Mendime
Nue Oroshi: Politika kreative dhe pesha e qeverisjes
E hene, 12.09.2022, 07:20 PM
Politika kreative dhe pesha e qeverisjes
Nga
Nue Oroshi
Në
politikë përveç që duhet të kesh dije dhe durim duhet të kesh edhe
zhdervjelltësi më i parashiku paknaqësitë politike të qytetarve në momentet e
periudhës kohore të qeverisjes.Shpeshherë të qenurit në opozitë të sjellë një
lluksë politike që të besh politikë kreative. E ke luksinë politik se nuk e ke
përgjegjesinë direkte që ti sigurosh mbijetesën e qytetarit.Përveç kuptohet si
pjesë e legjislativit që duhet të kujdesesh për ligje sa më të mira të
shtetit.Ky kreativitet politik shpeshherë e ka ngritë opozitën për faktin se ka
folur dhe premtuar shumë dhe e ka pas shumë lehtë të arsyetohet kur ka mbetur
në opozitë.Nuk e kemi peshën apo barrën e qeverisjes.Kurse në momentin që
partitë vijnë në qeverisje ato do të shikohen si përgjegjëse ashtu edhe qysh
janë për shumë mangësi që ka qytetari.Në këtë aspekt në Kosovë është duke u
bërë një betejë politike në mes të Qeverisë dhe sindikatave të Arsimit të
Republikës së Kosovës.Këto dy taborre të kundërta por që kanë një qëllim të
përbashkët ngritjen e mirëqenies financiare të qytetarit të Kosovës janë
betonuar të dy palët nga inati i shqiptarit dhe i rrahagjoksis se unë jam unë e
kush jam unë.Ky betonim i panevojshëm po e dëmton nxënësin e Kosovës që të
shkoj në shkollë dhe të filloj marrjen e dijës nëpër shkolla.Shtrohet pyetja
pse nuk ulën SBASHK dhe Qeveria e Kosovës jashtë syrit të qytetarit dhe ti
formojnë grupët punuese për arritjen e një marrëveshje të shpejt.Kjo
marrëveshje do të bëhet vetëm nëse të dy palët lëshojnë pe. Qeveria e Kosovës
nuk duhët të jetë këmbëngulëse për faktin se ato mjete që kërkon SBASHK do të
shkojnë tek familjet e Kosovës dhe sado kudo do të ndikojnë në zbutjen e
mirëqenies financiare.Kurse në anën tjetër edhe kreu i sindikatës duhet të jetë
apolitik dhe mos të mbaj asnjë krahë politikë por ti përfaqësoj interesat e
mësimdhënësve në këto momente. Dhe tek e fundit partia në pushtet Vetvendosja
është parti e majt politike që këto lloj partish në Evropë shquhën për
angazhimin e tyre në çështjet sociale të banimit dhe shëndetësisë për faktin se
zakonisht në periudhat kohore kur qeverisin partitë e majta në Evropë ato nuk
dinë që ta bëjnë zhvillimin e shtetit përveç që të mbajnë barrën e kujdesit të
çështjeve sociale duke mos lëvizur fare nga arritjet që i kanë bërë partitë e
qendrave të djathta politike që kanë qenë para tyre në pushtet.Shëmbull konkret
është Gjermania që ende pa ardhur në gjysmën e mandatit dy partitë e majta që
qeverisin në Gjermani të shoqëruar nga FDP, qytetarët gjerman e kanë një zhgënjim
të madh me këtë qeverisje dhe mezi janë duke pritur që të kthehët CDU në
qeverisje.Kurse në Kosovë përveç Vetvendosjes në pushtet është edhe një pjesë e
LDK-së së ndarë që janë grumbulluar në Listën Guxo. Kjo parti që u themelua
para disa ditësh hapin e parë që është dashtë ta marrin është dashur ta bëjnë
ndrrimin e emrit të partisë dhe ta caktojnë drejtimin politik se a janë parti e
spektirt të djathtë,të qendrës apo parti e spektrit të majt. Në bazë të
zgjedhjës se dy kryetarve tregon fakti se kjo parti orientimin politik e ka më
tepër nga e majta për faktin se tek Partitë e qendrës se djathtë nuk i kemi dy
kryetar. Dy kryetar janë më së shumti tek Partitë e Gjelbërta të Evropës dhe do
të ishte më mirë që kjo Listë te emrohët me emrin Partia Ekologjike e Kosovës,
apo Partia e Gjelbërt e Kosovës.Sido që të jetë politika kreative apo të
qenurit në opozitë ta jep lluksin e kritikës pa pasur përgjegjesi ekzekutive të
veprimit, përveç asaj legjislative.Të kritikosh është e lehtë por të Qeverisësh
nuk është e lehtë për faktin se nuk ke mundësi ta shtosh buxhetin me
automatizëm, e sidomos gjithmonë vështirësi në Qeverisje jo vetëm në Kosovë por
edhe në shtetët e perëndimit kanë partitë e majta. Kanë probleme me qeverisje
për faktin se nuk dijnë ti bëjnë politikat zhvillimore dhe parashikimet e
investimeve për rritjen e kapitalit që do të sjellte edhe rritjën e buxhetit të
shtetit.Sido që të jetë tash për më shumë se dy dekada qytetari i Kosovës i ka
provuar të qeverisin të gjitha partitë politike aktuale.Shtrohet pyetja a do të
kemi në të ardhmën një parti politike që do të din ti zhvilloj politikat
zhvillimore të Republikës së Kosovës?Duke njohur mentalitetin politik të këtyre
partive që kemi në Kosovë, e them me plot kuptimin e fjalës jo.E them jo se
ende partitë tona politike nuk janë demokratizuar mbrenda për mbrenda
vetvetës.Demokratizimi i mbrendshëm mund të sjellë edhe mundësinë e krijimit të
një programi Qeverisës me ndihmën e eksperteve të fushave të ndryshme.E kjo
fatkeqësisht mungon tek partitë tona politike në Kosovë.Deri sa nuk do ta kemi
një parti në Qeverisje që do të mendon për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien
e qytetarve do të jetë shumë e vështirë të ecet përpara.