Mendime
Fahri Dahri: Kronologjia e ngjarjeve historike të Thesproti/Çamërisë
E merkure, 12.10.2022, 07:33 PM
KRONOLOGJIA E NGJARJEVE HISTORIKE TË THESPROTI/ÇAMËRISË
Nga
Fahri Dahri
Të nderuar lexues!. Sot do të njiheni me "Kronologjinë e ngjarjeve historike të Thesproti/ Çamlrisë". Separi e dimë të gjithë se "Çdo person është një burim informacioni. Aftësia për të fituar njohuri, dhe për të ndarë ato, për t'i përdorur ato në jetën e përditshme dhe është një i madh ndryshimi midis njeriut dhe kafshëve". Kështu është një variant për ç'farë na shërben informacioni. Sot kemi shumë mundësira për të marrë dhe dhënë informacione. Në rrjetin social (fb), këto dy muajt e fundit, kam marrë shumë informacione nga më të ndryshmet. Po ashtu edhe kam dhënë.
Ngjarjet aktuale, lidhur me ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit, më shtyn që t'ju bëj të ditur lexuesave të interesuar, një studim të kryer 9 vjet më parë dhe të botuar në librin "Njohuri historike për Thesproti/ Çamërinë", botuar në vitin 2013. Materiali titullohet: "Kronologjia e ngjarjeve historike të Thesproti/Çamërisë", nga lashtësia deri në vutin 2013. Nga viti 2013 e deri sot (2022), nuk e kam të vështirë për ta trajtuar, por sinqerisht nuk vrej ndonjë ngjarje që duhet vlerësuar, përkundrazi, veçse një heshtje, pak a shumë si heshtja e frikshme e periudhës 1961-1991 (heshtje që trajtohet në këtë material). Ju falënderoj dhe ju uroj lexim të frytshëm.
Me respekt Fahri Dahri.-. Studies i trevës së Çamërisë. 22/korrik/2022.
Shenim: Miq të respektuar! Jeni të mirëpritur që kësaj kronologjie, nëse ka ngjarje të cilat nuk kam arritur ti përfshi, i mirëpres për ti trajtuar. Çdo mendim shtesë i juaji, do të vlerësohet dhe do të përfshihet në këtë kronologji, që të bëhet sa më e plotë. Sëbashku t'u lëmë brezave një kronologji të ngjarjeve historike për rajonin e Çamërisë sa më të plotë, më të pasuruar me ngjarjet e rëndësishme, të cilat do ti shërbejnë historisë së trevës së Çamërisë. Ju faleminderit.
Me sinqeritet Fahri Dahri
?????
KRONOLOGJIA E NGJARJEVE HISTORIKE TË THESPROTI-ÇAMËRISË
(Nga shekulli XI para Krishtit deri në vitin 2013 pas Krishtit).
EPOKA PARA KRISHTIT
(SHEK- XI-X).
Uliksi i Homerit tek “Odisea”, mikpritet dhe përcillet me dhurata të shumta nga Fheidoni, Kryetar i fisit thesprot.
Shek VI.
U shfaq fenomeni i diferencimeve të theksuara sociale, si rrjedhojë e zhvillimit të madh ekonomiko-shoqëror. Diferencimet kishin filluar të shfaqeshin që në shekujt VIII dhe VII-të.
Në gjysmën e dytë të shek.V. Lindën shtresat e zejtarëve dhe tregtarëve. Nga fundi i shek.V, mollosët e shtrin kontrollin e tyre deri në luginën e sipërme të lumit Acheron.
Shek.V-IV. Lindën qytetet në Thesproti:Kasopi, Elea, Pasarioni, Kastria (Euremeni apo Tekmoni antik), Elina, Kuçi dhe Gitana (Gjitanet).
Shek. IV. Në këtë periudhë lindi “Aristokracia e Tokës dhe e Bagëtive”. Si rezultat i diferencimeve të brëndshme dhe luftërave që bënin sundimtarët e fiseve për të nënështruar fqinjët, lindën disa federata. Sundimi politik i tyre mbështetej tek bashkimi i disa fshatarëve që u quajtën “Koine”. Deri në atë kohë nuk njihej pushteti i mbretit nga “Koinët” thesprote. Çdo “Koine” kishte në krye dy magjistratë të lartë ekzekutivë që quheshin “Prostatë”.
Vitet 432-404. Dalin në skenën e historisë federatat, në kohën e luftës së Peloponezit, ku ushtria thesprote mori pjesë në anën e Spartës kundër qytetit Strato të Akarnanisë.
