Mendime
Kimete Berisha: Magnet për mjerimin!
E diele, 09.10.2022, 07:47 PM
Magnet për mjerimin!
Nga
Kimete Berisha
Albin
Kurti si ato plakat që i ruanin dardhat në tavan, dimrit i nxjerrnin nga dy a
tri dardha - si thesar i çmuar, dhe i
ndanin në pjesë për t'i ngrenë pas darke (si ilaç deke):
-
Merre, po a je e sigurt që e han 1 dardhë komplet!
Çfarë
ekonomike? Çfarë punësimi?
Çfarë
e mire paska ndodhur këtu që ne nuk po e shohim?
Ne
qenkemi pasuruar e nuk e paskemi hetuar?
Qysh
në krizën më të madhe ekonomike paska lulëzuar ekonomia!
Asgjë
nuk është rritur përveç çmimet, paknaqësia, nervoza, mania, psikoza,
dëshpërimi, pasiguria, mendimet e errëta, frika, ekzodi, dhuna në familje dhe
fukarallëku.
Nëse
vërtet i duket se ekonomia është rritur, kryeministrit po i përfytyrohet një
realitet që ekziston vetëm në mendjen e tij.
S'është
mirë.
Mos
po e sheh si te 'Beautiful mind' edhe një vajzë të vogël 'që nuk rritet' anipse
vitet kalojnë.
Mos
edhe ti si John Nash 'punon për CIA-n'!
Nëse
ma sheh një vath që më ka humbur...mos u bë kinse nuk po e sheh.
E
nëse po mashtron me vetëdije, s'ka dert - mashtro.
Por
ama, kush i ka thënë këtij se ka aftësi të krijojë realitete teorike. Nuk ka
realitet teorik.
Realiteti
ndjehet, përjetohet, jetohet, realiteti nuk mund të krijohet me definicone
fantaste.
Mos
na trego ti neve sa kushton një gajbe vezë.
Pra,
ne edhe pse s'kemi pare, dhe e dimë qind për qind që s'kemi pare - kur na thotë Albin Kurti që 'kemi
pare', duhet të besojmë - se teorikisht 'kemi pare'!
A
është e mundur që të uriturit t'i thuash je i ngopur teorikisht.
Ku
merr vesh ky ekonomi, pa qenë as i zoti i shtëpisë së tij!
Marksi
e mësonte botën për ekonomi, e vet vdiq i varfër, gruaja e tij u detyrua t'ia
lë peng pantollonat për të blerë bukë.
Realiteti
është i tmerrshëm: bizneset po shuhen, çmimet janë rritur, rrogat s'janë
rritur, shqiptarët po ikin, serbëve ua paguani rrymën, shqiptarëve u bëni
zullum, në sektorin privat punëtorët trajtohen si skllevër, s'ka sigurim
shëndetësor, s'ka siguri në punë...
dhe
shpenzohen pare në salltanete dhe projekte fantome.
Kryeministri
Kurti është magnet për skamjen klasike, për frikën, për pasigurinë...
e
asocon atë kohën kur plakat i shfrytëzonin gjinjtë si kuleta dhe nga to i
nxirrnin paret në ditë 'të zeza', ama pasi plaste vaji gjithandej.
P.S. Ama, në çastin kur edhe
Abelard Tahirit i ka ardhur dita të tallet me ty - dije mirë sa sahati.
facebook.com/kimete.berisha