E shtune, 12.10.2024, 10:37 PM (GMT+1)

Mendime

Nue Oroshi: Tu rritë e tu k´thy në rranjë t'vetën

E shtune, 22.10.2022, 07:15 PM


Tu rritë e tu k´thy në rranjë t'vetën

Nga Nue Oroshi

Gjatë krijimit të personalitetit të individit janë një seri faktorësh që ndikojnë që ky personalitet të krijohet qoftë në anën e bukur dhe të madhërishme qoftë në anën e keqe dhe të shëmtuar.Një nder faktorët kyç të krijimit të personalitetit përveç rrethit ku jeton e vepron ,shkollimit dhe edukatës që merrë është edhe familja.Ata që kanë pasur fatin të rritën në familje tradicionale shqiptare që në fëmijërinë e hershme i kanë mësuar format e edukatës.Dhe ato forma të edukatës nuk ishin pak.

Ishte rrëfimi i prindërve të tyre për historinë shqiptare, rrëfimi se si duhet të sillen në rrethin shoqëror,si duhet ta dojnë tokën, dheun e atdheun,si nuk duhet kthyer fjala përsonave më të vjetër,si duhet dhënë respekti personave më të vjetër se ju, si duhet që personat më të vjetër ti përshendetë i pari e jo ata të përshëndesin ty.Këto rregulla të traditës nëpër familjet shqiptare u janë transmetuar brez pas brezi,ashtu edhe siç jatë trasheguar edhe rrëfimet për origjinën e cila nuk duhet të harrohet kurrë pamvarsishtë se ka mund të lëvizin valët e jetës. Fati i keq është se të gjitha familjet shqiptare nuk i kanë respektuar rregullat e traditës shqiptare dhe në këto familje fëmijët nuk janë edukuar si duhet e sa duhet. Ata fëmijë kanë shkuar edhe sot e besa edhe shkojnë gjurmëve të familjaëve të tyre të pa edukatë qoftë në aspektin shoqëror e kombëtar . A e këni dëgjuar ndonjë rastë kur ndonjë fëmijë që rrjedh nga familjet proletare komuniste që ka kërkuarë falje për të bëmat  kriminale të baballarëve të tyre komunist? Asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë edhe pse baballarët e tyre kanë kryer krime të tmerrëshme kundër shqiptarëve atdhetarë. Sa i përket këtyre familjeve po e jap vetëm një rast konkret: Një arsimtar në Llap kishte punuar dhe vepruar kohë të gjatë. Ai gjatë mbajtjes së mësimit kishte verejtur se dy nxënës që rridhnin nga një familje pa traditë shqiptare kishin filluar të shquheshin si nxënës të mirë.Posa kthehet mësuesi në shtëpi fillon diskutimin me lokën e ti që ishte një grua e menqur dhe shumë e zgjuar.I thotë loke nga kjo familje i kam në klasë dy nxënës të zgjuar.Lokja i përgjigjet.Të kemi dërguar në shkollë me mësuar diçka të mirë e nuk paske mësuar asgjë.Pse loke i përgjigjet mësuesi.Ata dy djemtë që po mi paraqet si nxënës të mirë kur të rritën do të kthehën në rrënjët e tyre.Posa kaluan disa vite ata dy nxënës u rritën dhe duke u rritur filluan problemet e tyre.Ata kur u burrëruan kaluan plotësisht në rrënjet e tyre familjare dhe i tërë fshati vuante nga mbrapshtitë e tyre qoftë në aspektin e sjelljes në shoqeri ,qoftë në aspektin kombëtarë.

