Mendime
Nikoleta Kovaçi: Mjeku i ushtarakut dhe xhandarmeria e Rames!
E shtune, 24.09.2022, 07:55 PM
Mjeku i ushtarakut dhe xhandarmeria e Rames!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Nje
mjek nuk e njollos nje spital, e aq ma pak nje sistem ndyresire si ky i joni!
Nje mjek qe nuk merr leke, ne fakt, asht ‘delja e zeze’ ne kete sistem
monstruoz dhe denigrues shendetesor qe asht instalue ne Shqipni!
Une
besoj se ai djale do te dije ta ‘laje’ veten para maskarades se xhandarmerise
shtetnore qe iu leshue ne mes te dites ne mes te pavionit, mas nji provokimi
absurd! Show mjeran qe na u servir eskluzivisht neper ekranet qe shpejt do
bahen show i radhes nga sulmi i xhandarmerise se kryeminitrit tuj, deshmoi se
ai mjeku asht ‘delja e zeze’ e atij spitali ngrehine!
Edhe
fmija 5 vjeç e din se ç’maskarade ka prodhue sistemi shendetsor ne kte vend qe
nis qe nga ilaçet te gjitha te skadueme e po aq te damshme per njerzit, deri te
mijera euro qe hidhen neper sheiket e spitaleve tona! Pa hy tek tenderat e
spitaleve e tek kryevjedhja-vrasje kovidi!
Une
gjithnje kam besue qe mjeket e ndershem, ne kete sistem monstruoz do te jene te
rrezikuem ne çdo sekond te punes se tyne, sic asht i rrezikuem çdo njeri i
ndershem i ktij vendi, ne çdo sektor, e ne çdo komunitet! Pra, ktu vjedhja,
abuzimi dhe korrupsioni jane etikete nese ti do me mbete gjalle ne te kundert
do arrestohesh se prish biografine e tufes! Mire qe pergojohesh, mire qe
konsiderohesh i pazoti me kane si shumica, po nje dite te bukur te mrrine
xhandarmeria e Rames dhe te fut ne vathen e hajduteve!
Ti
smund te jesh perjashtim! Ktu smund te jesh i ndershem!
Te
gjithe jena perballe me ushtri hajnash neper spitale, qe nga rojet e deri te
shefa pavionesh e mjeke me emen! Ashtu siç jena perballe edhe me mjeke qe na
kane lane me goje hapun e te shastisun si nga sjellja, profesionalizmi e deri
tek mospranimi me u ul as per nje kafe! Duke qene se halli i kujtdo qe shkon
aty asht ma i madh se sa leket, shqiptaret nuk e diskutojne vleren e tyne para
vleres se jetes! Ndaj jane ba bashkefajtore me pahir! Mungesa e nje
institucioni dalezotas ne kte vend na ka ba te jena te vetviktimizuem perballe
maskarades se spitaleve, farmacive, sistemit ne teresi!
Gjithmone
e kam pas bindje se ne spitalet tona, nese te bie halli, qe kujtdo i ka ra, te
duhet ne nje dore kallashnikovi e ne tjetren valixhja e parave! Ne te kundert
ose vdes kadale ose shpejt si me rastin e kovidit! Shqiptaret kto dy vite kane
msue e psue shumecka neper spitale e asnje sguxon me hap za, as ata qe kane
mujt me i nxjerr njerzit e tyne fshehtas nga germadhat e spitaleve kovid!
Sigurisht
se ktu nuk ke ku flet! Ktu njerzit jane te bindun se nese flet vritesh, ashtu
siç jane te bindun se rruga e vetme me i ba sherbimin robit tan te semure jane
parate e shumta se ne spital nuk gjen dot as age e fasho, jo ma me i ba
sherbimet qe i nevojiten nje pacienti!
Rasti
i msymjes se xhandarmerise se Rames ne spitalin Ushtarak ishte mesazh! Ashtu
siç ai di me çue mesazh qe diten qe ka marre pushtetin kur urdheroi hedhjen ne
ere te shtepise se nje familjeje me emen! Prej 9 vjetesh ai nuk ka ba asnje
pune tjeter veç mesazheve fikse dhe te mire orkestrueme ne çdo sektor, pune e
njeri qe nuk asht mrena llojit te tij!
Dhe
ajo qe i ndodhi mjekut ne spitalin Ushtarak mundet me i ndodh kujtdo ne kete
vend! Kte mos e harroni-vetem hajnat, abuzuesit dhe te korruptuemit kane
imunitet ne kete vend!