Vitet 342-331. Aleksandri “Mollos”, i imponoi pushtetin e tij edhe Kainonit të Thesprotisë, që deri atëhere ishte e pavarur.
Ne gjysmen e dyte te shek. IV. Lidhja Mollose shndërrohet në “Aleanca Epirote”, në të cilën u bashkua edhe shteti i Thesprotisë. Aleanca përfaqesonte një shtet federativ me bazë monarkinë, me të drejta të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit.
Vitet 334-233. Aleanca Epirote, zëvëndësohet nga “Lidhja Republikane Epirote”.
Vitet 330-320. Motra e Aleksandrit “Mollos”, Olimbia (epirote) largon nga pushteti kunatën (gruan e Aleksandrit Mollos), Kleopatrën dhe sundoi shtetin e Epirit.
Viti 319. Lindi Pirro i Epirit. Prindërit e tij ishin Ajakidi dhe Efthisi, të dy epirotë.
Viti 297. Pirro erdhi në krye të pushtetit të Epirit nga viti 297 deri në vitin272, për 25 vjet.
Viti
272.
Pirro sulmoi
Spartën dhe Agosin. Në Agos u godit në
kokë me një vazo që hodhi nga ballkoni një plake dhe vdiq. Me vdekjen e Pirros,
Aleanca Epirote e humbi fuqinë e mëparshme (të shek.III). Ajo mbretëri përjetoi
periudhën e fundit të ekzistencës së saj.
Viti 243.
Epiri u shndërrua në Federatë dhe u krijua “Lidhja Epirote” me kryeqytet
Foiniken (Finiqin e sitëm)
Vitet
234-233.
Aristokracia epirote i dha fund
rregjimit të vjetër monarkik duke vrarë mbretëreshën Deidames, e cila
ishte sundimtarja e fundit prej dy shekujsh e dinastisë së Ajakidëve.
Viti
230.
Lidhja
Epirote vendos marrëdhënie me Etolët dhe Akejt kundër fiseve të tjera Ilire,
por nga ajo marrëdhënie Epiri u dobësua, kështu ndryshoi politikë ndaj Etolëve
dhe hyri në aleancë me kundërshtarin e saj, shtetin Ilir të kryesuar nga Teuta.
Etolët kundërvepruan, hynë në Epir dhe shkatërruan pjesë të tëra, pa kursyer
edhe faltoren pellazgjike Dodonën.
Viti
205.
Lidhja
Epirote ndërmjetëson për vendosjen e paqes ndërmjet Romës, Maqedonisë dhe
Etolisë. Marrëveshja nënëshkruhet në Foinike (Finiqi i sotëm).
Viti
198.
Në
luftën e dytë ndërmjet Maqedonisë dhe Romës, Lidhja Epirote ishte me mendime të
ndryshme. Kaonët dhe thesprotët ishin për të ndihmuar Romën; ndërsa mollosët
kishin mendim tjetër. Në luftën e tretë maqedono-romake, mollosët kaluan në
anën e maqedonasve; ndërsa thesprotët anën romake.
Viti
170.
“Lidhja Epirote” humbi pavarësinë.
Viti
167.
Epiri u shkatërrua nga pushtuesit romakë, u dogjen 70 qendra banimi dhe
u dërguan në Itali 150,000 veta si skllevër.
Vitet 147-146.
Epiri
u bë pjesë e provincës romake e Maqedonisë dhe u quajt “Epir Ventus”, për tu
dalluar nga “Epiri i ri” në lindje. Mbas këti viti deri në shek. III pas
Krishtit, Epiri hyri në kontakt me pushtuesit romakë.
EPOKA
E PAS KRISHTIT.
Viti
395.
Nga viti 146 para Krishtit deri në vitin 395, gjatë atyre 400 viteve
Epiri sundohej nga Roma, deri në shek. III pas Krishtit, kur kaloi në sundimin e Kostandinopojës. Në atë periudhë,
vërshuan dyndjet masive, të një pas njëshme të Gotëve, Hunëve, Avarëve (rusët),
Sllavëve dhe Vllehëve, por karakteri Ilir, me pas shqiptar i thesprotëve,
megjithë tronditjet nga lëvizjet demografike, asnjëherë nuk e humbi tërësisht
identitetin e fisit thesprot.
Shek
IX. deri ne fillim te shek. IX sundoi shteti Bullgar. Në vitet 981 pas Krishtit
deri në vitin 1014, perandori bizantin Vasili, ndërmori fushatë të ashpër
kundër Bullgarisë dhe fitoi.
