Mendime
Nue Oroshi: Fol mixhë a është bari a pasul se e preva?
E enjte, 13.10.2022, 07:11 PM
Nue Oroshi - Foto ne Vendlindje ne Caparc te Prizrenit
Fol mixhë a është bari a pasul se e preva?
Shënuar nga këndvështrimi i joprofesionalitetit nëpër institucionet tona politike, në administratë dhe nëpër universitete në Kosovë
Nga
Nue Oroshi
Para
se të filloj ta bëj një analizë të shkurtër të niveleve jo profesionale në
Kosovë të cilët kanë kapluar politikën, administratën, universitetët dhe çdo
institucion tjetër në Kosovë dua të tregoj një ngjarje të vërtetë e ndodhur në
fillim të viteve të nëntëdhjeta në një fshat të Komunës së Prizrenit.Një
familjë relativisht e pasur dhe që kishte tokë bukur shumë në fshat por që
djemtë e kësaj familje kishin filluar të mirrën me biznese të tjera ku paksa e
kishin lënë anash punimin e tokës.Plaku i familjes që kishte qenë shumë punëtor
në rininë e ti nuk e pranonte asesesi faktin për ta lanë tokën të papunuar apo
siç quhej në fjalorin e fshatit me lanë tokën batall. Ai më ndihmën e punëtorve
e mbolli misrin por shpejt misri u bë për ta punuar.Në mungesë të punëtorve nga
familja ai shkoj në Prizren dhe i mori pesëmbëdhjetë djem të rinj qytetar, kryesisht
ata që flisnin nga dy- tri gjuhë në shtepitë e tyre, për të prashitur arat. Por këtu lindi një
problem që plaku i fshatit nuk e kishte menduar fare. Ai duhej të ju shkonte
mbrapa punëtorve se ata nuk dishin të bëjnë dallimin në mes të barit dhe
pasulit.Dhe sa herë që puntorët nga Prizreni e shihnin bimën e pasulit ata i
brohorisin plakut: "Fol mixhë a është bari a pasul se e preva " E
plaku i gjorë u lodhë nga kjo pyetje u ul në skaj të arës filloj ta kruen kryet
dhe tha vet me vete: "Ah medet për mixhën, Çfarë kohe na ka ardhë".Puntorët në arë
nuk dinë të bëjnë dallimin në mes të barit dhe pasulit, e si do të del puna e tyre.E lidha këtë
ngjarje të vërtetë me faktin se nëpër institucionët e Kosovës, qoftë në
administratë, qoftë ne institucionet kulturore, shkencore e politike dhe nëpër universitetet
tona, kemi mjaftë zyrtarë e profesor, që nuk e njohin fare punën që e punojnë dhe
nuk dinë fare të bëjnë projekte në lëminë e profesionit që kryejnë.Ka edhe
shumë prej tyre që punojnë nëpër Qendrat për Trashegimi Kulturore dhe Institute
shkencore, pa e njohur fare Historinë
Shqiptare, me një fjalë ata apo ato i
prejnë me vendime antikombëtare heronjët tanë të cilët na i njeh bota, sikurse i prenin ata puntorët pasulin dhe e
linin barin.Ky fenomen i mosprofesionalitetit nëpër institucionet tona qoftë në
ato komunale qoftë në ato shtetëtrore, duhët të ndalën njëherë e përgjithmonë.Këto
mund të ndalën kur partitë tona shqiptare në Kosovë mos të ndikojnë në
përzgjedhjën e kandidatëve, që janë
militantë partiak por të fokusohen në përsonat që vërtetë kanë aftësi
profesionale dhe do ta kryejnë punë në mënyrë profesionale pa u ndikuar fare
nga urdhërat partiake.Këtu nuk dua ti përzi të gjithë ata zyrtarë dhe zyrtare
në Kosovë nëpër institucione komunale dhe qëndrore që e kryejnë punën më
profesionalizëm dhe me vullnet të madh, si dhe ato kuadra të mira nëpër
universitetët tona që më shumë mundë, djersë e angazhim i kanë mbërri titujt
shkencorë dhe që e kryejnë me plotë sukses punën ku punojnë.E tash që kanë
kaluar afër tri dekada, plaku që ishte punëtor i madh moti ka ndërruar jetë dhe
eshtrat e ti pushojnë në varrezat e fshatit kurse ata punëtort që nuk dinin ta
dallonin barin nga pasuli, nuk punojnë
nëpër fshatrat e Komunës së Prizrenit.Ata kanë marrë diploma pa meritë nëpër
universitetët private e shtetërore në Kosovë, e ndonjëri prej tyre edhe në Turqi.Madje aq
mirë janë përgatitur në Turqi për rikthimin e neotomanizmit, por që kanë mbetur të njëjtit ku janë e ku
punojnë që krijojnë lëmshe.Këto lëmshe i ngjajnë asaj thënies se vjetër
popullore shqiptare: "Se bjen një budallë e qet një guri në ujë e treqind
të menqur s´mundën më e nxjerr".Pasiqë kanë kaluar rreth tridhjetë vite
nuk më kujtohet se në atë arë a kishte pasur të mbjellur edhe kunguj.Por një me
kujtohet së në fillim të viteve të nëntëdhjeta unë se bashku më një grup të
rinjësh dhe të rejash, atdhetarë nga
Prizreni dhe rrethina e patëm themeluar një reviste kulturore dhe informative
për të rinjët e cila për kohë të shkurtër u bë një tribunë kombëtare jo vetëm
në Prizren por në mbarë Kosovën, dhe
ndiçeshim nga policia serbe këmba-këmbës, ku e patën bastisur edhe një
shtypshkronjë në Prizren dhe është dashur ta marrim dhe ti shtypim numrat
vijues në Prishtinë edhe dizajneri i parë i Prizrenit z.Tahir Hoxha nuk jeton
më, vdiq në moshë shumë të re, por që
edhe përkundër rrezikshmërisë ai e kryente më përkushtim dizajnin e asaj
reviste.Ajo revistë e kishte emrin "Qëllimi".Më kujtohet kur për
shkak të turbulencave politike një mik e kishte shkruar një poezi për notin e
kungullit mbi ujë.Ishte bërë një polemikë e madhe për këtë poezi ku me kujtohën
vetëm rreshtat e fundit: "Kungulli është kungull kudo në botë, kungulli
është kungull e jo patriot".