Mendime
Florim Zeqa: Greva e kthyer në kauzë politike!
E shtune, 17.09.2022, 07:03 PM
Greva e kthyer në kauzë politike!
Shkruan:
Florim Zeqa
Të dashur lexues, javëve dhe ditëve të fundit
jeni dëshmitarë të shpalosjes së iniciativës time të quajtur ADN apo
Alternativa Demokratike për Ndryshim, si alternativa e vetme për të dalur nga
çarku i mbyllur në të cilën e kanë futur Kosovën politikanët e papërgjegjshëm,
përfshirë të gjithë ata që atdheun e tyre të lirë e trajtuan si plaçkë lufte,
duke u kthyer së fundmi në rrënues të shtetit.
Denivelizimi i pagave
apo diskriminimi i qytetarëve
Veprim
tjetër i pa matur i qeverisë, është ai propozimit për nivelizim të pagav, i
cili i favorizon pushtetarët dhe shtresat e larta, duke i diskriminuar pamëshirshëm
mbrojtësit e rendit (policinë), sigurisë së qytetarëve (zjarrëfikësit),
mbrojtësit e shëndetit të qytetarëve (mjekët dhe infermierët), shtresat e ulëta
si dhe të gjithë të punësuarit në sektorin privat.
Në
asnjë rrethanë, paga më e lartë në sektorin publik dhe privat nuk guxon ta
kalojë dyfishin e pagës minimale, kurse në vendin e paradokseve të quajtur
Kosovë, deputetët dhe ministrat e marrin gjashtëfishin e pagës minimale, e të
mos flasim për pozitat e nivelit më të lartë në vend të cilët e kalojnë dhjetëfishin
e pagës minimale!
Tendenca
për blerjen e paqes sociale në këtë mënyrë, jo vetëm që nuk e zbutë, e rritë
varfërinë e qytetarëve, i mbytë para kohe pensionistët dhe familjet me
asistencë sociale.
Ata
që e kanë përgatitur propozim-ligjin për nivelizim të pagave, mund të jenë
gjithçka tjetër, por më së paku ekspert ekonomik dhe njerëz vlerësojnë barazinë
qytetare në vendin e tyre!
Për
të vlerësuar drejtë dhe përcaktuar qartë nivelizimin e pagave, “ekspertët”
fillimisht do duhej të zgjidhnin problemin e shtresave më të rrezikuara,
përkatësisht për të shkuar nga poshtë-lartë, në mënyrë që paga më e ulët në
vend të bëhej kriter bazik në përcaktimin e pagave më të larta në vend.
Me
propozim-ligjin e “ekspertëve” për nivelizim të pagave, më të privilegjuarit
janë ata që më së paku punojnë për vendin, filluar nga qeveritarët, deputetët,
prokurorët dhe gjyqtarët, kurse më të diskriminuarit mbeten ata që punojnë dhe
rrezikojnë më së shumti siq janë pjestarët e Policisë së Kosovës dhe
Zjarrëfikësit.
Pa
dashur të ndalem në krahasimet për secilin nivel dhe as në shifra konkrete, po
e ilustrojë vetëm një shëmnbull mes deputetëve dhe policëve.
E
kam të vështirë ta krahasojë punën e një deputeti që s’bën asgjë për shtetin me
punën e një polici apo zjarrëfikësi. Një deputet që s’bën asgjë përveq fjalëve
fyese dhe ofendues në Kuvend, e merr pagën katër herë më të madhe sesa polici
që është çdo ditë në përballje me probleme të natyrave të ndryshme apo të një
zjarrëfikësi që futet në flakët e zjarrit për të shpëtuar jetën dhe pasurinë e
qytetarëve të këtij vendi!
Politizimi i grevës i
kthyer në kauzë për pushtet
Problemet
e shkaktuara në sistemin arsimor dhe atë shëndetësorë, në sistemin energjetik
dhe ekonomik të vendit nuk i përkasin kësaj qeverie por atyre paraprake.
Mirëpo,
kjo situatë nuk e liron nga mëkatet qeverinë aktuale, e cila përveq retorikës,
me asgjë dhe më asnjë rezultat nuk arriti t’i bind qytetarët për ndryshimin e
paralajmëruar në qeverisjen e vendit.
Nuk
arsyetohet me asgjë mungesa e reflektimit të ‘Qeverisë Kurti’, përkatësisht
Ministrisë së Arsimit në ndërprerjen e grevës dhe hezitimin e Qeverisë për
gjetjen e një kompromisi të arsyeshëm për kthimin e nxënësve në shkolla.
Vetëm
tre orë të humbura në arsim janë shumë dhe vështirë të kompensueshme, e lërë më
tre javë të humbura, të cilat, nëse i përkthejmë në orë mësimi na dalin të jenë
qindramijëra orë në nivel vendi!
Nxënësit viktima të
shantazhit politik
Loja
e ujkut dhe qengjit mes deputetëve në Kuvend i ka thyer nxënësit në viktima të
shantazhit politik! BSPK-ja dhe SBASHK-u në asnjë rretthanë nuk do duhej të
futeshin si “sendviç” në mes pushtetit dhe opozitës, por do duhej të gjeni
forma tjera më efikase për ta detyruar Qeverinë për rritje të pagave, siq janë
protestat e punonjësve arsimor në dy turne, para dhe pas orarit të mësimeve
para objektit të Qeverisë dhe Parlamentit, deri në radikalizim të protestës me
pengim-hyrjen në objekte të qeveritarëve dhe parlamentarëve.
Opozita
e pafuqishme dhe e ç’akorduar e Kosovës si aleatë të vetë po i përdorë
sindikatat kundër pushtetit, gjegjësisht shërbyesit civil dhe mësuesit duke e
paralizuar jetën e qytetarëve dhe bllokuar pengimin e vitit të Ri shkollor për
nxënësit, në veçanti kjo situatë mbetët e dhimbshme për mijëra nxënës që për
tre javë rresht e presin me padurim për të filluar ciklin mësimor në klasën e
parë!
Ish
pushtetarët, opozita e sotme, siq i përdornin mësuesit dhe shërbyesit civil për
vota duke i blerë me nga një ushqim ditor, ata tani po i përdorin për greva dhe
shantazh ndaj qeverisë.
Nuk udhëhiqet shteti me
kryeneqësi
Në
anën tjetër, çasja e gabuar qeverisëse dhe kryeneqësia e kryeministrit Kurti në
raport me grevistët, ka quar në bllokim të situatës, ku përballë njëra-tjetrës
i kemi të pozicionuara dy blloqe të fuqishme: Qeveria me pushtetin totalitar në
njërën anë dhe SBASHK-u me opozitën e ç’akorduar në anën tjetër!
Deklaratat
e pamatura të kryeministrit, ministrit të financave dhe minsitres së arsimit
kanë ndikuar në rritjen e tensionit dhe mosbesimit të Këshillit Grevist ndaj
Qeverisë. Kur ndodhë kështu, dialogu kthehet në monolog kur secila palë i thotë
gjërat e veta duke i vën pikë pa qenë të gatshëm të lëvizin para në drejtim të
gjetjes së zgjidhjes.
Nuk
dëshiroj të ndalem në faktin se kush kë e ka shantazhuar, apo kush kë po e
kërcënon, por e vërteta është se kemi të bëjmë me kërcënim dhe shantazh
reciprok mes palëve në “konflikt”!
Si
pasojë e heterogjenitetit të opozitës dhe SBASHK-ut, kemi ndarje të sistemit
arsimor pro&contra grevës. Për më keq se kaq, si pasojë e bllokimit të
shërbimit të qytetarëve, këta të fundit nga kryeqyteti dhe qytetet e tjera të
Kosoëvs ju kanë drejtuar komunave serbe për nxjerrjen e dokumenteve të
nevojshme.
“Zori
të çon në derë t’hasmit” (popullore)! Deri në këtë deregje i sollën qytetarët
kjo klasë e papërgjegjshme politike pozitë dhe opozitë! Ata të cilët nuk e
përfillin vullnetin e qytetarëve, janë të destinuar ta përjetojnë ndëshkimin e
tyre!
Qytetar
të dashur të vendit tim, rirreshtohuni dhe pozicionohuni në Alternativën
Demokratike për Ndryshim (ADN) për të mirën e shtetit dhe qytetarëve. Nuk kemi
rrugë tjetër për t’i dhënë dritë e shpirtë këtij vendi, për ta shpëtuar atë që
ka mbetur për t’u shpëtuar nga ajo që rropën e ç’rropën të gjithë pushtetarët e
pasluftës deri tek këta të fundit.