Vitet
1014-1018.
Car Samueli i Bullgarisë vdiq më 14/09/1014. Lufta vazhdoi edhe 4 vjet
të tjera dhe në vitin 1018 forcat bullgare humbën. U riforcua perandoria
Bizantine.
Viti
1204.
Kostandinopoja
ra në Kryqezatën e Katërtë në vitin 1204 pas Krishtit. Mihal Komneni pushtoi
Aetolinë dhe Epirin, duke vazhduar zotërimin e zonës, me pasardhësit deri në
vitin 1318.
Viti
1318. Charles
II Tocco, krahas zotërimit të Qefallonisë dhe Zantes (ishulli Zakintos), mori
(llavi) edhe titullin e despotatit të Epirit.
Viti
1358. Despotati
i Artës, është themeluar nga Pjetër Losha, anëtar i një fisi shqiptar.
Viti
1380.
Gjon
Zenebishi nga Vagenetia, formon principatën e Gjirokastrës, duke përfshirë
pjesn veriore të Çamërisë (pra vetëm pjesën e Vagenetisë, jo të gjithë
Çamërinë).
Viti
1414. Rajoni
bie nën kontrollin e perandoisë Osmane dhe të Venetikut.
Shekulli
XVI.
Në
atë shekull, fillon proçesi i islamizimit të
Shqipërisë, fillimisht bën përparim të vogël.
Viti
1622.
Një
grup njerëzish, me origjinë shqipëtare, të konfederatës në malet e Sulit, i
reziston trupave osmane.
Shekujt
XVIII dhe XIX.
Ndodhi
përhapja e islamizimit të popullsisë dhe shumica myslimane e Shqipërisë bëhet
nga fundi i shekullit XIX.
Vitet
1792-1803.
Ali
Pashë Tepelena përfshiu Epirin në pashallekun e tij.
Vitet
1821-1829.
Lufta e Greqisë për pavaresinë. Revolucioni i Përgjithshëm i ushtrisë
greke dhe luftëtarët suliotë me Marko Boçarin.
Viti
1827.
Peshkopi i Paramëthisë, Grigorio, përktheu “Dhjatën e Re” në gjuhën shqipe,
se besimtarët nuk e kuptonin testamentin e Ri në gjuhën greke.
???
Duhet
theksuar se në mesjetën e mesme, vihen re edhe ndryshime në disa koncepte.
Kështu koncepti territorial i ndërtuar mbi emrin "Epir", të
territorit ku banonin tre fiset kryesore (kaonet, thesprotet dhe molloset), u
shndërrua në konceptin burokratik "romajos" (poìáéïò) të
administratës bizantine për të gjithë shtetasit e saj dhe popujt quheshin
"romej", pra nuk kishte koncepte kombi. Në kohën kur Perandoria e
Lindjes u lëkund nga Kryqëzata IV (1204), në Perandorinë Bizantine u përhap koncepti
modern i kombësisë, i cili ka si komponent kryesor jo përkatësinë kishtare dhe
shtetërore, siç kishte koncepti "romaios", por komponentin kombëtar.
Pikërisht
mbi parametrat e konceptit të kombësisë të rajoneve të Shqipërisë u formua edhe
historia e Çamërisë. Ky fenomen ndodhi
gjatë sundimit të perandorisë osmane. "Janë të vetmet parametra, të
cilat e shkëpusin historinë e shqiptarëve të Çamërisë nga historia e mëparshme
e banorëve bizantinë "romaios" dhe, në të njëjtën kohë, nga historia
e mëvonshme e pakicës helene që banonte në Çamëri", shkruan profesor
Kristo Frashëri.
Shekulli
XIX.
Në
atë shekull lindën shtetet nacionale të pavarura ballkanike, si pasojë e
shfaqjeve të lakmive nacionaliste.
Pikërisht në këtë periudhë filluan dhe sulmet armiqësore kundër etnisë
shqiptare.
Viti
1878
Kongresi
i Berlinit filloi punimet më13 .qershor 1878. Kryetarit të Kongresit,
kancelarit gjerman Bismarkut, ju paraqit një kërkesë që të përfshinte në rendin e ditës të një
seance edhe çështjen e kombit shqiptar. Kancelari gjerman jo që nuk pranoi, por
u shpreh brutalisht se “nuk ka një komb shqiptar”. Qëndrimi brutal i
kancelarit, krahas ndërhyrjeve të antishqiptarisë, vinte dhe nga që, ashtu si
ne sot edhe ata të asaj kohe, nuk pranonin përcaktimin e kombit mbi baza
fetare. Traktati i Berlinit nuk i njohu Shqipërisë asnjë të drejtë kombëtare,
madje nuk e zinte fare në gojë emrin e saj. Ai nuk respektoi as hapsirën e saj territoriale.
Viti
1878.
Po
në këtë vit, nga baza fisnore, filloi zgjimi kombëtar shqiptar që çoi në
themelimin e Lidhjes së Prizrenit, si dhe në lëvizjet për krijimin e shtetit
Shqiptar. U krijuan degët lokale të Lidhjes së Prizrenit edhe në Çamëri, me
udhëheqës të degës lokale Abedin Dino dhe Osman Taka.
Viti
1879.
U
mbajt më 11 janar 1979 "Kuvendi i
Prevezës" në mbrojtje të trojeve të Shqipërisë së Jugut. Kuvendi
kundërshtoi fort dhe me fakte dhënien Mbretërisë Greke të rajonit të Çamërisë
deri në lumin Kalama. Ai kuvend, në mbrojtje të trojeve shqiptare formoi tre
komisione. Në komisionin diplomatik, në krye të tij u caktua Abdyl Frashëri.
Misioni kryesor ishte mbrojtja e trojeve nga aneksimi i tyre Greqisë, sipas
planit që parashikonin punimet greko-turke. Rol të rëndësishëm në dështimin e
punimeve të atij plani pati patrioti çam, Abedin bej Dino. Më pas zhvillimet
politike, detyruan Turqinë të lëshojë prefekturën e Artës. Në muajin maj të
vitit 1881 Arta, nga Fuqite e Medha ju aneksua padrejtësisht shtetit Grek. Me
atë veprim "të mëdhenjtë" krijuan fillesën e problemit të coptimit të
trojeve shqiptare. Me Artën e Çamërisë, shteti grek filloi vënien në zbatim të
strategjisë së saj për shtrirjen e helenizmit në trojet shqiptare.Synim i cili
nuk ka rreshtur së vepruari edhe në ditët e sotme.
Viti
1879.
Baba Stathi Melani (prift ortodoks, kapedan Stathi), hapi shkollen e
parë në gjuhën shqipe, në rajonin e Sajadhës (në Çamëri). Veprimtaria e tij ra
në sy të Osmanëve. I dogjën shtëpinë disa herë si dhe librat shqip. Baba Stathi
megjithatë vazhdoi përhapjen e shkrimit shqip, derisa më 24 dhjetor 1917, i
zunë pritë bandat hajdute të Josif Suropullos (grekë), të cilët e vranë duke i
prerë kokën. (Bashkëpunim greko-turk, kundër shkrimit shqip!)
Viti
1892.
Me datë 20/09/1892 peshkopi i Kosturit Fillateri nxori lajmërimin me
titull: “Mallkim i shkronjave shqipe”.
Viti 1908.
Në
Manastir mblidhet Kongresi i Alfabetit shqip. Kryetar i Kongresit u zgjodh
Mit’hat Frashëri, ndërsa kryetar i komisionit u zgjodh Atë Gjergj Fishta. Viti
1909.
Qeveria
Osmane (turke) urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave shqipe si dhe dha urdhër
të prerë: “Të shuhen (të digjen) në zjarr të gjitha librat, dokumentet dhe
letërsia shqipe”.
20
dhjetor 1912.
Konferenca
e Ambasadorëve, Londër (1912-1913), u përcakua e ardhmja e Shqipërisë, të cilën
e coptuan në 5 shtete.
Shtator
1913. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (15/10/1913). Qëllimi i rij ishte të
kujdesej për qeverisjen e Shqipërisë të sapo krijuar deri sa institucionet e
saj të ishin në regull.
28/11/1912.
U
krijua Shqipëria e pavarur. Shteti parlamentar u themelua më 28 /11/1912. Ndërsa senati dhe qeveria u krijuan më 4
dhjetor 1912. Mbetën jashte kufijve etnike krahina e Kosovës dhe e Çamërisë
17
dhjetor 1913.
“Protokolli
i Firencës”, Dhjetor 1913. Një akt ndërkombëtar me anën e të cilit u caktua
kufiri i Shqipërisë. Akti u kijua me vendimin e datës 11 Gusht 1913 të
Konferencës së ambasadorëve në Londër.
Vitet
1912-1913.
Luftrat Ballkanike. Epiri (i vjetër) i u aneksua Greqisë, por ajo kërkonte sovranitetin mbi
gjithë rajonin e Epirit. Shqipëria shpalli pavarësinë nga perandoria Osmane.
Gjashtë delegate çamë nga Çamëria dhe Janina nënëshkruan deklaratën. Traktati i
Londrës i jep shumicën e Çaërisë mbretërisë së Greqisë dhe vetëm 7 fshatra çame
mbetën në Shqipëri.
Viti
18 Maj 1919.
Konferenca
e Paqes e Parisit, ndryshe Konferenca e Paqes e Versajës, ishte takimi i Fuqive
Aleate fituese pas L1B.
Më
23 shkurt 1913.
Kapiteni grek Deli Janaqi (nga Kreta) arrestoi 72 burra, krerët e
krahinës së Çamërisë dhe i pushkatoi mizorisht, pa gjyq dhe pa asnjë akuzë tek
përroi i Selanit, në Paramëthi.
17
maj 1914.
Protokolli
i Korfuzit. U nënëshkrua me 17//Maj/1914. Kushtet e protokollit nuk u zbatuan
asnjëherë dhe pas L1B, ai protokoll u anullua në vitin 1921 dhe Epiri i Veriut
iu dha përfundimisht shtetit Shqiptar.
Viti 1918.
Lefter Venizellos hartoi hartën e Greqisë së Madhe, ku përfshinte
gjysmën e Shqipërisë së pavarur dhe Turqinë e sotëme, me kryeqytet
Kostandinopojën (Stambollin). Hartimi i hartes mbështetej tek strategjia e
“Megalloidesë”.
Viti
1920.
Nënëshkruhet në Saver (10.08.1920) Traktati ku jepen garancitë për të gjitha vendet që ju dhanë
Greqisë, ajo detyrohej të qeveriste në
bazë të parimeve të lirisë dhe drejtësisë.
Viti 1921-1922.
Qeveria greke rihartoi dhe përpunoi
tezën fatkeqe, të ideuar nga L.Venizellos, për këmbimin e greko-turqëve
me turko-grekët, duke përfshirë edhe çamët myslimanë me pretendimin se edhe ata
ishin turq.
Viti 1922. Gjatë
shkëmbimit greko-turk të popullsisë, rreth 35,000 çamë myslimanë largohen nga
Çamëria, ndërsa 16,000 refugjatë
ortodoksë turq u vendosën në Çamëri.
1923.
Në Lozanë me 24 janar u nënëshkrua konventa mes Greqisë dhe Turqisë dhe u ratifikua nga parlamenti
grek me datë 06.08.1924 ku u vendos që popullsia çame myslimane të mos i
nënështrohej këmbimit, mbasi u vërtetua se çamët nuk ishin turq. Por
pavarësisht kësaj qeveria greke, me pas nuk e zbatoi, por vazhdoi strategjinë e saj kundër popullsisë çame.
Viti 1926.
Shqiptarët çamë, u
njohën si minoritet, u premtua kompesimi për tokat e tyre dhe hapjen e
shkollave në gjuhën shqipe. Një
komision, me banorë të Gumenicës dhe Margëllëçit, i u drejtuan
kryeministrit grek, Teodor Pangallos, për zbatimin e reformës agrare me
korrektesi nga pala greke.
Viti 1927. Qeveria
e re greke me një ligj të veçantë heq njohjen e minoriteteve, përfshirë edhe
çamët, i privon nga shtetesia dhe konçensionet e mëparshme.
Viti
1928. Afro
100 fshatra të Thesprotisë, Prevezës dhe Janinës, shteti Grek u ndryshoi emrat
që kishin dhe i zëvëndësoi me emra në greqisht.
Viti 1935.
Shqipëria
dhe Greqia nënëshkruajnë një marrëveshje
që do lejonte hapjen e shkollave në gjuhën shqipe për çamët. Marrëveshja u shfuqizua nga rregjimi diktatorial
i Metaxait që mori pushtetin në Greqi..
Vitet 1939-1940. Pas
aneksimit italian të Shqipërisë në 7 prill 1939, rekrutet çamë në ushtrinë
greke u çarmatosën dhe u vendosën në punë ndërtimore; ndërsa nga fundi i vitit
1940 mbi 6,000 burra dhe djem çamë u dërguan në mergim (internim) në ishujt e
Detit Egje.
Viti 1940.
