Mendime
Marin Sopi: Dualizëm shpirtëror, i pashpjegueshëm për shkencën e sotme!
E hene, 12.09.2022, 07:49 PM
Marin Sopi:
"Varri"
i Sulltan Muratit në Mazgit brenda ka vetëm plëmcin, zorrët dhe atë çka ka
pasur në zorrë, sepse trupi i tij është i varrosur në Bursa të Turqisë. Miloshi
i Kopiliqit, arbërori i guximshëm që i shqeu barkun sulltanit mizor,
përvetësohet nga armiqtë tanë të përbetuar, kurse sulltani lartësohet nga
shqipfolësit tanë. Mos të harrojmë se Tyrbën e kanë rinovuar dhe ruajtur serbët
më 1912 dhe në vitin 1961/'62, në shenjë respekti për marrëdhëniet e shkëlqyera
në mes dy popujve ( serb e turk ), dy armiqve të përbetuar të shqiptarëve,
kurse në vitin 1989 u mor vendim të restaurohet nga regjimi i Millosheviçit. Si
është e mundur që ky restaurim t'u faturohet vullnetit të shqiptarëve,
pikërisht aty ku Millosheviçi nxiti fushatën e luftërave kundër popujve të ish
Federatës Jugosllave që rezultoi me shfarosjen e disa qindra mijëra njerëzve të
pafajshëm?! Pjesa dërmuese e shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Luginës dhe
Malin e Zi jetojnë në një dualizëm shpirtëror, të pashpjegueshëm për shkencën e
sotme.
https://www.facebook.com/marin.sopi