Mendime
Nue Oroshi: Besëprerja e mikut dhe tradita shqiptare për të pabesët
E marte, 27.09.2022, 06:52 PM
Besëprerja e mikut dhe tradita shqiptare për të pabesët
Nga
Nue Oroshi
Shpeshherë më herët në traditën shqiptare besëprerve ju është dhënë kafja
me metoda të ndryshme dhe jo në mënyrën tradicionale siç ju është dhënë më
parë,besëprerët që kanë prerë në besë mikun e shpisë, apo mikun që kanë kaluar
një kohë të gjatë me njëri-tjetrin shpeshherë edhe kanë ra pre e tradhtisë duke
tradhëtuar miqtë e tyre.Këto tradhëti janë shënuar edhe në këngët shqiptare.Njëra
ndër tradhëtitë e mëdha është edhe ajo e Bejta Sylës, që tradhëton dy
vëllëzerit e gruas për të marrë ca para të ndryshme.E rapsodi këto momente të
tradhtisë i ka përshkruar shumë bukur kur e këndon këngën: "Xhelatgjia e mbrehka shpatën Musa i vogël e kthejka qafën prejum mu mos ma
prej bacën, xhelatgjia po banë bë kurrë ksi trimash nuk kam pre. "
E më pas kur miqtë e hetojnë tradhëtinë e dhëndërrit duke biseduar se ku i
kanë armët i thonë njëri-tjetrit:"Ku i kemi armët me
jatagan na i ka mshefur miku mbramë e ka mendjen me na nxan se ka
mendjën me na i dhanë".Edhe Bejta Syla që njihët në këngë edhe
si Bejta qeni e pëson në fund nga e motra e tyre Hajria ku thotë: "Kur ja qita thikën burrit mu dok se u ngjall Musa prej burgut." Një tradhëti tjetër që këndohet në këngët tona popullore është edhe ajo e
Bec Sinanit, i cili tradhëtohet nga shoku i tij i ngushtë por që në fund e
pëson edhe ai dhe vritet nga Bec Sinani.Është për tu theksuaë edhe tradhetia që
i bën Selman Kadrisë,daja i ti Rama e ku edhe ai që e fut në kurth Selman
Kadrinë vritet nga djalëria shqiptare, dhe para që të vritet i thonë: "Ku e ke djalë ti Krajl Pjetrin te ka falë Zoti e po të merr dreqi. "
Të pabesët në të kaluarën gjithmonë kanë qenë të injoruar nga
shqiptarët.Shpeshherë është përdorur edhe shprehja: "Ma mirë Qiriu i fiktë se sa i flliqtë. " Shpeshherë tradhëtitë
ndaj mikut i ka shfrytëzuar armiku me një mençuri te veçantë.Ata kanë gjurmuar
se si një atdhetarë apo idealistë me kënd shoqërohet më së shumti.Në momentin
që e kanë përfituar mikun e atdhetarit ata e kanë arritur qëllimin e
caktuar.Prerja e mikut është gjëja më e rëndë për shqiptarinë.Ai që e prenë
mikun në besë ai është në gjendje të bën çdo gjë të keqe e të
shëmtueme vetëm e vetëm për të ardhur deri tek ndonjë përfitim financiar.E çfarë mund të
shkruan tradita shqiptare për të pabesët.Natyrisht se ata janë llomi më i
madh i shqiptarisë.
Por deri sa në të kaluarën janë definuar qartë të pabesët,besëprerit dhe
përsonat që kanë prerë mikun në besë, sot besëprerja është bërë ushqim i
përditshëm i shumë individëve të cilët nuk skuqën fare kur e prejnë mikun në
besë.Këta besëprerë janë shumuar dhe shpeshherë bëjnë edhe be në rrënë.Të bësh
be në rrënë nuk ka qenë traditë e shqiptarit.Sido që të jetë besëprerët janë
përsonat që fundi gjithmonë ju ka ardhur tragjikë por gjithmonë kanë vdekë më
marre.Kurse idealistët pavarsisht jetës së veshtirë që e kanë bërë ata kanë
jetuar kryelartë dhe nuk janë nënshtruar kurrën e kurrës tradhëtisë.Dallimi në
mes të besatarëve dhe besëprerve është shumë i madh.Besatari për mikun e jep
jetën, kurse besëpreri e pret mikun në besë.
