Mendime
Vladimir Shyti: Jetë të çmendur
E diele, 09.10.2022, 06:41 PM
Tregim (Koment)
J
e t ë t ë ç m e n d u r
Nga
Vladimir Shyti, Durrës
Tmerri
filloi në orën pesë së pasdites të një të diele të fillimit të shtatorit me një
burrë me pantallona treçerekshe, që bërtiste deri në kupë të qiellit rrëzë një
parku, ku bënte shenja me duar si i ndërkryer kalimtarëve, të cilët i
largoheshin të tmerruar.U njoftua dhe komisariati rrajonal i qytetit, që pas
disa minutave makina e policis u dallua të hynte në atë rrugë provinciale.Dy
policë zbritën nga automjeti dhe burri i lemerisur u mblodh kruspull duke thënë
diçka tashmë me zë të ulët.Polici moshuar e klasifikoi për momentin si një
"të luajtur nga mendja"Pastaj, kur e pa të këputur dhe të etur i dha
pak ujë me shishen që mbante tek dera makinës, duke mos pyetur për vështrimin e
pështirosur të kolegut.
Në
atë pikë fjalët e burrit me pantallona treçerekshe u bënë të kuptueshme.
-Kam
humbur gruan dhe djalin tim, -tha, -e u shkreh në vaj.
-Eja,
do e kërkojmë sëbashku!-foli polici i ri në moshë dhe e ndihmoj të hipte në
makinë duke u folur kureshtarëve që të largoheshin.
-Quhem
Ardit Beqari, -u përgjigjë burri mjeruar, pas pyetjes që i bëri polici
moshuar.-Në mëngjes shkuam për piknik në dushkajë rrëzë malit.Hëngrëm drekë
shpejt dhe mua më kishte zënë gjumi në freskun e flladit.Kur u zgjova ime shoqe
dhe im bir nuk ishin më aty.Për tri orë kërkova duke lëvizur në formë rrethi pa
rezultat, deri sa përfundova këtu në park me shpresën e madhe, por më kot.Mora
në celular gruan, por më përgjigjej vetëm sekretaria deri sa më ra fare
bateria.
-Fëmijën
me këtë grua e ke?-pyeti me duart në timon polici ri.
-Jo,
nëna djalit më ka vdekur...--u përgjigjë tjetri i habitur nga pyetja që iu bë.
Polici
i moshuar e vështroi zotin Ardit me pak mosbesim.Kur punonte në skuadrën e
ndërhyrjes së shpejtë kishte pasur një koleksion të tërë grash që zhdukeshin
duke marë fëmjët me vete, edhe asnjera prej tyre nuk e kishte braktisur burrin
në mes të një livadhi.Jo të gjallë të paktën.
Policët
e çuan zotin Behari në pikën nga ku ishte nisur.Aty nuk kishte
asnjeri.Pushuesit ishin larguar dhe vetura e tij"Rrëno" ngjyrë gri
ishte e vetmuar pranë një mbulese tavoline me mbeturina ushqimi dhe një kukull
Ben 10, një hero i ri që shndrrohet në disa përbindësha jashtëtoksor.Kuklla Ben
në atë pikë do të ishte bërë një lloj mize gjigante dhe do të fluturonte sipër
qytezës L. në kërkim të të humburve, por policët nuk mund të bënin gjë tjetër
veç të njoftonin sallën operative dhe të jepnin alarmin, ku filloj një nga
operacionet e shpëtimit më spektakolare, që ai vend kishte parë kohët e fundit.
Mbas
disa ditësh, kur zoti Ardit i rënë në dëshpërim të thellë duke humbur shpresën
për gjetjen e familjes së tij, erdhi më në fund një lajm nga komisariati, ku
njoftohej se djali tij ishte gjetur dhe gëzonte shëndet të plotë.Me zemër të
mbushur dhe lotë gëzimi në sy vrapoi si i çmendur në rrugën që të çonte në
ndërtesën e policisë të shtetit.Aty, oficeri rojes i dha një andresë se ku të
shkonte dhe vëtik ktheu veturën e u nis nga lagja e lumit.Ishte mesnatë kur
arriti para një ndërtese që në dukje të linte përshtypjen si e braktisur.Ajo
ndërtesë kishte shërbyer vite më parë si ambulance lagjeje.Kishte pamjen e një
paralelepipedi të shëmtuar gri prej çimentoje, nga pas dukej një kube për
fëmijë që kishte përfunduar në një furrë, me flluska dhe xhunga të shpërndara
në një mënyrë që dukej si e rastit sipër fasadave.Shumë makina policie me drita
të ndezura ishin në oborrin plot pemë e me shumë shkurre të ndërtesës.Zoti
Ardit doli nga makina e tij e vrapoi nga një fugon policie me drita të ndezura
edhe në kabinë, ku shquheshin disa siuleta njerzish.Një polic me trup të gjatë
i foli pas krahëve, që të ndalonte, por ai në të ecur i shpjegoi ardhjen.Tjetri
i zuri rrugën dhe e ftoi të shkonte pas tij, duke i thënë;se djali ndodhej i
sigurtë në duart e tyre.Zoti Beqari u bind dhe i shkoi nga pas, kur ai tha se e
kërkonte shefi madh.Shumë punonjës policie dolën nga ndërtesa me tre, katër
persona civil nën pranga, që dukeshin si mumje të ringjallura e gjenin streh në
ndërtesa publike të braktisura.
-Trafikantë
fëmijësh, -shpjegoi polici gjatosh, kur pa habinë e tjetrit.
