Mendime
Florim Zeqa: Vullneti i sovranit i shenjtë dhe i patjetërsueshëm!
E enjte, 15.09.2022, 07:25 PM
Vullneti i sovranit i shenjtë dhe i patjetërsueshëm!
Shkruan:
Florim Zeqa
Alternativa
është gjendje e krijuar kur duhet të zgjedhim njërën nga dy mundësitë e ecjes
përpara apo opcion i kundërt i gjendjes aktuale. Gjendja aktuale politike dhe
alternativa e ofruar nga ana ime janë dy opcione të kundërta, pra e
kundërshtojnë njëra-tjetrën.
ADN, iniciativë e pastër
si loti
Që
nga nisma e Alternativës Demokratike për Ndryshim më 4 Shtator 2022, asnjë
individi të vetëm nuk i jam drejtuar me kërkesën për bashkangjitje në nismën
time. Asnjë thirrje telefonike dhe as një ftesë nuk i bëra askujt, madje as
miqve më të ngushtë!
Pse?
Sepse,
pas kësaj nisme fisnike nuk fshihet asnjë ambicie apo interes personal.
Rirreshtimi
në ADN apo bashkangjitja Alternativës Demokratike për Ndryshim, është
krejtësisht e çështje e lirë personale dhe e pandikuar nga askush siq është e
pastër nisma ime e pandikuar nga asnjë faktorë vendor apo ndërkombëtar.
Gjithçka
dhe çdo gjë është transparente dhe e pastër si loti, e tillë do të jetë përherë
iniciativa ime, ashtu siq jam edhe vet në jetën e përditshme.
U
mbetët qytetarëve të vendit që të vendosin për të ardhmen e tyre, se a e duan
alternativën e ndryshimit të pastër si loti apo vazhdimësinë zymtë të klasës
aktuale politike!
Kosova, dashuria jonë e
pakufishme
ADN
nuk është dhe nuk do të jetë strehë e grupeve të interesit, nuk do të jetë
strehë e karrieristëve dhe yryshnikëve të pushtetit, por do të jetë strehë e
njerëzve të lirë, me shpirtë të pastër dhe fisnik, do të jetë strehë e
atdhetarëve dhe vullnetmirëve që duan t’i shërbejnë atdheut të tyre pa llogaritur
në asnjë përfitim personal apo privilegj nga shteti.
Vetëm
matrapazët dhe mercenarët llogarisin në përfitime personale, në zhvatje dhe
plaçkitje të pasurive shoqërore dhe shtetërore siq vepruan politikanët e
pasluftës në Kosovë!
ADN
burimin e ka të pastër nga thellësia e shpirtit, nga ndjenja e brendshme
shpirtërore, nga dashuria e pakufishme ndaj atdheut dhe bashkatdhetarëve e cila
vlon si vullkan i pashuar në shpirtin tim, për ta bërë Kosovën vend të dashur
dhe tërheqës për të jetuar në të, për ta ndalur sa më parë trendin e zbrazjes
në heshtje të atdheut tonë të shenjtë.
Nga logjika e të
menduarit pozitiv në ndryshim pozitiv
Sikurse
në jetën e përditshme, ashtu edhe në raport me atdheun vlenë një parim, nëse e
do dikë i bën mirë dhe e respekton, nëse e don shtetin, jo vetëm që nuk e
abuzon, e mbron me të gjitha mjetet nga keqbërësit dhe shpërdoruesit.
Për
shtetin duhet të kujdesemi sikurse për shtëpinë tonë. Duhet ta duam dhe ruajmë
me besnikëri, duhet ta ndërtojmë dhe begatojmë me dashuri dhe harmoni
familjare, duhet ta pasurojmë me të mira materiale dhe miqësi të përhershme me
fqinjet tonë.
Ndërsa
ata që e bëjnë të kundërtën, që e vjedhin dhe abuzojnë me të mirat materiale të
shtëpisë se tyre nuk mund të jetojnë të lumtur nën çatinë e asaj shtëpie.
Andaj
në rastin konkret, nën çatinë e ADN-së do të jetojnë të lumtur të gjithë, pasi
të gjithë do të jenë të barabartë. Në ADN nuk do të ketë të privilegjuar dhe të
diskriminuar. Secili do ta ketë vendin e vet të merituar në përputhje me
kontributin e dhënë për shtetin dhe shoqërinë.
Në
subjektet aktuale politike injorohen aktivistët dhe atdhetarët që kanë shërbyer
ndër vite dhe dekada, kurse avancohen “parashutistët” dhe figurat e
kontrabanduara për interesa personale të liderit dhe grupeve të interesit
brenda partisë.
Në
ADN nuk do të ndodhin pazare të pista politike, shit-blerje dhe kontrabandim të
figurave politike dhe as shpërdorim të vullnetit të qytetarëve. Vullneti i
sovranit (qytetarit) do të jetë i shenjtë dhe i patjetërsueshëm nga askush.
Vullneti
i sovranit (popullit) do ta mund egon e politikanëve karrierist. Kjo klasë
politike sa më parë duhet të largohet, derisa sa nuk është zbrazur tërësisht
Kosova nga popullata e saj. Klasa aktuale politike do të zëvendësohet nga një
klasë e re dhe e përgjegjshme politike, me gjak të pastër kombëtar e cila
kulturën politike do ta ngritë në nivelin më të lartë dhe do ta ndryshoj
mentalitetin qeverisës në vendin tonë. Pra, ky do të jetë ndryshimi që do ta
sjellë ADN-ja, i cili nuk ekziston nëpër subjektet aktuale politike.
Në
fund, dëshirojë t’i falenderojë nga zemra të gjithë bashkatdhetarët që e
mbështeten ADN-në nga minutat e parë të lindjes e deri në momentet kur po i
shkruaj këta rreshta në letër të bardhë.
E
bardhë qoftë dita e lindjes së nismës për shpëtim kombëtar!
Zoti
i bekoftë qytetarët e vendit tim!
Zoti
e bekoftë Republikën e Kosovës!
Zoti
i bekoftë miqtë tonë!