Mendime
Enver Bytyçi: Pse Edi Rama i kërkoi Vuçiq që ta lexonte fjalimin e tij në KiE?
E shtune, 15.10.2022, 07:57 PM
Pse Edi Rama i kërkoi Vuçiq që ta lexonte fjalimin e tij në KiE?
Nga
Enver Bytyçi
Në
një intervistë të tijën në një TV të Tiranës Edi Rama mbrëmë tha se i kishte
kërkuar presidentit të Serbisë që ta lexonte fjalimin që kryeministri i
Shqipërisë mbajti dje në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Në
këtë rast nuk ka gënjyer. Ka menduar se kreu i shtetit të Serbisë është
keqinformuar. Prandaj dhe leximi ose rileximi i fjalës që u mbajt në Asamble do
të qartësonte personazhin në fjalë. Por çfarë do të qartësonte?
Faktin
që në fjlimin e Edi Ramës Serbia mbrohet në gjithçka e për gjithçka. Pikërisht
këtë mesazh përmban këshilla ose kërkesa e Ramës për mikun e tij Vuçiq. Ta
lexojë fjalimin dhe të shohë se si kryeministri i Shqipërisë e mbron atë. Tani
le t'u referohem disa fakteve pse Rama e mbrojti Serbinë në fjalën e tij
"bombastike" në Strasburg?
Së
pari, duhet thënë se objekt i fjalës së tij ishte raporti i Dick Marty-t, i
cili u paraqit në këtë asamble më 24 janar 2011, tri ditë pasi Rama bëri
përpjekjen e tij për grusht-shteti në Shqipëri. Kundër atij raporti do të
fliste asokohe ish-kryeministri Sali Berisha. Por ngjarjet e dhunëshme në
Tiranë nuk e lejuan të udhëtonte për në Strasburg. Më vonë, pas tri vitesh, ky
raport u shndërrua në rezolutë për krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës në
Hagë. Po! Bazuar në akuzat e Dick Marty-t.
Por
gjithçka deri në këtë kohë e kishte orkestruar Beogradi, veçmas prokurori
Special i Serbisë për krimet e luftës. Ivica Stojanoviç shkruan se
"Ish-kryeprokurori për krime lufte Vladimir Vukceviç tha për BIRN se
ndërkohë që hetonin akuzat për trafikim organesh nga ana e ish-luftëtarëve të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, autoritetet serbe mblodhën prova në lidhje me
rolin e pretenduar të presidentit Hashim Thaçi në krimet e kohës së luftës, të
cilat më pas iu kaluan hetuesve të Hagës". https://kallxo.com/.../serbia-siguroi-provat-per-krime.../
Pra nuk po e them unë këtë.
Por
Edi Rama e anashkalon këtë fakt. Asnjë moment nuk u ndal te roli dhe
përgjegjësia e Serbisë dhe e Beogradit për ngritjen e akuzave kundër krerëve të
UÇK-së! Shkoi deri në Kremlin (dhe mirë bëri), kritikoi ashpër një deputet rus
të KIE-së, por nuk tha asnjë fjalë për presidentin e Serbisë dhe rolin e tij në
këtë histori. Ishte Beogradi që inicoi dhe hulumtoi prova të rreme për shtëpinë
e verdhë, për trafikimin e organeve e për akuza të tjera kundër Hashim Thaçit
dhe bashkëpunëtorëve të tij. Edi Rama nuk e përmend këtë fakt në fjalën e tij.
Pse? Nuk kam objekt arsyetimin e kësaj. Secili mund të gjykojë me mendjen e
tij!
Së
dyti, është bërë e njohur tashmë se Dick Marty është kërcënuar për eleminim
fizik nga ana e shërbimit sekret të Serbisë, të kontrolluar e drejtuar nga
Aleksandër Vuçiq. Madje edhe se ky akt terrorist do t'u faturohej shqiptarëve.
Dhe cilët shqiptarë do të fajësoheshin? Sigurisht, ish-ushtarët e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës! Kjo do të thotë se ende sot Beogradi harton skenarë të
tmerrshëm anti-shqiptarë dhe anti-UÇK! Por për Edi Ramën as kjo nuk pati
vëmendje e rëndësi. Rëndësi kishte të merrej me kufomat që nuk janë më në
gjendje ta rrezikojnë Kosovën, si Karla del Ponto! Duke u marrë me të tilla
kufoma ai në fakt rehabilitoi veprimtarinë kriminale të Beogradit!
Së
treti, Edi Rama kur foli për aktualitetin mori përsëri në mbrojtje Open
Balkan-in serb. Edhe pse një deputet rumun i tha se Ballkani i Hapur e izolon
Kosovën, pra atë që ia themi ne me vite, ai nuk dëgjoi nga ai vesh. Foli me
tone arrogance për ta mbrojtur Open Balkan. Dhe më e keqja ishte se vazhdoi ta
fajësojë Albin Kurtin për refuzimin e kësaj inicative serbe. Ndërkohë për asgjë
nuk guxoi të fajësojë Aleksandër Vuçiq. Mbrojtja e Open Balkan nga ana e Ramës
ishte qëllimi kryesor i atij fjalimi, madje misioni i tij.
Së
katërti, kryeministri ynë po ashtu zbuti, madje e zhbëri, përgjegjësinë e
Serbisë sa i përket krimeve dhe genocidit që ka zhvilluar në Kosovë. Ai, duke
përmendur pajtimin, tha se "Serbia duhet ta njohë Kosovën, me qëllim që
gabimet të mos kthehen në mëkate"! Sipas tij genocidi serb kundër
shqiptarëve në Kosovë ishte një gabim. Por edhe sikur të thoshte se ishte një
mëkat, përsëri kjo do të dëshmonte besnikërinë e kryeministrit shqiptar ndaj
vijës politike të Serbisë kundër Kosovës!
Nëse
e lexon me kujdes atë fjalim, do të dallosh thjesht retorikë nacionaliste. Disa
e mburrin fjalimin e tij për vërejtjen që Rama bën, kur tha se "armiqtë e
Kosovës i thonë Kosovo dhe jo Kosova"! Por nuk përmendi faktin se këta
armiq janë miqtë e tij dhe madje nuk i thonë vetëm Kosovo, por thjesht
"Kosovo-Metohi"! Nuk tha se burimi i këtij emërtimi është Serbia. Nuk
guxoi t'i emëtojë armiqtë e Kosovës me emër. Madje u duk se të tillë po
konsideronte europianët dhe jo serbët!
Për
të gjitha këto arsye fjalën e zotit Rama në KiE të ditës së djeshme nuk duhet
ta lexojë vetëm Aleksandër Vuçiq. Duhet ta lexojnë më së pari ata që u turrën
ta bëjnë Edi Ramën hero të Kosovës e të shqiptarëve. Isa Mustafa dhe lëkejtë e
tij. Unë e mirëkuptoj Memli Krasniqin kur e vlerësoi atë fjalim. Sepse Memli
është përfaqësues e pasues politik i atyre që gjenden në Hagë. Por Isa Musafa
ishte më i avancuar se Memli. Kishte zgjedhur fjalë më enorme sesa kreu i
PDK-së për ta mburrur fjalimin pro-serb të Edi Ramës. Pas Isës u përfshinë në
këtë valë edhe të tjerë politikanë të LDK-së, si Vlora Dumoshi. Pa u shqetësuar
aspak për fatin e gati 100 veprimtarëve me emër të Lidhjes demokratike të vrarë
e të zhdukur në përfundim e pas luftës në Kosovë, autorët e të cilëve nuk dihen
ende.