Mendime
Alma Lama: Keshilli i Europes do te duhej te nxirrte rezolute per hedhjen poshte te akuzave per trafikim organesh
E enjte, 13.10.2022, 07:27 PM
Alma Lama:
Gjykata
Speciale nuk eshte themeluar per te hetuar akuzat e Dick Martit per trafikim
organesh, pasi ato jane hedhur poshte nga
hetimet e prokurorit amerikan Williamson, por per krime te tjera lufte,
qe kane dale nga hetimet, ku perfshihen 100 vrasje, tortura, rrembime dhe
zhdukje.
Tani
per tani jane vetem akuza qe duhet te vertetohen nga prokuroria.
Krijimi
i narracionit te padrejtesise se Gjykates nuk e ndihmon askend, sidomos te
akuzuarit, perkundrazi forcon bindjen se Kosova nuk ka mundur te beje vete drejtesi
per viktimat e luftes.
Gjykata
Speciale eshte themeluar nga Kuvendi i Kosoves, me mbeshtetje te drejtperdrejte
nga ata qe akuzohen, dhe jo nga Rusia apo Serbia.
Keshilli
i Europes, do te duhej te nxirrte rezolute per hedhjen poshte te akuzave per
trafikim organesh, prej kohes se publikimit te raportit te Williamson, pasi kjo
akuze ka demtuar rende imazhin e Kosoves ne arenen nderkombetare.
Kjo
eshte dashur te kerkohet nga vete Kosova, duke kushtezuar bashkepunimin per
themelimin e Gjykates.
Por
akuzat e tjera mbi te cilat eshte themeluar GJS duhet te vertetohen ne Gjykate,
sic eshte vepruar ne Gjykaten e Hages.