelimi I
Berishës, janë shkakuar Basha si kryetar i PD-ës gjithshtu u shkarkuan edhe të
gjitha strukturat drejtuese të PD-ës. Edhe grupimi i Bashës në largim, Kuvendi
më 18 Dhjetor 2021, janë deklaruar se nuk e njohin Berishën dhe grupimin e tij
si pjesë të PD-ës. Ndërkohë Alibeajt njihet si kryetar të komanduar të PD-ës
dhe kryetar grupit parlamentar. Këtu kemi një ngërç të madh por çfardo barrier
mundet të kalohet nëse ka qëllime të mira e të sinqerta. Janë bëra disa takime
ndërmjet negociatorëve Paloka & Bardhi por asgjë të re dhe optimiste.
Demokratët në bazë e kërkojnë bashkimin e dy grupimeve sepse përçarja e PD-ës
është dëm i madh dhe e fundos si forcë politike, demokratët por jo vetëm të
cilë duan një opozitë të forte në vënd, presin me shumë dëshirë që nje ditë të
afërt të dalê “tymi i bardhë” i bashkimit deh bashkëpunimit në oxhakun e PD-ës.
Në gjykimin tim, shikoj se PD-ja është përpara njëdilheme për bashkimin,
bashkëpunimin apo në divorc përfundimtar. Që të pranojmë se ata janë afër
bashkimit apo bashkëpunimit, kjo më duket larg dhe e pa arritshme sepse PD-ja e
Berishës i ka ngritur të gjitha strukturat e saja dhe ka përjashtuar
përfundimisht përfaqësuesit e PD-ës të Alibeajt-kjo është gati-gati e pa
kalueshme si moment bashkimi. Nga ana tjetër Alibeaj dhe Bardhi deklarojnë se
nuk e njohin Berishën dhe grupimin e tij si pjesë të PD-ës. Berisha tashmë
brënda rithemelimit të tij, ka ngritur flamurin e primareve për zgjedhjet
vendore, që do të thotë se PD-ja e Alibeajt nuk ka asnjë mundësi të paraqesë
kandidatët e saj dhe me pa tjetër duhet të pranoi primaret e Berishës. Në këto
rethana që ndodhet sot PD-ja e ndarë në dy grupime kundërshtare, bashkimi është
shumë I vështirë të ndodhë, por edhe bashkepunimi ndërmjet tyre për kandidat të
përbashkët është pothuajse i pa realizuar sepse i bie që grupimi i Alibeajt të
bëjnë fushatë për përfaqësuesit e Berishës-kjo nuk ndodh. Fakti është se
Berisha gezon simpatinë dhe përprahjen e rreth 75 % të elektoratit të PD-ës,
kjo do të thotë se Berisha ka më shumë të drejtë dhe moral politik përfaqësimi
me kandidatët e tij.
Kështu,
me shumë keqardhje gjykoj se bashkimi dhe bashkëpunimi i dy grupimeve të PD-ës,
është pothuajse i pa realizueshëm, është i pa pranueshëm që Berisha i cili ka
shumicën e elektoratit të PD-ës, të pranoi disa kushte të grupimit Alibeaj të
cilët flasin kudo se PD-ja janë ata dhe primaret nuk i pranojnë, se ata kanë
mbështetjen e SHBA-ve e tjer e tjer. Para kësaj tablloje, në tavolinën e
negociatave ngelet i vetmi variant i cili është-divorci përfundimtar ndërmjet
dy grupimeve. Më 3 Nëntor pritet me shumë interes vendimi i Gjykatës së Apelit për
të dhënë verdiktin se kujt grupimi do ti ngelet sigla e vula e PD.
Zenel Çeliku
TIR-FAX News Agwncy 29 Tetor 2022