Mendime
Idriz Zeqiraj: Pse dyshohet SHIK-u për largimin e Doarsës nga LVV?
E merkure, 14.09.2022, 06:44 PM
Doarsa
Kica-Xhelili
PSE DYSHOHET SHIK-U PËR
LARGIMIN E DOARSËS NGA LVV?
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
"Kur
humbë malli, humbë shpirti", - thotë populli për mallin e vjedhur. Ishte
një ikje e paprovokuar nga LVV dhe aderim në LDK e Doarsa Kica-Xhelilit. Andaj,
ka mjegullnajë, që ngjallë dyshimin se ishte intrigimi i organizatës ilegale
SHIK, me qëllime të paracaktuara politike, kryesisht, nismën për rrëzimin e
Qeverisë Kurti, me shpresën se do të pasohet nga humollë dhe të tjerë.
Lista
"GUXO", e nismuar nga Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, iu bashkua
LVV për tri qëllime:
1)
Largimin e PAN-it kriminal nga pushteti;
2)
Largimin e klanit të Isa Mustafës, uzurpues të kryesimit të LDK-së, bisht e
patericë e PDK-së dhe PAN-it;
3)
Pamundësimin e koalicionit të LDK me PDK dhe PAN-in, kthimin e dinjitetit të
LDK-së, në frymën rugoviane.
Doarsa
përkrah Vjosës dhe Donikës, u bashkuan me LVV, për ta sjellur ndyshimin e
shumëpritur të shumicës absolute, nepërmjet reformave të proklamuara, zëshëm,
nga aleanca LVV dhe Lista "Guxo". Nisma, veprimi për ndryshim ishte
aprovuese, pothuajse, plebishitare, e lëndëzuar edhe me votimin e më shumë se
100 mijë anëtarëve të LDK-së, në zgjedhjet parlamentare, në shkurtin e vitit
2021. Sepse nuk kishte mbetur asnjë alternativë tjetër, për ta stopuar klanin
Mustafa, të koracuar në pushtetin partiak dhe të rrethuar edhe nga servilë,
hipokritë, dallkaukë e kopukë neveritës. Qëndrimin në pushtet të PDK-së
vrastare e korruptive, për afro dy dekada, e favorizoi klani famëkeq, brenda
Kryesisë të LDK-së, të kryesuar nga i shantazhuari i SHIK-ut, Isa Mustafa.
Papritmas
Doarsa bënë dy veprime në shërbim të PAN-it, duke e denoncuar shantazhimin e
SHIK-ut:
1)
Largimin nga Lista "Guxo", përkatësisht, LVV, pa e mbaruar mandatin e
marrë, premtues të realizimit të ndryshimit;
2)
Refuzimin e rezolutës për "sekuestrimin, konfiskimin e pasurive të
paligjshme, më saktë, pa mbulesë reale financiare", nga zhvatësit e
shtetit, kryesisht, komandantët dhe shpura e tyre kriminale.
E
bukura Doarsë, si juriste e diplomuar, me një përgaditje solide profesionale,
ishte e vetëdijshme, për rëndësinë e kësaj nisme, në zbatimin e ligjit,
rrjedhimisht, goditjen e krimit dhe të kriminelëve. Pikërisht, kontributi i
Doarsës në këto dy shërbime domëthënëse, për fshehjen e krimeve korruptive,
hajnore, ngjalli dyshimin e bazuar, se prapa veprimit të saj të paprovokuar
është SHIK-u.
Veriu
i Mitrovicës, i lënë qëllimshëm, në zotërim të bandave serbe, fort të
kontrolluara nga Beogradi, ishte burim i makro-kontrabandës i disa komandantëve
pushtetarë të Kosovës. Këtë bashkëpunim, pothuajse, legal, e hetoi Departamenti
i Shtetit Amerikan dhe i shpalli "non grata", disa nga krerët
kriminelë, biznismenë dhe politikanë serbë. Disa syrësh, takimet e tyre private
e gjysmë-zyrtare, ishin denoncuar edhe më parë. Të paktën, dy qeveri të
Kosovës, Haradinaj dhe Hoti, u krijuan, ekskluzivisht, me angazhimin votues të
"Listës Serbe", e cila nuk i fshehu preferencat e saj, se ke donte në
pushtet në Kosovë. Dhe, kjo bëhej në koordinim të plotë të krerëve pushtetarë
të Kosovës, me kryebanditët e Veriut të Mitrovicës, gjithëherë, me aprovimin e
Beogradit.
Zërat
e shtuar, si në kor bretkocash, për rrëzimin e Qeverisë Kurti, për zgjedhje të
reja, nga opozita, në veçanti, nga eksponentët e krimit vrastar politik dhe të
korrupsionit galopant, flasin edhe protestat, që nga veteranët e rrejshëm,
SBASHK, vegël e SHIK-ut, e deri ke sindikatat e Rykollit. Largimi i deputetës
Doarsa, me synimin e qartë, për t`u pasuar me largime nga LVV dhe aderime në
parti të tjera, nuk është rastësi. Sepse, kjo bëhet kur flitet për Vettingun,
aferën e pistë të veteranëve, hetimin dhe konfiskimin e pasurive pa mbulesë
faktike, si dhe procese tjera të sundimit të ligjit, eksponentët e krimit,
"e kanë mizën pas veshit" dhe duan trazira, madje, deri në kërkesën
për zhbërjen e Gjykatës Speciale, të inicuar nga "hoshtapleri" horrak
Edvin Rama në Tiranë.