Ta presh mikun në besë do të thotë se e ke prerë një copë të trupit tënd,
për faktin se deri sa e ke konsideurar mik dhe ke kaluar një pjesë të jetës me
të ai nuk është vetëm thjeshtë mik por është edhe vëlla.
Besëprerja në luftë
Në të shumtën e rasteve gjatë luftërave të ndryshme ka pasur shqiptar që
kanë prerë dhe vrarë bashkëluftëtarin.Këto vrasje janë të dhimshme se të
vrasësh bashkëluftëtarin që e ka kapë pushkën për ta çliruar vendin vetëm pse
nuk është në vijën tënde ideologjike apo për shkak të ndonjë ngatërrese të
mëhershme private që ke pasur më të është gjëja më ë shëmtuar që ka ndodhur në
mesin tonë. Në një rast gjatë luftërave kundër komunistëve ishte vrarë një
luftëtarë nacionalistë.Luftëtari i vrarë ishte në një ngatrresë më një
bashkëfshatar që po ashtu ishte luftëtar.Për të hequr dilemën se a është vrarë
në luftë apo është vrarë mbas shpine një luftëtarë më përvojë e shplon të
vrarin dhe ia shikon plagën.
Plaga ishte në ballë.I qoftë për hajr trimëria se ky është vrarë në luftë
kundër armikut.Edhe profesor Alush Leshanakun e vranë në pabesi.Edhe shumë
luftëtarë që luftuan për Shqipërinë Etnike u vranë në pabesi.Është e dhimshme
që të pabesët që vranë nacionalistët dhe atdhetaret ata edhe sot e asaj dite
vazhdojnë ti shajnë dhe nëpërkëmbin atdhetarët madje e marrin guximin që në
palo librat e tyre plot gënjeshtra ti shajnë me epitetët e ndryshme
nacionalistët shqiptarë si: Shaban Polluzha e Mehmet Gradica.Ky vrull duhët
ndalur dhe t´iu thuhët njëherë e përgjithmonë stop besëprerëve.Edhe djali i një
besëpreri mirditor që në Qafë të Valmerit katërmbëdhjetë mirditorëve të
plagosur për vdekje iu jep plumbin në balli më lejën e kriminelit Mehmet
Shehu,i cili sot shanë atdhetarët dhe nacionalistët dhe ishte mjaft aktiv në
kritikat e Monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren dhe ende nuk ka kërkuar
falje për masakrat e babait të ti.Ky së paku le të bëhët burrë dhe të na tregon
se ku i kanë hedhur komunsitët eshtrat e Kapidan Mark Gjon Markut dhe Kapidan
Llesh Gjon Markut që ti varrosim me dinjitet.Sot më shumë se kurrë duhët të
bëjmë identifikimin e besëprerëve qofshin ata besëprerët që punojnë për
pansllavizëm qofshin besëprerët që punojnë për rikthimin e neotomanizmit.Këto
dy kancere besëprerësish që bashkëpunojnë ngushtë më njëri - tjetrin për të
keqën e shqiptarizmës janë gangrenë dhe kancer i shqiptarizmës.Besëprerja është
gjëja më e shëmtuar për shqiptarinë.Por fatkeqësisht familjet besëprerëse janë
shumuar dhe ato tash e shtatëdhjetë e shtatë vite janë duke e udhëhequr
politikisht shqiptarinë, më ndonjë përjashtim në ndonjë periudhë kohore.
Besëprerët në varr do të shkojnë me faqe të zezë e shqiptaria do ti bëj me
gisht ja besëprerët, kurse vllaznit do ti thonë motrës: "Mori motër e zeza motër mos tleftë ty kurrë djalë në votër, ndërkohë që
motra do të përgjigjet: "Mos me leftë kurrë e mos mu rritë
këtë punë motra në pastë ditë.Hajt Halil e Musa i motres jav pret motra
besprerin e Shkodres.