Mendime
Kimete Berisha: Shtriga (18 +)
E diele, 16.10.2022, 07:17 PM
Shtriga (18 +)
Nga
Kimete Berisha
1.
Gjyqtarja pa kapuç, u kërrus para mikrofonit, e pakrehur dhe shpërfillëse sikur
kur e hedh plehun në ara, e shpalli të 'pafajshëm' kriminelin që vrau Agonis
Tetajn.
Në
video shihet vrasësi që e vret Agonisin me dashje (asnjë zor nuk e kishte ta
vriste), por drejtësia e korruptuar, e kriminalizuar dhe e blerë me pare e
Kosovës e shpalli 'vrasje pa dashje'.
Shko
tash bleju fëmijëve lodra me paret e përgjakura.
Dhe,
kjo e njëjta drejtësi e ka liruar nga akuzat përdhunuesin e Vasfije Krasniqit.
-
Drejtësia e Kosovës është kriminale, njësoj si Drejtësia e Serbisë për viktimat
shqiptare.
Pse
të mbetet hatri prej Drejtësisë së armikut, kur Drejtësia jote është kriminale!
Tregomëni
çka dallon drejtësia e Serbisë për shqiptarët me Drejtësinë e Kosovës për
shqiptarët!
E
sheh me sy krimin dhe nuk mjafton!
E
vërteta dhe fajësia fabrikohen në fabrikat e krimit dhe nëntokës shqiptare që e
kanë pushtuar Drejtësinë në Kosovë.
Si
mund të jetë Kosova e lirë kur Drejtësinë e ka kriminale.
Të
gjitha zyrat dhe dyert e kësaj Drejtësie duhet të mbyllen.
Ata
prokurorë dhe gjyqtarë paguhen për të shpërblyer vrasjet e shqiptarëve dhe për
ta shitur me pare pafajësinë.
2.
As s'ke pse shkon në shkollë; as s'ke pse e punon tokën, as s'ke pse mundohesh
për së gjalli, në këtë vend pa Drejtësi: ik sahat e para.
Çka
ka menduar Amerika kur ka besuar se shqiptarët mund të mbajnë shtet!
Shqiptarët
e kanë kriminalizuar shtetin.
Kosova
është vend mafioz, ku drejtësia ushëhiqet nga nëntoka dhe ku fajësia shlyhet me
pare.
3.
Një grua e mbuluar, pasi që ka qenë e arrestuar për thirrje kundër Amerikës dhe
për terrorizëm, publikisht i fton në prostitucion gratë shqiptare, sidomos
burri i saj i preferon t'i blejë me pare gratë e dëshmorëve.
Këtë
grua, që ditë më parë e përkahu vrasjen e gruas 22 vjeçare në Iran, shkaku se
era ia zbuloi balluket, e ftojnë televizionet në intervista dhe marrin nasihat
prej saj, pavarësisht se ajo e promovon prostitucionin në emër të fesë.
TV
- portalet e Kosovës dhe të Shqipërisë janë aq të varfëra, aq të mjera, sa
duhet të bëhen të çuditshme dhe të shëmtuara për të mbijetuar.
Vajzat
dhe gratë e pamartuara kjo grua i quan 'lecka'.
Asnjë
djall, asnjë sekt satanist, asnjë kriminel nuk do të kishte ditur kaq keq t'i
ofendojë vajzat dhe gratë shqiptare më zi se kjo grua shqiptare.
Që
ajo grua është e frustruar dhe kërkon 'seks në grup' është punë për të, por TV
- portalet është dashur t'ia tregojnë adresat ku i gjen të interesuarit për atë
lloj seksi.
4.
Në emër të Kulturës dhe Artit, të ashtuquajturit artistë, vjedhin milionat, dhe
plus dalin në TV dhe për t'i humbur gjurmët e krimeve bëjnë sikur 'i shajnë'
Institucionet prej të cilave i vjedhin paret me ndihmën e hajnave në krye të
Institucioneve.
Ky
popull vjedh në emër të poezisë, të idealit, të gjakut, të këngës, të dramës,
të shpirtit dhe të trashëgimisë.
5.
Në shfaqjen e baletit, i veshur si baron, kryetari i Prishtinës i duartrokiti
Halilit e Hajrisë, e kryeqytetin qosh m'qosh e ia kanë mbuluar mbeturinat.
Kurse
mbi shtëpinë e mallrave jepen pare të mëdha për instalimin e një kolibe të
qenit dhe ia shesin katundarisë si art për vetëdijësimin kundër ndërtimeve pa
leje, thuajse Kosova është OJQ e jo shtet.
Se,
po, të ishim të pushtuar, kur vetëm artin do ta kishim
pasur
si armë për vetëdijësim - hajde de, por në kohën kur Ligji, policia, drejtësia
nuk i ndalin ndërtimet pa leje, del aty dikush, një pseudo artist i merr do
pare për ta 'vetëdijësuar' 'Shtëpinë për varje'.
P.S. Go f*ck yourself!
https://www.facebook.com/kimete.berisha