Mendime
Kalosh Çeliku: Pazari i Grave
E marte, 27.09.2022, 07:33 PM
PAZARI GRAVE
NGA
KALOSH ?ELIKU
Mëngjes. E
ngarkova veten në shpinë përmes sokaqeve me gurë deri te Rrapi. Në një degë të
tij sot kisha vendosur t`i varë armët. Nën hijen e tij do ta lidhja Gjokun.
Armët do t’i varja në një degë. Dy qetë në zgjedhë, dhe një kalë përpara
pllugut do ta lëroja arën ugare. E dija se më pret një luftë me djersë mes
këtij bërlloku, që dita - ditës ma zë frymën. Vetëm, nuk e di pse ende nuk
vinte Mikja Di të më jap gji nga ato dy shtama. Me siguri do të ma kthente
fuqinë për luftë si Mujit e Halilit Tri Zanat e Malit, që shtatë ditë e shtatë
netë të mos i zbres Gjokut nga shpina. Shpatën ta ngrej lartë në dorë për liri,
rrotulloj në ajër për fushëbetejë. Shtatë ditë e shtatë netë të pi verë me
shtama. Shtatë ditë e shtatë netë t`i shterë herdhet në këtë Shtëpi Publike.
Shtatë ditë e shtatë netë ta vazhdoj luftën me penë nën Rrap…
Deven, kur e kanë pyetur
kur e ke pasur më së vështiri
në jetë?
Është përgjigjur:
kur më ka pri gomari.
E mua po të më pyesni
në këtë Shtëpi Publike
do t`ju përgjigjem:
kur më pri Trusakati.
Dhe, Maxhupi me dajre
t’i dalim zot Atdheut
me çifteli e poezi patetike…
Hi-hi-hiii... E
kanë lidhur për Rrapi... Miken Di ia kanë përzënë në Lindje... Ferexhen ia kanë
hudhur mbi kokë mbi varrin e Baba Shehut, në Baba Tomor... Natë e ditë kanë
lenur lesh Arapi… E kanë vendosur, nën Rrap ta mbysin me verë...
- Heu, Dashnor
Delia, pse fol kështu me vetëveten?!
- Hi-hii-hiii...
Më mirë të flas me vetëveten, sesa me Rrospitë Meshkuj. E kam frikë Nusen me
pashterkë të kuqe… Frikë... Frikë... Frikë... Nuk e di ti, sa është ajo e
rrezikshme në shtrat… Gjithë natën e gjatë kur të dhunon mes librave, dhe mbi
çati... Majë lisave…
- Dashnor Delia,
ngreja këmbët në hava!...
- Hi - hi - hiii.
E kam bërë moti planin e luftës. Vetëm, frikë kam, se: ajo e para do t`mi
ngrejë mua bythët në ndonjë livadh me lule, rrëzë ?uke...
- Dashnor Delia,
nuk e besoj, ti di t`a përdorish Penën... Trurin… Armën me Dy tyta...
- Hi-hi-hiii... E
di. Vetëm, atë shtrigë nuk e zë plumbi.
- O Dashnor Delia,
në mos e zëntë plumbi, do ta zë gjylja e topit.
- Hi-hi-hiii... E
ke lehtë ti të flasësh ashtu, pasi ende nuk të ka shti në dorë... E kur të të
shti në dorë, atëherë flasim si burrat pranë Oxhakut... Po, t`i lëmë këto
marrëzira “artistike”, a do të ma qesish një kafe nën Rrap?
- Jo, Dashnor Delia pa ia ngritur këmbët Nuses me
pashterkë të kuqe në hava...
- E kam ditur
moti. Mirë ta bënë Trusakati... Maxhupi me dajre… Nusja me pashterkë të kuqe,
që pasmesnate dorë më dorë të hudhin mbi çatia… Majë lisave… Edhe, atë: në
Tridhjetëvjetorin e Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar, në Shkup. Vit, kur
këlyshi me zgjebe me shokë neokomunistë, si anëtarë partiak komisioni për
botime në Ministirnë e Kulturës, e la LSHSH -rë në Shkup, me zëvendës të
Ministrisë Kulturës “shqiptar” (“Besa”), Sekretar shtetëror të BDI -së, anëtar
komisioni për botime të LSDM -ës dhe BDI -së me
“vëllezërit” e shtetit të “përbashkët”, në pushtet pa sanjë projekt
vjetor, si: “Lidhje e Shkrimtarëve Shqiptar Paralele”?!
- Dashnor Delia,
ia qëllove me një plumb mu në ballë... Tashti e meriton një kafe... Porosite,
he burrë nën Rrap!... Hije...
- Jo, nuk dua kafe
nga ti, zoti shkrimtar.
- Dashnor Delia,
pije një kafe!