Italia pushtoi Greqinë, por u zbraps. Në prill të vitit 1941, ushtria
gjermane pushtoi Greqinë.
Vitet
1941-1944.
Greqia pushtohet nga “Boshti”. Disa dhjetra (70) çamë myslimanë
bashkëpunuan me forcat pushtuese. Ndërsa qindra të tjerë (mbi 700) çamë
myslimanë u bashkuan me rezistencën (partizanët - ELLAS-in), ashtu siç u veprua
në Shqipëri, u vepruan edhe nga shqiptarët e Çamërisë në Greqi (nga muaji maj
1944).
Vitet 1944-1945.
Kjo
periudhë shënon përfundimin e spastrimit etnik dhe fetar të Çamërisë nga kisha
dhe shteti Grek. Gjenocidi grek ndaj çamëve mban përgjegjësi penale dhe morale për
këto pasoja: Në bazë të statistikave që janë publikuar nga Shoqata Politike
Atdhetare “Çamëria” në Tiranë, gjatë
masakrave që janë bërë në vitet 1944-1945, në qytetet dhe fshatrat çame janë
vrarë 2.777 civilë shqiptarë; vdiqën në internim 500 veta; janë humbur,
rrëmbyer 2,300 frymë nga të gjitha moshat; vdiqën nga dhuna, uria, semundjet
dhe torturat 2.755 pleq, gra, fëmijë. Gjithësej humbën jetën nga gjenocidi grek
8.332 banorë çamë, ose 29,65% e popullsisë shqiptare të Çamërisë, nga 28.002
banorë autoktonë që ishin në prag të L2B. Janë plaçkitur dhe djegur 5.800
shtëpi në 68 fshatra. Sipas një liste, disa humbje materiale janë llogaritur:
110.000 dele, 24.000 bagëti të trasha, 25.000 tonë grurë dhe 8.000 tonë vaj
ushqimor. Në vitin 1941 pasuritë rurale të popullsisë shqiptare në Çamëri
arrinin në dy milionë e gjashtë qind mijë (2.600.000) strema (dynymë) ose 260
mijë hektarë, që përfshinin: tokat bujqësore, lëndinat, kopshtet, pyjet dhe
kullotat. Pronat e paluajtshme ku përfshihen: shtëpi, punishte dhe fabrika,
hotele dhe dyqane shërbimit, ndërtesa publike, etj. shumica e të cilave janë
djegur dhe shkatërruar. Sipas statistikave, ato pasuri janë vlerësuar me mbi
100 milionë franga ari të asaj kohe.
Shumica
e çamëve myslimaneë që arritën të shpëtonin nga masakrat dhe kasaphana e
ushtrisë greke, u dëbuan dhunshëm përtej kufirit të shtetit grek (nga
vendlindja e tyre autoktone) prej forcave të krahut të djathtë të Lidhjes
Kombëtare të Republikës Greke.
Kontradita
që ekziston brenda vetë akuzës greke, gjoja të bashkëpunimit të çamëve me
pushtuesit, dallon tek qëndrimet armiqësore të shtetit Grek ndaj banorëve
myslimanë të Çamërisë, mbasi ato nuk u krijuan gjatë L2B, siç akuzohet, por
filluan disa muaj para aneksimit të rajonit në favor të Greqisë në vitin 1913.
Mos
harroni, ndodhitë vrastare dhe rrëmbimet pasurore, të mësipërme i takojnë
periudhave 33 vite para sajesës absurde gjoja
të bashkëpunimit të çamëve me gjermanët (1944-1945). Alibia e akuzës jo
ligjore për "bashkëpunim me pushtuesit", rrëzohet automatikisht, se
qëndrimi armiqësor i qeverive greke ndaj çamëve, nuk u lind në L2B, por që në
fillimet e vitit 1913. Tërheq vëmëndjet për lexuesit, se shteti Grek, nuk e
merr guximin të flitet për marëdhëniet me banorët e Çamërisë që nga aneksimi i
padrejtë i rajonit (1913), por përqëndrohet vetëm tek L2B të cilën e
"mballos" me sajesën e "bashkëpunimit të çamëve me
okupatorin". U ndala pak tek ky qëndrim grek, sepse kjo merr rëndësinë e
ngjarjeve të vërteta greko-çame.
