Mendime
Enver Bytyçi: Kush urren, kë dhe pse?!
E premte, 30.09.2022, 08:30 PM
Kush urren, kë dhe pse?!
Nga
Enver Bytyçi
Ka
plas nje sherr, sipas të cilit presidentja Osmani e "urren"
kryeministrin e Shqipërisë! Madje njerëzit e Edi Ramës po shkruajnë se shefi i
tyre urrehet "kur e mbron Kosovën në OKB"! Me një gur ata duan të
vrasin shumë zogj.
-
Ta prezantojnë presidenten e Kosovës si politikane që urren e ndan!
-
Ta lartësojnë Edi Ramën për gjoja "mbrojtjen" që i bëri Kosovës në
Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së!
-
T'I thonë Vjosës atë që ajo dhe të tjerë shqiptarë do ia thonin Edi Ramës, se
ky i fundit është shqiptari më përçarës dhe urrejtës i shqiptarëve në historinë
e shtetit tonë! Pra urrejtjen e Ramës për Vjosën, për kundërshtarët, për
Kosovën, t'ia faturojnë zonjës Osmani!
-
Të tërhiqet vëmendja në kurthin e ngatërresave tipike të modelit UDB-Sigurimi i
Shtetit dhe të vijojë edhe më tej avokatia e zotit Rama për Aleksandër Vuçiq.
Por
se çfarë fshihet pas gjithë kësaj historie e zbuloi analisti dhe diplomati amerikan
Edëard Joseph, kur shkroi se "Lidhja mes Tiranës dhe Beogradit është e
pashëndetshme, sepse Rama i thotë BE-së dhe SHBA-së që të ndalojë presionin
drejt Beogradit, për të vendosur sanksione drejt Rusisë. Ky është një turp dhe
ai po mbron hapur Vuçiç për politikën e tij pro-ruse. Aleksandar Vuçiç kërkon
të krijojë Serbinë e Madhe. Dhe Edi Rama kërkon të krijojë Shqipërinë e
Madhe"!
Pikërisht
këtu lind konflikti midis politikanëve shqiptarë. Nga njëra anë kryeministri i
Shqipërisë bëhet palë me presidentin e Serbisë dhe nga ana tjetër ata të dy
diskutojnë për ndarjen e Kosovës. E njëjta histori si dikur Milosheviçi e
Tuxhmani diskutonin ndarjen e Bosnjës midis tyre. Kjo është edhe arsyeja pse
Edi Rama është bërë avokati më i madh i Aleksandër Vuçiq. "Kemi
divergjenca edhe në raport me atë se si kryeministri (Rama) shpesh pa asnjë
nevojë, bëhet avokati kryesor i (Aleksandar) Vuçiçit në vende dhe mediume të
ndryshme ndërkombëtare, duke i ndihmuar Vuçiçit të mos bëhet pjesë e politikës
së përbashkët të BE-së dhe SHBA-së në raport me luftën e Rusisë në Ukrainë' i
thoshte Donika Gërvalla "Zërit të Amerikës"!
Zonja
Gërvalla thotë se avokatia e kryeministrit të Shqipërisë për presidentin e
Serbisë bëhet "pa nevojë"! Por nuk është kështu. Edëard Joseph thotë
se kjo avokati ka nevojën e zbatimit të projektit të përbashkët Rama-Vuçiq për
krijimin e Serbisë së Madhe. Ata thonë se do të krijojnëedhe atë që Vuçiq e
quan "Shqipëria e Madhe" me bashkimin e gjysmës së Kosovës me
Shqipërinë.
Por
kjo përpjekje e Edi Ramës bie në kundërshtim me interesat e Kosovës, sepse
pjesa më e pasur e saj bëhet pjesë e Serbisë së Madhe. Njësoj siç ishte në dëm
të BH përpjekja për marrëveshje midis Milosheviçit dhe Tuxhmanit të Kroacisë.
Bie në kundërshtim edhe me parimet, sepse ndryshimi i kufijve në Kosovë sjell
ndryshimin e kufijve në të gjithë Ballkanin e deri në Ukrainë e Krime. Europa
dhe SHBA-të nuk preken nga ky precedent.
Por
përfitimi është i Serbisë dhe i Rusisë. Rama joshet me një territor prej nja 20
mijë km katëror të Kosovës, me qëllim që të "shkruhet në histori se ai
ishte kryeministri që zgjeroi territoret e Shqipërisë me kaq ose aq km2! Pra
për Ramën nuk janë në pyetje interesat e kombit shqiptar e të shtetësisë së
Kosovës. Në pyetje për të është vetëm lavdia e tij!
Por
lavdia e Ramës paguhet me një çmim të jashtëzakonshëm nga ana e Kosovës.
Atëherë a kanë të drejtë liderët politikë atdhetarë të Kosovës të reagojnë dhe
të mos i besojnë kryeministrit të Shqipërisë?! Kryeministri Rama foli në OKB
dhe e mbrojti Kosovën. Por aq sa mbrojti Kosovën me një retorikë të
përgjithshme, po aq avokati i bëri Open Balkan dhe Serbisë së Vuçiqit. Nëse ai
do ta kishte mbrojtur Kosovën më zellin me të cilin e mbron presidentin e
Serbisë, atëherë me siguri që Vuçiq do të ishte gjunjëzuar dhe do ta kishte
mbyllur kapitullin Kosovë.
Në
kontekstin e këtyre qëndrimeve kemi një marrëdhënie të ftohtë midis presidentes
Osmani dhe kryeministrit Rama. A urrehen midis tyre ata? Unë besoj se jo. Ata
që u morën me këtë akuzë bëjnë argatin e Ramës dhe të Vuçiqit. Sepse të sulmosh
në atë mënyrë presidenten e Kosovës, qëndrimet e pikëpamjet e së cilës dihet se
janë në dobi të vendit të saj, do të thotë të lehtësosh pozitën e presidentit
serb karshi këtij vendi në përpjekje për t'u njohur ndërkombëtarisht si shtet.
Jam i bindur se nëse Rama do t'i kishte kërkuar takim Vjosa Osmanit në selinë e
OKB-së, ky takim do të ksihte ndodhur. Që do të thotë se ajo nuk e urren
kryeministrin e Shqipërisë. Por që dëshiron që ky kryeministër harbut e
arrogant të mos nëpërkëmbë të drejtat e shtetit të saj, siç nëpërkëmben të
drejtat e shqiptarëve në Shqipëri.
Me
këtë dua të them se Rama është urrejtësi më i madh në historinë e këtij kombi.
E shpreh urrejtjen e tij, sidomos kundër shqiptarëve që nuk mendojnë si ai, në
të gjitha format, që prej mimikës e deri te fjalori denigrues i tejskajshëm.