Mendime
Florim Zeqa: “ETIA”, etje për getoizim të mëtutjeshëm të Kosovës!
E diele, 16.10.2022, 07:17 PM
“ETIA”, etje për getoizim të mëtutjeshëm të Kosovës!
Shkruan:
Florim Zeqa
Paradoksalisht
kushtet që BE-ja i ka vënë Kosovës për liberalizim të vizave nuk i ka vënë
asnjë shteti për anëtarësim në këtë organizatë! Kusht pas kushti, premtim pas
premtimi BE-ja e sotme apo Evropa plakë e së kaluarës e gjymtojë dhe e tkurri
me territor Republikën e Kosovës nën premtimin për liberalizim të vizave dhe
përseri vizat nuk u hoqën për qytetarët e Kosovës!
Mosliberalizimi
i vizave pasojë e servilitetit të klasës politike
Sa
herë që flitet në Parlamentin Europian për liberalizimin e vizave, aq më tepër
shtohet presioni ndaj Kosoves në dialogun e Brukselit.
Përderisa
zyrtarët e Brukselit e shtojnë presionin ndaj qeveritarëve tonë për sundim të
ligjit dhe efikasitet të sistemit të drejtësisë për luftim të korrupsionit dhe
krimit të organizuar, të njëjtit e përligjin mosfunksionimin e ligjit nga
serbët në veri të vendit.
Edhe
përkundër plotësimit të çdo kushti të vënë nga BE-ja, Kosova mbeti e vetme e
getoizuar në zemër të Ballkanit Perëndimor, si peng i dialogut të pabarabartë
me shtetin serb dhe servilitetit të lidershipit aktual ndaj shteteve të BE-së
dhe shtetit serb në veçanti!
Loja
e dyfisht e lidershipit tonë me dhënjen e milionave për serbët në veri dhe
sjellja e dyfishtë e BE-së ndaj Kosovës, respektivisht në raport me kushtet e
vëna ndaj Kosovës, por jo edhe ndaj Serbisë, e dëshmon mbështetjen ndaj kësaj
të fundit.
Shëmbull
ta marrim, barazinë ligjore apo respektimin e ligjshmërisë edhe në pjesën
veriore të vendit tonë, është pikërisht BE-ja që e përligj moszbatimin e
marrëveshjeve për pagesën e energjisë elektrike në atë pjesë, duke mos ua vën
asnjë kusht serbëve të veriut për zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë,
gjegjësisht kompanisë “Elektrosever” në inkasimin e borgjeve të serbëve të
veriut ndaj KEDS-it.
“ETIA”, etje për getoizim të mëtutjeshëm të
shqiptarëve të Kosovës
Në
ndërkohë, kur nuk po ndodhë respketimi i marrëveshjes për energjinë elektrike
nga ana e Serbisë, Kosovës i janë paraqitur kohë pas kohë kushte të reja për
mos heqjen e vizave, siq ndodhi së fundmi me kushtin e Francës për
funksionalizimin e sistemit të ETIA!
“ETIA”
(Evaluation Technologique, Ingénierie et Applications) është një grup
inxhinierik francez i specializuar në ekoteknologji: inovacion, pajisje dhe
procese për trajtim të vazhdueshëm termik.
Shihet
qartë se kushti i ri francez “ETIA” nuk është asgjë tjetër veqse një etje e re
serbo-franceze për pengimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe jo vetëm!
Mirëpo
në fakt, edhe pse nuk thuhet publikisht, shkaku apo arsyeja e vërtetë e
mosliberalizimit nuk janë kushtet e paplotësuara, por mosplotësimi i kushteve
të vëna nga Serbia në dialogun e Brukselit, e që në radhë të parë është pranimi
nga Kosova i Asociacionit të Komunave Serbe (ASK) me kompetenca ekzekutive.
Këtu
qëndron shkaku dhe arsyeja pse Kosovës nuk i hiqen vizat dhe i pamundësohet
anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. E kështu pra, shkak për mbi të gjitha
shkaqet është dialogu me shtetin serb, përkatësisht krijimi i “Zajednicës” apo
“zajebnicës” së shtetit të Kosovës nga Serbia!
Fshehja
e papranueshme e së vërtetës për vizat
Mbajtja
peng e liberalizimit të vizave për shtetasit kosovar dhe kushtëzimet e
njëpasnjëshme nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, BE-së në veçanti, janë të
ndërlidhura drejtëpërdrejt me dialogun Kosovë-Serbi dhe të ndikuara
skajshmërisht nga kjo e fundit! Mirëpo këtë të vërtetë nuk e kanë thënë as
liderët paraprak shtetërorë dhe nuk po e thonë as këta aktual!
Arsyeja
pse liderët aktualë shtetëror nuk e thonë të vërtetën e hidhur për
mosliberalizimin e vizave, duhet trajtuar si mungesë guximi dhe shantazhi
politik, ashtu siq duhet trajtuar dështimin e liderëve paraprak shtetëror që e
pranuan Decentralizimin në këmbim të dhënjes së territorit Malit të Zi!
Kushti
i ri shtesë, prolongim i getoizimit të shqiptarëve të Kosovës
Udhërrëfyesi
i ri shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën, nga Parlamenti Evropian,
ishte vetëm një prolongim shtesë për mosdhënjen e vizave për qytetarët e
Kosovës dhe ishte një ndihmesë shtesë ndaj Serbisë dhe një grusht i rëndë ndaj
shtetit të Kosovës.
Pas
këtij prolongimi dhe kushteve të reja shtesë për të ashtuquajturë “ETIA”,
politkanët kosovar duhet t’i lënë anash dallimet partiake dhe pikëpamjet
ideologjike në kundërshtim të këtij kushti të paarsyeshëm qëllimkeq ndaj
shtetit të Kosovës.
Ky
është momenti më sprovues për unitetin veprues dhe kundërshtues nga i gjithë
spektri politik i Kosovës pa dallim pozitë dhe opozitë, për të dalur me kërkesa
për liberalizim të mënjehershëm të vizave për qytetarët, në të kundërtën, duhet
t’u përgjigjemi me bojkot përfaqësive diplomatike në vendin tonë.
Nëse
nuk mund të bëjmë asgjë tjetër, të paktën, të mos bëhemi puthador i atyre që
haptas po e mbështesin Serbinë në aspiratat e saj hegjemoniste dhe po na mbajnë
të ngujuar si zogjët në kafaz! Duam liri të plotë, jo të pjesshme dhe as
selektive!