Lokja e mësuesit kishte vdekur por mësuesit i kishin mbetur në mendje fjalët e saj për dy nxënësit që ai mendonte se do të bëheshin të mirë e të zgjuar kur të rritën.Ky fenomen i familjeve të degjeneruara po e përcjellë sot e kësaj dite shoqërinë tonë.Ata të cilët janë rritur pa traditë shqiptare i sheh dhe i vren kudo.I sheh në sjellje, i sheh gjatë takimeve kur të ulesh dhe të bisedosh me ata.Të tillët kur të marrin ndonjë pozicion publikë qoftë në politikë,në administratë apo ndonjë funksion tjetër janë të parët të cilët e qojnë kryet përpjetë, janë të parët që e keqpërdorin funksionin që e marrin.Sjelljet e tyre janë për ti vajtuar me shami në dorë siç thotë një fjalë nga tradita jonë shqiptare.

Me ka rastisë shpesh të takohem me politikanë të ndryshem shqiptarë që kanë pasur apo kanë ndonjë pozicion në Institucionet tona qoftë në Shqiperi apo në Kosovë.Që në takimin e parë mund ti verejsh se çfarë tradite familjare ka ky politikan, apo ajo politikane.Ata në fjalën e parë e tregojnë kulturën e tyre.Mënjeherë i vërenë ata që janë rritur nëper familje me tradita shqiptare nga ata që iu ka munguar kjo edukatë që në fëmijërinë e hershme.Të parët që janë rritur me tradita shqiptare ata janë të buzëqeshur, flasin por edhe dinë të ndëgjojnë me kujdesin më të madh.Asnjëherë nuk paraqitën si shumë të ditur edhe atëherë kur janë shumë të zgjuar dhe të përgaditur në mënyrë profesionale për profesionin që e kryejnë.Kurse të dytët që janë rritur në familjet pa traditë shqiptare të flasin gjithë kohën të shesin mend edhe aty ku si kanë asnjë fije, apo flasin për gjërat që edhe vet nuk i dijnë.

Nuk e respektojnë bashkëbiseduesin dhe nuk i lanë mundësi shprehje dhe fjale ashtu siç është në traditën e odës shqiptare apo në traditën e bashkëbisedimit modern evropian.Te tillët i sheh kudo.Mjafton vetëm ti përcjellësh në kanalet tona televizive debatet e palo analistëve dhe vërtetë të vjen të vjellësh apo të shkaktojnë ndonjë hemoragji në tru nga gjithë ajo zhurmë e pakuptimtë e ndërhyrjes ndaj njëri-tjetrit.Në këto debate nuk e merr vesh qeni të zonë se çka ndodhë.E krejt kjo bëhet nga palo analistët që nuk kanë traditë shqiptare dhe janë rritur rrugëve dhe sakaqevë të ndonjë qyteti të Kosovës apo Shqipërisë pa i dëgjuar asnjëherë rrëfimet e pleqeve plisëbardhë për kombin shqiptarë,për traditën, historinë e mirësjelljen.

Mëgjithatë ata ose ato e kanë krijuar personalitetin e tyre pa i dëgjuar rrëfimet e nënave tona shqiptare për mirësjelljen,dashurinë për familjen, dashurinë për shokun, shoqën dhe mikun.E gjithë kjo i ngjanë atij listi i cili kur e ka kujdesin e të zotit të malit shkon drejt dhe posa të rritet është i përdorshem për çdo gjë, që i hynë në punë shoqërisë dhe njerëzimit në përgjithësi.Ndërsa ata që janë rritur pa edukatë dhe tradita shqiptare i ngjajnë atyre lisave të shtrembur që nuk hyjnë në punë për asgjë vetëm për tu djegur.Kështu që është mirë që politika jonë shqiptare të zgjedh sa më shumë personalitete që janë rritur nëpër familjet tradicionale shqiptare.Ata të cilët se bashku me këtë traditë janë pasuruar edhe me dije nëpër studimet që kanë kryer me mund dhe djerës dhe janë të zotët që të kryejnë punët e tyre në aspektin profesional.Te tillët i kanë hije edhe vendit edhe kuvendit.Politika shqiptare në të gjitha trojet etnike shqiptare është duke vuajtur për faktin se pak ose aspak nuk i kemi në krye te institucioneve personalitetet që janë edukuar në traditën shqiptare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora