Mendime
Nue Oroshi: Jehona e refuzimit të Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren dhe format e rezistencës
E hene, 10.10.2022, 07:50 PM
Jehona e refuzimit të Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren dhe format e rezistencës
Nga
Nue Oroshi
Këto
ditë nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe mërgata e madhe atdhetare kisha
me mijëra telefonata,emaila,sms në mesingjer si dhe komunikime të tjera edhe në
forma të ndryshme lidhur më këtë veprim antikombëtar të forcave neo-otomane dhe
atyre pansllaviste në Kosovë.Të gjithë këta atdhetarë kush me shumë e kush më
pak në mënyrën e vet e kanë shprehur pakënaqësinë lidhur më këtë refuzim.
Por
shtrohen pyetjet: A humbet lufta me një betejë? A ishte ky refuzim zbulim në
dritën e diellit se kush janë neo otomanët dhe pansllavstët në Kosovë?Unë e
mendoj të dytën.E mendoj të dytën se veprimi i matur dhe shumë profesional i
intelektualëve dhe eksperteve të Shoqatës Trojet e Arbrit i zbuloj dhe i
vendosi para aktit të kryer disa konjuktura të qelbuara që janë instaluar dhe
përvjedhur në mënyra të ndryshme mbrenda institucioneve të Kosovës dhe janë
duke e luajtur aty punën e djallit.Ata janë duke e pirë duhanin në mënyrë
tinzare Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit i cili duhet të marrë masa sa më
të shpejta që të bënë shkarkimin e Ministrit të Kulturës Hajrullah Çeku dhe
komplet atyre neo-otomanëve të tjerë që janë fshehur mbrenda institucioneve të
Kosovës dhe që ishin nënshkrues të këtij akti të tmerrëshem
antikombëtar.Reagimet që me erdhën lidhur më këtë refuzim ishin të shumta.Ata
dhe ato atdhetare jepnin propozime prej më të ndryshmëve që kjo krizë e
shkaktuar nga nje pjesë e institucioneve të Kosovës, që përfaqësojnë
neotomanizmin dhe pansllavizmin, si dhe nga ana tjetër e atdhetarëve në të
gjitha trojet etnike shqiptare dhe nga mërgata e madhe atdhetare që janë
përkrahësit e Gjergj Kastriotit dhe historisë sonë shqiptare.Shumica nga këta
atdhetar zgjidhjen e problemit nuk e shihnin njësoj.
Njëra
pjesë këtë zgjidhje e shikonte duke u bërë nje ndërmjetësim në mes të forcave
atdhetare shqiptare dhe atyre politike, kuptohet në nivelet më të larta
qeveritare.Disa madje u shprehnin edhe të gatshëm që të ndermjetësojnë, në
mënyrë që të zgjidhet fija e këtij lëmshi aspak të nderlikuar por që e
nderlikuan pa asnjë nevojë forcat neo otomane dhe ato pansllaviste brenda
institucioneve të Kosovës.
Reaguesit
e tjerë dhe që nuk ishin të paktët zgjidhjen e çështjes e shohin në një
konfrontim direkt me forcat neo otomane dhe ato pansllaviste, qoftë në formë të
protestave masive apo në forma të tjera të një rezistence aktive për pastrimin
e Kosovës nga tradhëtarët, që po e brejnë Kosovën si një gangrenë apo një
kancer që nuk ka shërim pa e hequr të tërin nga faqja e dheut.
Se
cili opcion do të aktivizohet në të ardhmën kjo mbetët të shihet.Shoqata
"Trojet e Arbrit" është e gatshme për të dyja këto opcione të
zgjidhjes së kësaj çështje.Sa i përket opcionit të parë në jemi të gatshëm të
takojmë Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Albin Kurtin dhe të zgjidhim
këtë çështje në mënyrë paqësore.Por jemi të gatshëm edhe për opcionin e dytë
pra, atë të protestës dhe rezistencës qytetare në mbrojte të historisë
shqiptare, në mbrojtje të atdhetarizmit shqiptarë.Një gjë dua t´iu siguroj të
gjithë përkrahësve të Kastriotizmit.
Ne
që e kemi dhënë këtë ide nuk e kemi dhënë vetëm sa për sy e faqe, por do t´iu
prijmë të gjitha formave të rezistencës kombëtare deri sa të realizohet ky
projekt kombëtar.Prizreni është qytet shqiptarë dhe shqiptarë do të
mbetët.Shoqata "Trojet e Arbrit" këta muaj do të punon në dy
drejtime:takime dhe informime me ambasadorë të huaj që vijnë nga shtetët qe e
kanë krijuar dhe po e mbajnë Pavarësinë e Kosovës, si dhe takime me shqiptarët
atdhetarë përkrahës të Kastriotizmit në të gjitha trojet shqiptare dhe nga
mërgata atdhetare.Pra,për çfarëdo rezistence që do të vëndoset ne jemi të
gatshëm ti prijmë asaj rezistence.
Çdo
qëndresë kundër forcave neo otomane dhe atyre pansllaviste do ta bëjmë pa maska
por duke i identifikuar më emra dhe mbiemra.Tek e fundit Murana e Gjergj
Kastriotit në Prizren kërkon edhe kurban për tu realizuar.Le të jem unë
Kryetari i Shoqatës "Trojet e Arbrit "kurbani i parë.Edhe pas kësaj
rezistenca kundër Neo Otomanizmit dhe Pansllavizmit duhet të vazhdoj.Kjo punë
nuk është nisur për të mos përfunduarëKy projekt ka filluar dhe do të përfundoj
më plot sukses, pavarësisht kohëzgjatjes,apo cungjeve dhe gurëve që na dalin në
rrugë dhe që nuk janë të pakët.