-Të
poshtrit, në litar kriminela të ndyrë!-thirri me zë të lartë zoti Ardit, kur i
kaluan pranë.
-Shkojmë
brenda!-e urdhëroi me qetësi gjatoshi.
Hynë
në një sallë të madhe me suva të rrëzuar pjesërisht, një vend i çuditshëm dhe i
rrezikshëm.Zoti Ardit kishte një magjepsje të gjithë të veten.Rëzë derës ishte
një koridor në formë tubi vetëm me një dritare.E zeza e natës shtypte kundër
xhamave.Në fundin e sallës ndodhej një dhomë me një tryezë metalike e mbushur
me vegla operative mjeksore dhe rreth saj qëndronin dy karrike të gozhduar në
dysheme, një shtrat të vogël dhe një erëpritës, ku ndriçohej nga një projektor
i fuqishëm dhe, më tutje një deriçkë druri që të çonte në furrën e kubesë.Në
atë moment ekspertët ligjorë eksploronin çdo gjë deri në detaje midis ajrit të
lagësht.Shefi policisë u shkëput nga ata dhe erdhi drejt zotit Behari.
-Dërgoje
djalin në shtëpi!-tha rrëmbimthi.-Kemi shumë punë, në mëngjes flasim.
-C'po
ndodh!?-foli i përhumbur zoti Ardit.
-Trafik
organesh, kemi humbur shumë fëmijë, eja, -dhe gjatoshi priu para nga dalja.
Djaloshi
gjashtë vjeçar e priste babanë në oborrin e pistë, i cili e ngriti të birin
hopa dhe midis lotëve e pushtoj në krahët e tij të raskapitur.
Polici
gjatosh, mori një njoftim nga radio dhe, më pas i foli shefit;-U arrestua dhe
Gjelina Behari.
Zoti
Behari shtangu:-Gruaja ime...!?
Gjatoshi
pohoi duke tundur kryet dhe përkëdheli djalin, pastaj u tha që të shkonin në
shtëpi.
Të
dy atë e birë të dërrmuar shpirtërisht zvarritën këmbët drejt veturës.Zoti
Ardit e kishte përjashtuar këtë mundësi si të pabesueshme, ç'mund të ishte kjo
strategji jetese tepër e çmendur!?
Koment
Natyra
qysh kur ekziston, ka nxjerrë në jetë qenie të çuditshme dhe të ndryshme, si
mirësinë dhe ligësinë:disa janë të gatshëm të shohin përmes syve e zemrës së
pastër, ku në fytyrë u shndrit buzëqeshja e magjishme.Dhe të tjerë që janë të
gatuar të shohin përmes syve të mbyllur përgjysëm me një fytyrë aq të hidhur,
sa nuk u duket ngjyra e dhëmbëve-për tu dalë nga goja një buzëqeshje, duke
mbartur një shpirt të zi.Mikrobëve që krijon natyra u është gjetur medikamenti
shërues, ndërsa ligësisë që pjellë krimin nuk i është gjetur ende ilaçi
shërues.
Në
përgjithësi, siç tregohet edhe në tregimin e shkurtuar më sipër, më tepër sesa
ajo çka kemi dhe sesa ajo që paraqet njeriu, vlen ajo çka jemi, pra ajo që kemi
në vetvete, individualitetin që na shoqëron kudo, duke ngjyrosur kështu çdo
ndjenjë e veprim.Të dëmtosh një jetë të pafajshme dhe të riparosh një tjetër
jetë kundrejt parasë, s, ke bërë gjë tjetër veç një akti kriminal.Aq më keq një
grua, ndërkohë edhe nënë që fsheh në gjirin e vet tërë ligësitë e botës.E
zgjedhur për atë detyrë kaq të pazakontë, të pahijshme dhe me motive kriminale
dërgon haptazi në kasaphanë një qenie njerzore ende të pa rritur.Ky akt
çnjerzor tmerroi tërë qytezën, ku solli çrregullime, emocionet e dhunshme të
një frike dhe pasigurie tek banorët e më gjërë.
Trafikimi
i organëve njerzore është e përhapur në të gjithë botën, ku edhe luftohet me
ashpërsi.Ky akt makabër fatkeqësisht u importua edhe në vendin tonë, duke u
shfaqur në mënyra të ndryshme.Importet e kësaj natyre janë të kushtueshme, të
nënështrojnë, rrisin rreziqet, janë shkaqe të krimenalizimit dhe në fund janë
një zvëndësues i virtytëve tona shqiptare.Ne mund të marim diçka të dobishme
nga ata:mundësitë e mardhënieve njerzore të shtrënguar në kufij shumë të
ngushtë.Ne kemi fjalën e burrit, besën e shqiptarit, zakonet tona dhe
ndershmërinë që na karakterizon, që na udhëhoqën deri në ditët e sotme, por që
po tregojmë një zhgënjim para botës.Për ne shqiptarët është një rast tepër i
veçantë, ku takohen bashkë elemente çnjerëzore dhe humbasin ndjeshmërinë tejet
të mprehtë ndaj dhembjes.Kjo vjen si pasojë edhe e varfërisë, por tek disa
mbizotëron aktiviteti nervor, ku kanë humbur gjallërimin e percepitimit
njerzor, duke i dhënë ndjesive një forcë fluturimi midis reve të zeza që
lëshojnë rrufe të pa mëshirshme dhe,
ngrohen në zjarrin që ato dërgojnë midis njerzëve e më pas digjen midis flakëve që i krijuan vet.