Mendime
Florim Zeqa: ADN vijimësi e filozofisë politike rugoviane!
E marte, 25.10.2022, 07:33 PM
ADN vijimësi e filozofisë politike rugoviane!
Shkruan: Florim
Zeqa
Politikanët e
ditëve të sotme, në të gjithë krahët politikë, të të gjitha llojeve dhe
ngjyrave qofshin ata, jo vetëm që nuk po munden të dalin jashtë projektit rugovian
për shtetin e Kosovës, po e kanë të vështirë të qëndrojnë në të njëjtit binarë
të pavarësisë së Kosovës siq qëndroi Ibrahim Rugova!
Liri, Pavarësi,
Demokraci…
Pas shkuarjes në
amshim të presidentit historik Ibrahim Rugova, themeltarit të shtetit të
Kosovës, mistrecët e sotëm të politikës u bënën horë para qytetarëve të vendit
dhe ndërkombëtarëve, duke i ndryshuar qëndrimet ashtu siq ndryshon moti në
Beograd dhe Bruksel, në Berlin apo Washington!
Rugova ishte dhe
do të mbetët i paarritshëm dhe i papërseritshëm në trojet etnike shqiptare për
konsistencën e qëndrimeve politike dhe qëndrueshmërinë ndaj presioneve
ndërkombëtare.
Tre fjalët e mëdha
dhe kuptimplote: Liri, Pavarësi, Demokraci, ishin dhe mbetën të pandryshuara
deri në fund të jetës së tij! Këto tre fjalë ishin kallëzuesi dhe kryefjala e
çdo fjalimi të Rugovës para ndërkombëtarëve.
LDK-ja
post-rugoviane, arenë gladiatorësh
Pas shkuarjes në
amshim të liderit historik dhe shpirtëror të shumicës së shqiptarëve të
Kosovës, familja mbeti pa kryefamiljarin, partia (LDK) pa liderin, populli
mbeti pa udhëheqësin e përgjegjëshëm dhe të ndërgjegjshëm, ndërsa shteti pa
burrshtetasin e përmasave botërore.
Pas Rugovës, të
gjithë në LDK u munduan ta zënë vendin e tij, duke u paraqitur secili më rugovist
sesa tjetri, gjersa e tkurrën LDK-në në një subjekt minor në vend!
Disa me inskenime,
sa të tjerë me improvizime u munduan ta luajnë rolin e Rugovës në LDK, por nuk
ju “dhezi”!
Pse?
Sepse nuk ka kopje
që e zëvëndëson origjinalin!
Gara e pashëmbullt
për marrjen e primatit të “Liderit” në LDK po vazhdon nga shkuarja e Rugovës në
amshim e deri në ditët e sotme.
Deri diku edhe
mund të arsyetohet gara mes bashkëpunëtorëve të Rugovës në marrjen e primatit
të liderit të partisë, por, assesi e atyre që nuk kanë gjë të përbashkët me
rugovizmin në LDK, e në veçanti gara e antirugovistëve të cilët e luftuan
Rugovën për së gjalli dhe e kundërshtuan politikën dhe vizionin e tij për
shtetin e Kosovës.
Lojë e madhe me
fjalë është berë pas shkuarjes në amshim të liderit historik, rreth
vazhdimesisë rugoviane në LDK, ku të gjithë u thirren në filozofinë e tij
politike, në vlerat e tij humane siq ishin: toleranca e durimi, afrimi e jo
perjashtimi, bashkëpunimi e jo ndarja, dialogu e jo konfrontimi, nga të cilat,
jo që nuk trashëguan asgjë nga Rugova, janë larguar aq shumë nga vizioni i tij,
saqë LDK-ja e sotme nuk i ngjanë aspak dhe më asgjë asaj vazhdimësie!
Rugovizmi nuk
mbrohet më fjalë, por më vepra
Pa dashur të
ndalem në emra të përveçëm, sot asnjëri në LDK nuk e ka të drejtën të thirret
dhe as ta permend emrin e Ibrahim Rugovës!
Pse?
Sepse Rugova nuk
ishte përjashtues, por unifikues!
Gjersa ishte
gjallë Rugova, LDK-ja ishte besa dhe shpresa e qytetarëve të Kosovës, ishte
pika orientuese e miqëve ndërkombëtarë.
Përderisa maksima
e Rugovës “në LDK ka vend për të gjithë”, është kthyer “në LDK ka vend vetëm
për servilët dhe puthadorët, por jo edhe për themeltarët dhe atdhetarët, e më
së paku për rugovistët e vërtetë”!
“Kalaja Rugoviane”
nuk mbrohet duke qëndruar nën çatinë e antirugovizmit dhe as duke iu shërbyer
grupeve të interesit brenda LDK-së, gjegjësisht atyre që ditën ulurojnë si
gramafona të prishur “Rugova, Rugova…, kurse natën koketojnë pikërishtë me
kundërshtarët e Rugovës dhe të LDK-së!
Rugova ishte dhe
mbeti ADN-ja politike e shqiptarëve të Kosovës
Nisma ime politike
ADN nuk është rastësi, është qëllim dhe mision fisnik për rikthimin e
filozofisë politike rugoviane në skenën politike, për rikthimin e shpresës dhe
besës shqiptare.
Sikurse në të
kaluarën, në kohërat më të vështira për vendin, që kam punuar pa asnjë
kompensim material, pa asnjë llojë interesi apo privilegji, ashtu edhe sot e
përgjithmonë do të punojë për interesa të popullit dhe vendit tim të shenjtë.
Ashtu siq ishte
filozofia politike rugoviane apo ADN-ja politike e shqiptarëve të Kosovës e
fundshekullit të kaluar, edhe Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) është
vijiimësi e filozofisë politike rugoviane, vazhdimësi e vlerave të mirëfillta
kombëtare dhe njerëzore e shpirtave të lirë, trashëguese e traditave dhe
zakoneve të bukura popullore dhe e vetmja alternativë e ndryshimit politik në
rrethanat aktuale në dekadën e tretë të shekullit të ri.
Pavarësisht ecjes
dhe ngritjes së ADN-së, deri në vdekje do të mbetem mbështetës i pathyeshëm i
filozofisë politike rugoviane dhe ushtar besnik i atdheut tim.
Së paku edhe për
100 vitet e ardhshme nuk do të ketë ide apo formulë tjetër më të saktë sesa ajo
e Dr. Ibrahim Rugovës për ndërtimin, ecjen dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.
Me ADN-në do të
ecim në hap më kohën!