- Jo, kafe ti pi
me armiqtë, që gjithë ditën e gjithë natën bëjnë plane si të të vrasin, të të
bëjnë atentat... Helmojnë… E di se, për ju e kam shkruar edhe një poezi...
- Jo, Dashnor
Delia. Gjithëçka kam ditur për ty, o trim mbi trima, por jo edhe se shkruan
poezi erotike në “Bit-Pazar”!
- Eh, zoti
shkrimtar, këtu është gabimi historik... Hataja... Ti mendon, se: vetëm, ti di
t`i shkruash Mikes poezi... E, nuk e çanë kokën për poezitë e mia rebele të
dashurisë, që i shkruaj pasmesnate rrugëve të “Bit-Pazarit”, në Shkup...
- Vërtetë, ke të
drejtë Dashnor Delia. Po, lexoma njërën!... Edhe ashtu, moti nuk kam lexuar
ndonjë vlerë të arrirë artistike...
- Vetëm, me një
kusht. Që, të mos i tregosh askujt, njeriu të gjallë, se: po mori vesh Nusja me
pashterkë të kuqe, do të më shkep dajak gjithë natën mbi çati...
- Jo, or Dashnor
Delia. Jo. Lexoje poezinë!
- Atëherë, hapi
mirë veshët edhe sytë... Poezia është antologjike. Ndodhë, KritikZiu ta
përfshijë në antologjinë e ardhshme të Pazarit Grave:
Gjithë ditën - natën
bëjnë plane për atentat:
me porosi të Kurv?s Parti.
E shajnë e vrasin
nëpër çajtore e redaksi:
herë si patriot, herë si tradhëtar.
Të nesërmen, nën Rrap
me të hanë e pin?.
Vallë, athua hoqën dorë
apo nuk kanë armë...
- Hi-hi-hiii... A,
të pëlqeu vjersha?
- Nuk e di,
Dashnor Delia... Nuk e di... Vendin në letërsi do t`ia caktojë KritikZiu. Ndodh? me k?t? poezi patriotike t? hysh edhe
n? projektin e Qeveris?: “Makedonska knizhevnost” (Letërsia maqedonase), në Maqedoninë e
Veriut.
- E kam ditur se,
nuk merr vesh nga vjershat. E, sa i përket KritikZiut, ai duhet t’i ketë
herdhet na, si vorba deri në fund të këmbëve në përpilimin e antologjisë.
Fatkeqësisht, herdhet e tij janë sa të gjelit... E kupton tashti, ku qëndron
arti... Vlerat e arrira artistike... Ja, edhe arsyeja pse gjithëmonë t`i kanë
ndërsyer Tun Batunët… K?lysh?t me zgjebe... Buçat e Katundit…
- Hi-hii-hiii...
Jo, i kutpton vlerat artistike Maxhupi me dajre. Fakiri me Arush?n e tij asht e l?kur? p?r dore, q?
vinte n? Katund t? na shes? vlera artistike. E ne si f?mij?, turr te porta, ta
fusim n? l?m? me gjith? partalla (lecka).
Maxhupi me të dyja
duart i biente dajres. Dhe, Arusha k?rcente, hiqte valle n? mes t? L?m?s. Ne u bienim duarve
shuplak?, k?naqeshim me vallen e Arush?s. Maxhupi me dajre i p?rdridhte byth?t.
N? fund, na e shtrinte dajren para nesh, t’ia paguajm? artin. Dhe, ne ia
mbushnim dajren me para metalike.
Maxhupi me dajre e
merrte Arush?n p?r dore, dilte
n? rrug?. Ecte duke i r?n? dajres me Arush? p?r dore lëmë më lëmë. Dhe, hynte n? tjet?r shtëpi. E shiste artin e tij me para,
dajre dhe arushë nëpër Katund.
E kujtova k?t? ngjarje t? f?mij?ris?. Shkaku, se:
sot, nuk e kemi k?t? Maxhup me dajre me Arush?n e tij p?r dore n?p?r Katund.
Po, e kemi sojin e Maxhupit politikan, q? edhe ky p?rpiqet t? shes? art, vlera
artistike. E shtri dajren e arnuar p?rpara spektator?ve, po f?mij?t e soç?m nuk i josh m? arti i tij politik,
nuk ia mbushin dajren me para. Koha e soçme e ka maxhupin e vet modern, jo
me dajre, por me trumbeta. Edhe Arush?n nazemadhe me rruza përqafe, q? na e heq vallen si dikur n? mes t?
Sheshit para këmbëve të Kalit
bardhë të shokut Tito. P?r dallim nga ai Maxhupi i djesh?m me dajre, ky Maxhupi i
soç?m me trumbeta shkruan edhe vjersha
sakatike n? preh?rin e partive politike... Edhe, e heq vallen me dajre para këmbëve të Kalit Skënderbeut.
Hi-hii-hiii...