Mendime
Enver Bytyçi: Shqiperia eshte viktime e krimit kibernetik te iranianeve... dhe Edi Rames
E shtune, 10.09.2022, 06:52 PM
Enver Bytyçi:
Kur
sulmin kibernetik e bejne iranianet kryeministri therret ne e per panik! Por
kur kete sulm e bejne patronazhistet, ai u thote shqiptareve se "Une jam
kryepatronazhisti"! Pra, jo vetem qe i justifikoi te dhenat qe shperdoroi
Partia Socialiste me te dhenat e 900 mije shqiptareve, por njekohesisht e mori
autoresine e ketij akti kriminal vete Edi Rama!
Kur
kryeministri Rama e ben vete nje akt kriminal, e konsideron gje normale! Kur te
njejtin akt ia bejne atij e Shqiperise, p.sh iranianet, atehere ata i shpall
armiq te Shqiperise!
Nenteqind
mije shqiptaret e hakeruar nga patronazhistet e Edi Rames nuk ishin viktime e
krimit kibernetik. Ndersa Shqiperia eshte viktime e krimit kibernetik te
iranianeve!
SPAK-u
do te duhej ta kishte marre ne ndjekje penale per deklaraten "Une jam
kryepatronazhisti! Do t'ju ndjek deri ne vrime te miut"!