Mendime
Idriz Zeqiraj: Gabove, Lumir djali, Lumir kryetari!
E marte, 20.09.2022, 10:47 AM
GABOVE, LUMIR DJALI, LUMIR KRYETARI!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Vlerësoj
maturinë Tënde në bisedën me kreun e SBASHK-ut, përkatësisht, argatin e
SHIK-ut, Rrahman Jasharaj, sepse dallonte shumë me atë të kryetarit të PDK-së,
Memli Krasniqi, i cili i ftonte grevistët, për ta vazhduar dhe përshkallëzuar
grevën, për rrëzimin nga pushteti të "diktatorit" Albin Kurti!
Megjithatë,
gabove, kryetar Lumiri. Thjeshtë, ngatërrove adresë! Duhej ta takoje shefin e
Rrahman grevës, Elmi Reçicën,
zëvendësdrejtorin e organizatës ilegale dhe kriminale, SHIK. Sepse fakte
të bollshme dëshmojnë se krerët e SBASHK-ut, janë anëtarë të partive-banda të
PAN-it, me shumicë në PDK-e, militantë në fushatat zgjedhore PAN-iste.
Digjitalizimi po favorizon pamjet vizive të këtyre krerëve, si Rrahman
Jasharaj, Imer Imeri, Reshit Kushaj, me shokë, të cilët, veç posteve të tjera
në Sindikatë, kanë në zotërim edhe arkën e Sindikatës.
Është
për keqardhje, kur disa bashkëpunëtorë Tuaj partiakë, në vend që të bëjnë
thirrje për ndërprerjen e grevës pa kushte, përkundër, qortojnë dhe fajësojnë
Qeverinë, se "duhet dialoguar me faktorët socialë", edhe pas dialogut
shterrues të bërë, përgjatë tej dy javëve, nga Qeveria Kurti. Shtrohet pyetja,
çfarë "faktori social" është SHIK-u, organizator dhe mbështetës i
drejtëpërdrejtë i kësaj greve, sa monstrume, aq edhe skajmërisht të dëmshme dhe
kriminale, me lënien e 318 nxënësve jashtë klasëve të mësimit, duke na sjellë
në kujtesë kohën zezonë të pushtimit të egër serbol-sllavë të viteve `90-a.
Ndonjë
tjetër flet për "ndërshmërinë" e Rrahman grevës nga jeta shkollore.
Por, që atëherë kanë rrjedhur shumë ujëra. Dhe, në këtë rrjedhë kohore, edhe
njerëzit kanë ndryshuar, madje, disa syrësh, deri në shpërfytyrim. Me shërbimin
e tij ndaj SHIK-ut, i tillë shfaqet edhe Rrahman greva.
Të
bëhesh militant i partive-banda të PAN-it, siç janë krerët e SBASHK-ut, edhe
pas përgjakjes të Kosovës, duke ekzekutuar ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të
Ibrahim Rugovës; veprimtarët atdhetarë të devotshëm, në paqe dhe në luftë të
LDK-së; gazetarët luftarakë dhe kuadrot e hershëm të LPK-së, është marrëzi dhe
krim i rëndë. Prandaj, nuk mund të bëhet fjalë as për ndershmëri dhe as për
mirësi. Këta krerë të SBASHK-ut duhet të grevonin, me kërkesën e ligjshme, për
nxjerrjen jashtë ligjit të partive-banda të PAN-it, të cilat vazhduan përgjakjen
e atdhetarëve, edhe pas dëbimit të soldateskës kriminale të Millosheviqit!
Opozita
PAN-iste mbronë, paturpësisht, "komandantët" e saj të inkriminuar,
gjatë dhe pas luftës. Ndonëse i shpëtuan dhënies të llogarisë, për krimet
faktike vrastare e hajnore, përsëritën krimin, duke falsifikuar "dëshmitë
e veteranit", duke i shumëzuar nga afro 13 mijë veteranë të mirëfilltë,
për t`i shtuar edhe 52.000 "veteranë" të rremë. Komandantët e
"mëdhenj", në koordinim me komandantët e "vegjël", shitën e
përshitën "dëshmitë e veteranit", duke llogaritur dy përfitime
njherësh:
1)
Përfitime me para kesh, të gatshme;
2)
Krijimin e klientelës elektorale partiake.
Për
çdo muaj rrjedhin, abuzueshëm e hajnisht, miliona euro, që shkojnë në xhepat e
"veteranëve" të rrejshëm, në shumicën e tyre matrapazë e kriminelë,
pjesëtarë aktivë të bandave, të përballur me akuza penalizuese e gjyqe, për të
bëmat e tyre, që kanë lënë gjurmë makabre, në mendjet dhe zemrat e popullit të
Kosovës dhe të shqiptarëve, si komb. Dhe, heshtet, turpshëm e kriminalisht, për
këtë vjedhje unike zyrtare!
Të
thuhet se "jemi pajtuar me kërkesat e grevistëve", siç tha një
deputete e LDK-së, edhe pas nxjerrjes të projekt-ligjit, për pagat e
mësimdhënësve dhe shërbyesëve civilë, rrjedhimisht je bërë palë me PDK-në dhe
SHIK-un e saj! Përkundër, duhej thënë zëshëm se ofërta e Qeverisë është e
pranueshme, për kushtet buxhetore të Kosovës. Dhe, mos u bëni argat të djallit,
argat të SHIK-ut kriminal.
Është
skandaloze që udhëheqja aktuale e LDK-së të pajtohet me një palo rezolutë të
partisë-bandë, PDK-së! Elektorati i LDK-së, ndëshkoi klanin rrënues brenda
Kryesisë të partisë, me votën e 14 shkurtit 2021. Në zgjedhjet lokale të
tetorit të vjemë, anëtarësia i besoi Kryesisë së re, të dalë nga Kuvendi i
10-të i jashtëzakonshëm i partisë. Premtoi për reforma të thella. Në mesin e
tyre edhe "kurrë më me PDK-në, PAN-in". Por, disa kokëtime, flirte e
pajtime, me bandën e PDK-së, gjithnjë e më shumë, po ngjallin dyshime, për
realizimin e reformave, fort të nevojshme në parti.
Reformat
e LVV, të nismuara në sistemin e drejtësisë, kanë trazuar PAN-in, të zhytur në
krime dhe hajni. Për t`i penguar reformat, është gadi të bëjë çdo të zezë, në
kurriz të Kosovës, ashtu siç bëri shefi i tyre, Hashim dallaverja. Andaj,
kërkojnë trazira, rrëmujë. E filluan me "Trustin" dhe dështuan.
Organizuan protestën e organizatës OVL të UÇK-së, me kërkesë sa të poshtër, aq
edhe kriminale, për të paguar dhjetra-mijëra "veteranë" të rrejshëm.
Përsëri dështuan me turp, sepse e denoncuan SHIK-un, si organizator. Një
veteran i hershëm tha se "në të gjithë këtë turmë, veteranët e vërtetë,
mund t`i numëroj me gishtërinj!" Megjithatë, SHIK-u nuk dorëzohet.
Antarësia numerike e tij, është e shpërndarë kudo, "si zogjtë e qyqës".
Dhe, tani provon të shantazhojë e kërcënojë Qeverinë me sindikatat, me kërkesa
iracionale. Sërishmi, do të dështojë.
SHIK-u
nuk duron opozitarizmin. Ai erdhi në pushtet, duke shkelur mbi kufoma. Me
ndihmën e një klani, brenda Kryesisë të LDK-së, sundoi gjatë në pushtet, bëri
pazarllëqe të pista me Serbinë. Për rrjedhojë, marrëveshjet fatale për Kosovën,
të nënshkruara dhe të ratifikuara në Parlament, janë bërë pengesë betonuese për
Qeverinë Kurti dhe vet Kosovën. Është gadi ta fillojë nga e para gjakderdhjen
ndërshqiptare.
Deshtaku
aventurier, Dardan Molliqaj, i vënë në shërbim të PAN-it dhe SHIK-ut të tyre,
krejt i papërgjegjshëm, fton veteranët dhe popullin, për të protestuar kundër
Gjykatës Speciale, sepse, sipas tij po i dënon "çlirimtarët", edhe
pse ata akuzohen për vrasjen e kundërshtarëve politikë, atdhetarë të devotshëm
shqiptarë, të cilët bënë paqen dhe luftën. Kjo Gjykatë është aprovuar dhe
aktualizuar nga Amerika, me kryeprokuror të saj. Këtë e dinë PAN-istët, andaj
fshihen prapa një partie inekzistente, kinse, me kryetar huliganin Molliqaj.
Qëllimi i grevës:
Rrëzimi i Qeverisë Kurti!