"Ku
ka zë, nuk është pa gjë", - thotë urtësia. Elozhet që deputetja Blerta
Deliu-Kodra, ia bënte, pikërisht, Doarsës, "si deputetja më e mirë",
përfolja e bazuar për afrinë e Doarsës me PDK-në, madje e dyzuar, ke të zgjedh
për aderim, PDK-në apo LDK-në, e dëshmuar me mosvotimin e "ligjit për
konfiskimin e pasurisë, në shpërputhje me fitimin legal", janë dëshmi, që
nuk mund të fshihen.
Edhe
preferencën e saj për LDK-në, mund ta këtë diktuar SHIK-u, sepse, siç thotë
eksponenti i kësaj organizate kriminale, Xhavit Haliti, "PDK e ka SHIK-un
brenda në të gjitha partitë, përfshi edhe LDK-në". Doarsa në Listën
"Guxo", përkatësisht, në LVV, ishte "si veshka në mes të
dhjamit", fort e privilegjuar, gadi për nominim për kryetare të
"Guxo" në Prishtinë. Ajo nuk mund të krahasohet me largimet, trasferimet,
aderimet paraprijëse, nga partitë humbëse, në ato fituese. Këtu është e
kundërta. Dhe, kalkulime të kësaj natyre, mund të projektojë e realizojë vetëm
SHIK-u monstrum, me metodat e tij konspirative e përfide.
LDK-ja
zhurmoi bollshëm, madje, përtej parashikimeve, në pritjen entuziaste të
Doarsës, duke e konsideruar si "vlerë shtesë për partinë".
Megjithatë, entuziasmi duhet të jetë me masë, i përmbajtur, sepse kur ajo është
sot kundër "konfiskimeve të pasurive të vjedhura", nesër mund të jetë
edhe kundër ndëshkimit të krimeve vrastare politike, të cilat janë të shumta,
numerike. Dhe, kush mbronë krimin, bëhet pjesë e krimit.
Gjëra
të dyshimta e diskutabile, sepse Doarsën nuk e kemi dëgjuar të kërkojë
drejtësi, për ushtarakët e FARK-ut të Ibrahim Rugovës apo veprimtarët e LDK-së,
të listuar ngeshëm dhe të ekzekutuar zhurmshëm, nga komandantët e pushtetshëm
dhe bandat e tyre kriminale! Dhe, kjo është shqetësuese, kur kemi parasysh
profilin e veçantë të Doarsa Kica-Xhelilit.
Aderimet
nga partia ku e ka marrë votën përfaqësuese, mandatin, në një parti tjetër, pa
këtë legjitimitet, është abuzim skajor dhe, normalisht, duhet lënë mandatin,
atje ku e ka marrë. Ndërkohë, Kosova me
- një zonë zgjedhore -, është krejt manipulative, sepse votat mund të
blihen. Votimi klasik, ku populli voton përfaqësuesit e tij, në zonën
elektorale komunale, është mandatim real dhe i ligjshëm. Në këtë rast, nëse
votimi zgjedhor do të ishte në një zonë të caktuar, votuesit mund t`ia mirrnin
mandatin deputetës, deputetit të votuar, duke ia hequr të drejtën e
përfaqësimit.
Kosovën
me "një zonë zgjedhore-, e ka diktuar SHIK-u, sepse numëron 30.000
anëtarë, plus vota familjare. Kësaj armate klienteliste, i është shtuar edhe
shifra prej 65.000 veteranëve, prej tyre 52.000 veteranë të rrejshëm! Është kjo
arsyeja që eksponentët e SHIK-ut hidhen "si zorra në prush", kur
kërkohet spastrimi i listave nga "veteranët e rremë"! Përveç zbulimit
të shitjes "të dëshmive të veteranit", nga komandantët, i frikësohen
edhe humbjes së klientelës votuese partiake.
Ndëkohë,
milionat rrjedhin, abuzueshëm e hajnisht, nga buxheti i pakët i shtetit
rishtar, të Kosovës, në xhepat e matrapazëve dhe të kriminelëve, të strehuar
nën ombrellën e Shoqatës të OVL të UÇK-së, rrast të inkriminuar dhe të
diskredituar, si dorë e zgjatur e SHIK-ut, supërkriminal, të cilët kurrë nuk
ishin pjesë e luftës!
Dhe,
kjo është turpëruese jo vetëm për komandantët hajna e kriminelë, por edhe për
qeverinë, e cila nuk vepron dhe popullin e Kosovës që heshtë, madje,
pambarimisht!