Theksoj
se, ashtu siç veproi me masakra çnjerëzore EDES-i, kundër banorëve myslimanë të
Çamërisë, rezultoi se edhe ELLAS-i, në fund u rreshtua me EDES-in kundër bijëve
dhe bijave çame, e cila i dorëzoi tek vrasësi sipas marëveshjes së
"Varkizës". E theksova këtë akt armiqësor, për të mos u mashtruar nga
propagandat se, gjoja po të fitonte pushtetin ELLAS-i, popullsisë çame të
dëbuar do ti lejohesh kthimi në trojet e tyre. Kjo nuk do të ndodhte sepse në
Greqi shteti udhëhiqet nga kisha ortodokse me strategjinë e
"Megalloidesë", për shtrirjen e helenizmit me të gjitha mjetet dhe
mënyrat çnjerëzore.
Në
mënyrë të përmbledhur, që nga viti i gjenocidit e në vazhdim, shteti dhe kisha
ortodokse greke po grabisin dhe shfrytëzojnë padrejtësisht të gjitha të mirat
materiale që ka dhe jep rajoni tërësor i Çamërisë.
Viti
1946.
Çamët, organizohen si emigrantë. Në qytetin e Vlorës u mbajt Kongresi
çam. U krijua KAEÇ (Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë). Organizohen disa
mbledhje të Komitetit, të cilat dështuan si rrjedhojë e mungesës së përvojës dhe e mos
marrëveshjeve ndërmjet anëtarëve të Komitetit. Viti
1949.
Mbahet mbledhja e
Byrosë Politike e KQPPSH (25 mars) ku u trajtua problemi i rekrutimit të
burrave çamë për ti dërguar në luftë përkrah ushtrisë demokratike greke. Por
çamët nuk pranuan, e refuzuan me neveri atë manovër vrastare. Si pasojë, kundër
emigrantëve çamë, filluan ndëshkimet e turpshme të shtetit Shqiptar. Mos
pranimi i çamëve për të shkuar në luftë bashkë me grekët, është dhe një
përgënjeshtrim i akuzave greke se gjoja çamët e paskan pranuar. Viti
1952.
Shteti
grek konfiskon pasurit dhe pronat e çamëve dhe u heq shtetësinë greke.
Viti
1953.
Shteti shqiptar u jep shtetësinë shqiptare të gjithë emigrantëve çamë në
grup (toptan).
Viti 1961. Mbas
prishjes së marrëdhënieve shqiptaro- sovjetike, shteti shqiptar, krahas masave
te tjera, ngarkon sigurimin e shtetit për hartimin e akt-akuzës për tradhti
kombëtare ndaj Atdheut dhe partisë, gjoja nga një grup çamësh intelektualë, me
detyra të larta shtetërore. Vala e arrestimeve përfshiu mbi 80 veta, pesë prej
të cilëve u dënuan me pushkatim dhe pjesa tjetër me burgosje dhe internime me nga
mbi 20 vjet. Disa prej të cilëve, nga torturat vdiqën nëpër burgje. Mbas kësaj
fushate përndjekëse, situata për ish emigrantët çamë u bë mjaft e veshtire,
tepër e nderë, diskredituese, përbuzëse.
Vitet
1961 deri në vitin 1991.
Komuniteti çam, tashmë nënshtetas shqiptar, gjatë kësaj periudhe u
përball me heshtje të përgjithshme, të frikëshme, suverjim dhe poshtërim ndaj
të gjithë komunitetit shqiptar të dëbuar dhunshëm nga trojet etnike të
Çamërisë, prej shtetit demokratik Grek. Periudha më e zesë, e cila pasoi prej
strategjisë ugurzezë të sigurimit të shtetit shqiptar, që kurdisi akt-akuzën
për “Tradhëti të lartë ndaj Atdheut dhe partisë”, që ju dedikua intelektualëve
të fisit thesprot-çam!.
Viti
1991.
Rrëzohet sistemi komunist edhe në Shqipëri. Fitohet e drejta e fjalës së
lirë, e cila ishte censuruar për dhjetra vjeçarë. Në janar të vitit 1991,
intelektualë çamë marrin inisisativën dhe themeluan “Shoqerinë Atdhetare të
Çamërisë” (SHAÇ), me në krye Abaz Dojaka.
Më pas do të quhet “Shoqëria Politike Atdhetare e Çamërisë” (SHPAÇ).
Ndër vite shoqëria është drejtuar nga Arshin Xhezo, Lutfi Saqe, Qani Biraçi,
Bedri Myftari, ne mungesë të tij, për arësye shëndetësore, detyrën e Kryetarit
të SHPAÇ e kreu ish Sekretari i Përgjithshëm Enver Dahri; në vijim Selman
Sheme, Servet Mehmeti. SHPAÇ vazhdon aktivitetin e saj, në përpjekje për
mbrojtjen dhe zgjidhjen e “Çështjes Çame”, nën drejtimin e Ardian Taka.