Për
SHIK-un -rrafsh Kosova-. Këte e ka dëshmuar me nismen e krimeve serike në
Tiranë, në koordinim me Sigurimin enverist të Tiranës social-komunste; në
aleancë konspirative me Shërbimin sekret DGSE francez dhe Serbinë, me qëllim të
sabotimit të luftës për çlirim. Thirrja e PAN-it, për vazhdimin e grevës
aktuale, është vijimësi konspirative supërkriminale! Tashmë, pas ligjit të
pagave, të shpallur në diskutim publik, motivi është zëro dhe SHIK-ut i
faturohet çfarëdo ngulmimi i mëtejmë për të grevuar.
Por,
denoncohet dhe faktohet një motiv tjetër fillestar dhe parësor, i organizuar
nga opozita, tjetërsuese e pasurive të brezave shqiptarë: Rrëzimi i Qeverisë
Kurti nga pushteti. Për këtë kumonën agjituese ia kanë varur në qafë Ramush
Haradinaj, njërit nga tre kryeministrat e Republikës të Kosovës, mbi të cilët
rëndon fajësia faktike, deri në tradhti kombëtare: Tjetërësim të territorit
tokësor të Kosovës, me nënshkrimin e marrëveshjeve dhe detyrimin e deputetëve,
për t`i ratifikuar në Parlament, si rrjedhojë e shantazhimit nga Serbia, dy
prej tyre dhe i treti nga SHIK-u.
Deputeti
aktual, i burgosuri politik i dikurshëm, Hydajet Hyseni, në cilësinë e
nënkryetarit të LDK-së, në debat me të majtën ekstreme të kohës, thoshte:
"Nëse nuk kemi dhënë -golë-, të paktën, nuk kemi bërë -autogolë-. Kjo vlen
edhe për Albinin, i cili në përballjen dialoguese me Serbinë, shqiptarët janë
më të qetë, sepse nuk do të jetë kryeministri i katërtë, në dëmtimin fatal të
Kosovës, ngaqë nuk është i shantazhueshëm. Është kryeministër plebishitar, me
ndergjegje të dlirë dhe duar të pastra, të paktën, deri më tani.
Përsa
i përket akuzës për "tux", të përsëritur nga Memli, Albini ka dhënë
provën e kundërt, duke provuar edhe burgun kalvar të Serbisë fashizoide. Ndërsa
Memli, i "ritmit të rrugëve", deri më tani, nuk ka dhënë asnjë provë
trimërie dhe as burrërie, përveç zvarritjes pas karrikës. Kryetari nuk duhet ta
lëshojë fjalën, si, me nder... Aq më parë, kur është fjala për Memlin, si
familje artistësh dhe akademikësh.
Tashmë,
gabimi fillestar është bërë, me mbështetjen paushalle të një greve të stisur,
me porosi dhe organizim të SHIK-ut, me amën e tij PDK-në. Por, mirë është të
reflektohet dhe të shpëtohet atë që mund të shpëtohet. Në rastin konkret, të
shfrytëzohet pozita, autoriteti i kryetarit të LDK-së, duke sugjëruar fillimin
e mësimit, në komunat ku pushtetin e ka LDK-ja, nxitje e thirrje edhe për
komunat tjera të Kosovës, të heqin dorë nga një grevim i pa motiv dhe hiç
logjik.
Publikimi
nga Qeveria Kurti, i projekt-ligjit për pagat, është një mundësi reale, për ta
vënë drejtësinë në vend, përdorimi i peshorës, për të paguar në raport me punën
e bërë, të çdo qytetari të këtij vendi. Ajo që vret syrin dhe mendjen,
njëherësh, është paga enorme e deputetëve dhe pak pozitave të larta. Ndërkohë
që paga më e lartë, nuk guxon të jetë më
shumë se trefishi i pagës mesatare. Sepse, shtetasit kanë të gjithë: Një familje,
një gojë dhe një prapanicë!
Është
sa e turpshme, aq edhe anakronike e kriminale, të vazhdohet t`u bëhet lëshime e
nënshtrime, ndaj partive-banda të PAN-it, me SHIK-un e tyre, që ka hapur varre
e ka shkaktuar shumë gjëmë në Kosovën tonë. Kujdes, gabimi, më saktë, faji në
politikë, kushton dhe lënë gjurmë në histori.
Andaj,
gabove, kryetar Lumiri, për mbështetjen e një palo rezolute ultimative, të bërë
nga PAN-i dhe SHIK-u i tij! Kujdes, po lëndoni familjarët e shumë qindra
viktimave, të shkaktuara nga PAN-i, me skuadrat ekzekutuese të SHIK-ut të tij!
Larg bashkëpunimit me PAN-in, sepse këtë e kërkon anëtarësia e LDK-së dhe
shqiptarët njerëzorë të përbotshëm!