Mendime
Florim Zeqa: Rikthimi në gjenezën tonë kombëtare
E merkure, 12.10.2022, 06:59 PM
Rikthimi në gjenezën tonë kombëtare
Pas
një pushtimi te gjatë, populli ynë kishte ëndërruar po ashtu shumë gjatë, me të
drejtë, siq do të ëndërronte çdo popull tjetër i robëruar, se kur t'i vjen
liria bashkë me të do ti vijnë edhe shumë të mira tjera, por, as në ëndërr nuk
do t’i shkonte në mendje se mund t’i ndodhte e keqja pas asaj lirie të pritur
më shekuj!
Shkruan:
Florim Zeqa
Realitet i hidhur dhe i
papritur
Realiteti
i pasluftës ne Kosove është aq i hidhur dhe i pa pritur saqë i ka zhgënjyer
edhe optimistët më të mëdhenjë, të cilët e kanë të veshtirë të gjejnë pika
reference për të besuar në një përmirësim të shpejtë të gjendjes së krijuar 23
vjet pas çlirimit në Kosovë.
Dukuritë
negative janë të shumta dhe të shumëllojshme, duke filluar nga qeverisja lokale
e deri tek ajo qendrore dhe anasjelltas.
Por,
më shqetësuese se gjithçka tjetër është largimi i të rinjëve nga vendi, është
largimi nga vlerat dhe traditat tona shekullore, të cilat ky popull i ka ruajtur
me fanatizëm brez pas brezi, siq janë: besa, burrëria, morali, respekti,
solidariteti, e shumë vlera tjera njerëzore dhe kombëtare që si kishte asnjë
komb tjetër në botë.
Zëvendësimi
i vlerave sublime me anti-vlera, ka berë që sot në Kosovë të kemi prostitucion
kulturor, përkatësisht huazim të kulturave të huaja, duke u nisur nga ato
sllave, turke e deri tek ato arabo-aziatike.
Shpesh
herë, jo pa të drejtë faji hudhet tek njerëzit e veshur me pushtet për shkak të
qasjes së gabuar ndaj vlerave tona kulturore, por një pjesë të fajit e mbanë
edhe populli që iu shkon pas dhe mbështet politikanët e papërgjegjshëm në
pushtet dhe opozitë.
Një
fjalë e urtë Italiane thotë; "Ogni popolo ha il governo che si
merita", që në shqip i bie: "Çdo popull e ka qeverinë që e
meriton", ngase qeveria nuk pikë nga qielli, por buron nga populli përmes
votës së lirë.
Koha për reflektim dhe
vetëdijësim
Ka
ardhur koha që shtetin e Kosovës ta udhëheqin njerëzit me të kaluar të
ndritshme, të ditur dhe të guximshëm, njerëzit më biografi të pastër atdhetare,
njerëzit më bagaz patriotik dhe kredibilitet qytetar, të pakorruptuar dhe të
pashantazhuar, të cilët nuk bien pre e lakmisë së privilegjeve të pushtetit dhe
pasurimit të paligjshëm.
Ka
ardhur koha që një herë e mirë të merrë fund epoka e injorantëve dhe miopëve
politik, e mercenarëve dhe e matrapazëve, e grupeve të interesit brenda partive
të skenës aktuale politike.
Këtë
do ta bëjë të mundur rreshtimi i ri politik në Alternativën Demokratike për
Ndryshim (ADN), i një rreshtimi të përmasave të viteve të ’90-ta, kur e gjithë
popullata shqiptare u rreshtuan në Alternativen politike në rrethanat e
sistemit plural të kohës, gjegjësisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK),
e cila ishte prijetare e të gjitha proceseve politike dhe ndryshimeve shoqërore
përgjatë viteve të ’90-ta.
Alternativa Demokratike
për Ndryshim, garancë e kthimit në origjinën tonë
ADN-ja
është bashkimi i të gjitha shtresave shoqërore, është bashkim i forcave
intelektuale dhe njerëzore, është bashkimi i familjeve me traditë të pastër
kombëtare, është bashkimi i afaristëve dhe biznesmenëve, është bashkimi i
vlerave humane dhe solidare të kombit tonë që janë të gatshëm për të dhënë edhe
një herë gjithçka nga vetja e tyre për t’i dhënë shpirtë dhe dritë këtij vendi,
për kthimin në rrugë të mbarë të qenjes sonë kombëtare ashtu siq ishim në
fillimvitet e '90-ta.
Alternativa
Demokratike për Ndryshim apo ADN-ja shqiptare për mbijetesë në trojet etnike,
përveqse do t’a parandalojë zbrazjen e Kosovës nga të rinjët, do t’i largojë
nga skena politike injorantët dhe matrapazët e të gjitha llojeve e ngjyrave
partiake.
Ndryshimet
substanciale në skenën politike do të arrihen vetëm përmes ADN-së, kësaj fryme
të pastër kombëtare, të udhëhequr nga intelektualë të kalibrit, analistë dhe
gazetarë të guximshëm, veprimtarë dhe aktivistë të devotshëm të çështjes
kombëtare, gjegjësisht me bashkimin e të gjitha forcave progresive, të
shëndosha dhe të padjallëzuara të qenjes sonë kombëtare.