Viti
1994.
Parlamenti
shqiptar miraton Dekretin Nr.7839, datë 30.06.1994, "Dita e genocidit grek
ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grekë".
Viti
1996.
U
nënshkrua një traktat miqësie ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, ku ndër të tjera
u theksua në media edhe njohja e pronave të shtetasve shqiptarë në Greqi dhe
anasjelltas. Traktati u përdor për efekte elektorale, gjoja bëhej fjalë edhe
për pronat e çamëve. Realisht në atë traktat nuk u fol fare për pronat e
çamëve!. Traktati nuk u vu në zbatim, ashtu si dhe shumë traktate, konventa të
tjera ndërkombëtare, të pranuara nga shteti grek gjatë gjithë historisë së tij,
duke filluar nga viti 1830 e deri sot, me shtetin shqiptar dhe me shqiptarët në
tëresi.
Viti
2004.
Nga bashkëpunimi i SHPAÇ, me partinë e Ballit, paraqitet në Parlamentin
shqiptar Rezoluta për “Zgjidhjen e Çështjes Çame”, e cila mori vetëm 53 vota të
deputetëve të djathtë dhe të një deputeti socialist.
Viti 2004.
Krijohet Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI) me kryetar Tahir
Muhedinin, për përfaqësimin edhe të interesave të komunitetit çam në politikën
shqiptare.
Viti 2009.
Në
zgjedhjet parlamentare të 25 majit, Partia për Drejtësi dhe Integrim, siguroi
në Vlorë deputetin e parë me prejardhje nga Çamëria, Dashamir Tahiri. Më pas
bashkohet deputeti socialist Shpëtim Idrizi. Dy deputetët me origjinë nga
Çamëria krijuan Partinë për Drejtësi dhe Unitet me kryetar Shpëtim Idrizin. Në
bashkëpunim me Partinë për Drejtësi dhe Integrim, të krijuar nga Tahir
Muhedini, arrihet marrëveshja për unifikimin e dy partive në një të vetme, e
cila u quajt “Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet”, e përfaqësuar në
parlamentin shqiptar me dy deputetë.
Viti
2013.
Mbas shumë
përpjekjesh dhe këmbëngulje nga deputetët e PDIU-se në parlamentin shqiptar,
për miratimin e Rezolutës për zgjidhjen e “Çështjes Çame”, “zbulohet” se në
vitin 2004 u paska mbajtur një seancë për “Rezolutën Çame” dhe sipas shkresës
zyrtare të Kryesisë së Kuvendit të
Shqipërisë me Nr.760/1, datë 04.04 2013, ajo Rezolute rezulton e miratuar.
Pritet konfirmimi i Rezolutës për nisjen e punës për zgjidhjen e “Çështjes
Çame” nga Parlamenti Shqiptar. Më pas nuk e kam ndjekur nëse ka përfunduar
proçedura për botimin në Gazetën zyrtare dhe a është në programet e ndonjë
partie..
Me datë 23.06.2013. Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, në
zgjedhjet parlamentare mori 4 mandate deputetësh. Mbas përfundimit të
zgjedhjeve parlamentare, bie në heshtje puna
për vënien në zbatim të vendimit të marrë në Parlamentin shqiptar të
vitit 2004, lidhur me Rezolutën. Pritet vazhdimësia e fatit të “Rezolutes Çame”
e aq shumë trajtuar para fushatave elektorale. Personalisht shpreh rezerva ndaj
sinqeritetit të drejtuesave të institucionit të Parlamentit, të krerëve të
partive kryesore të vendit dhe të partive të interesuara për problemin, në
përdorimin e çështjes për interesa të fushatave zgjedhore. Dëshiroj të mos
ndodh kështu.
Shënim:
Për përditësimin e këtij materiali, lidhur me ngjarjet kryesore historike të
komunitetit çam në Shqipëri, nuk ka ndonjë gjë të veçantë për tu theksuar.
Periudha nga viti 2013 deri sot në vitin 2022, në vështrimin tim nuk ka ngjarje
të veçanta progresive, vetëm amulli të
rëndomtë, ndofta dhe e qëllimshme.
Studjues
Fahri Dahri.-
Marrë
nga libri i pa botuar " TJETËRSIMI I TË VËRTETAVE"
Tiranë,
Korrik 2013.- (12/10/2022).-