Mendime
Florim Zeqa: Alternativa e ndryshimit të sistemit qeverisës
E diele, 11.09.2022, 06:25 PM
Alternativa e ndryshimit të sistemit qeverisës
Shkruan:
Florim Zeqa
Mosprofilizimi
i partive politike ka bërë që të mos dihet qartë se kush është i djathtë e kush
tjetër i majtë në spektrin politik kosovar! Kjo nuk është gjë krejtësisht e
parëndësishme për politikbërjen e vendit tonë.
Mungesa e profilizimit
politik
Të
rralla janë vendet në botë me territor kaq të vogël siq është Kosova, të kenë
kaq shumë parti politike dhe kaq pak vlera në politik-bërje! Madje shtetet më
të mëdha dhe më të fuqishme në botë nuk kanë parti politike aq sa ka Kosova e
vogël!
Në
shtetet me traditë demokratike gjatë proceseve zgjedhore zakonisht ndodhin
ballafaqime të fuqishme mes dy blloqeve politike, përkatësisht në mes të
djathtës dhe të majtës, apo në mes të djathtës dhe liberaldemokracisë si
alternativë ndryshe nga dy blloqet e mëdha politike.
Ndarjet
në dy blloqe të partive politike, mes dy ideologjive të kundërta e bëjnë garën
më të interesante dhe më tërheqëse për elektoratin, me ç’rast zgjedhjet
përcaktojnë drejtimin politik të shtetit dhe shoqërisë njerëzore për katër
vitet e ardhshme.
Ndërsa
tek ne, ndarjet ideologjike funksionojnë vetëm si retorikë në zhargonin ditor
të politikës, duke mos garantuar stabilitet afatëgjatë politik.
Edhe
pse vazhdon terminologjia e ndarjeve ideologjike, ajo nuk funksionon në
praktikë si pasojë e bashkëdyzimit apo lidhjeve të koalicioneve mes partive të
djathta me ato të majta dhe anasjelltas.
Ngatërrimi i identitetit
politik
Dallimi
mes dy poleve të “kundërta” në Kosovë është sa një fije floku, për shkak të
mosprofilizimit politik. Për këtë arsye kemi ngatërrim të identitetit politik.
Për të mos thënë të gjitha, shumica e partive politike por edhe e politikanëve
që pozicionohen në taborrin e “djathtë” pas asnjë hezitim i bashkangjiten polit
të majtë dhe anasjelltas.
E
gjithë kjo bëhet për interesa personale, klanore dhe grupore brenda sojit të
njëjtë. Thirrja në djathtizëm dhe lidhja e koalicionit me ekstremin e majtë,
përveqse anomali e llojit të vet, e paraqet amoralitetin e skajshëm politik të
një politikani.
Lëvizjet
e deputetëve të Kuvendit nga njëra parti tek tjetra, nga pozita në opozitë dhe
anasjelltas, përveqse kontrabandim i votës qytetare, është pazar i shtrenjt dhe
i pistë politik i partive të dështuara në qeverisjen e vendit.
Shitja
apo blerja e një deputeti përveqse me para të pista, realizohet edhe me
privilegje tjera, me tenderomani apo premtime për ngritje në karrierë politike
nga subjekti që e kontrabandon.
ADN-ja shqiptare apo
identiteti i pastër kombëtar
Vetëm
një frymë e re politike siq është Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) e
shpëton Kosovën si shtet nga katandisja e antivlerave dhe ndalon kontrabandimin
e vullnetit të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.
Është
ADN-ja shqiptare apo identiteti i pastër kombëtar ajo që mund ta nxjerrë vendin
nga humnera e klasës së papërgjegjshme politike, nga kusarët politikë që rropën
e ç’rropën çdo gjë, duke e trajtuar Kosovën, përkatësisht pasuritë shtetërore
si plaçkë lufte, duke u pasuruar mbi kurrizin e një popullate skajshmërisht të
varfër, të shfrytëzuar pamëshirshëm nga njëra palë zgjedhje në tjetrën përmes
mashtrimeve dhe gënjeshtrave të njëpasnjëshme, saqë më popullit nuk i bëjnë
fare përshtypje proceset zgjedhore në Kosovë!
Kosovës
i duhet ADN-ja politike që e ruan kulturen tradicionale, që i ruan doket dhe
zakonet e bukura popullore, që e ruan vlerën unikate të kombit tonë, si njëri
nga kombet më të vjetra të kontinentit evropian.
Subjektet aktuale
politike sinonim i mashtrimit
Subjektet
aktuale politike janë bërë sinonim i mashtrimit dhe kontrabandimit të besimit
qytetar, besim të cilin e tjetërsojnë pa fije turpi, duke mos e mbajtur fjalën
e dhënë para elektoratit.
Kjo
në radhë të parë paraqet mungesë respekti, mashtrim dhe tradhëti ndaj
elektoratit e cila ka rezultuar me humbje të besimit tek qytetarët e vendit.
Politikanët të cilët mashtrimin dhe tradhëtinë ndaj elektoratit e quajnë
“guxim” janë aq të mjerë dhe të pavlerë saqë nuk e meritojnë t’iu permenden
emrat në politikë, e lërë më t’i votojnë përseri qytetarët e vendit.
Politikanët
të cilët kontrabandimin e vullnetit të elektoratit e vlerësojnë si ndryshim,
përveqse mashtrues, janë abuzues të vullnetit të qytetarëve dhe rrënues të
vlerave të shtetndërtimit dhe ardhmërisë së qytetarëve.
Rirreshtimi
i ri politik në Alternativën Demokratike për Ndryshim është fillim i një epoke
të re e cila do të shënojë fundin e epokës së antivlerave dhe pabarazisë
qytetare, do të shënojë fundin e sistemit të dështuar të qeverisjes
parlamentare dhe fillimin e epokës së re të sistemit qeverisës presidencial në
vendin tonë.