Mendime
Dritan Demiraj: 'Ballkani i Hapur', Shqipëria dhe Republika e Dardanisë
E premte, 21.10.2022, 08:00 PM
"BALLKANI I
HAPUR", SHQIPERIA DHE REPUBLIKA E DARDANISE
Nga
Kolonel Dritan Demiraj
Tashme
u bene disa vite qe nga njera ane degjojme tamtamet dhe mashtrimet rreth
perfitimeve te Shqiperise dhe te Ballkanit Perendimor per nismen serbo-ruse
"Ballkani i Hapur" dhe nga ana tjeter perjetojme veprimet dhe
negociatat e fshehta te cilat kerkojne te detyrojne qe udheheqja e Dardanise te
pranoje me çdo kusht dhe te behet pjese e kesaj farse, nga e cila me shume se
te gjithe perfiton Serbia.
Ata
te cilet jane avokate te kesaj teze, harrojne qe plaget e hapura gjate viteve
1997-1999 jane akoma te hapura. Per kete çeshtje, ne fakt kane folur dhe
denoncuar shume personalitete politike, akademike dhe diplomatike Shqiptare ku
nder mend me vjen kryeministri Kurti, presidentja Osmani, Ambasadori i nderuar
Shaban Murati, Prof Enver Bytyçi, por
edhe shume personalitete te tjera.
Por
per te kuptuar edhe me shume se çfare perceptimi ka qeveria e Serbise per
Ballkanin dhe popullin Shqiptar, pa harruar ne asnje moment shpernguljet dhe
vrasjet masive te Shqiptareve gjate Mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene, gjate viteve
te para pas Luftes se II-te Boterore dhe gjate lufterave civile ne Ballkan
1991-1999, duhet qe asnjehere te mos nenvletesojne mesimet e nxjerra nga
historia.
Me
kete rast, deshiroj te theksoj edhe nje here strategjine e nacionalisteve
serbe. Ketu do te citoj nje nga strategjite me te ndyra te Serbise per
perçarjen e Shqiptareve nga brenda dhe mes njeri tjetrit.
Dhe
kjo strategji asnjehere nuk ka qene fatkeqesisht kaq reale, ne veprim, ne
rrezik dhe ne bashkepunim edhe njerez qe jane te angazhuar ne politiken e dy
vendeve Shqiptare ne rajon.
Nje
nga antishqiptaret me te medhenj, akademiku Vaso Çubrioloviç do te shkruante:
"Ne
Serbët nuk kemi armiq më të mëdhenj se Shqiptarët. Nëse duhet të ngremë kokën
tonë, duhet të ulim kokën e tyre, nëse duhet të ndjehemi te fuqishem në
territore, duhet të ngushtojmë hapësirat e tyre, nëse duhet të na duan në
botë, duhet të bëjmë që bota t'i urrejë
ata.
Që
shqiptarët të braktisin vendin e tyre,
duhet që me çdo kusht dhe me çdo mënyrë, t'ua nxijmë jetën!
Të
arrijmë deri aty, sa t'u mohojmë origjinën ilire epiriote, dardane dhe t'u
vrasin krenarinë ilire.
T'u
shkatërrojmë vatrat dhe tu ngatërrojmë emrat, tu njollosim emblemat dhe t'jua
fshijme simbolet e lashta ilire.
Duhet
domosdoshmerisht, t’i bejmë që të demtojme gjuhën dhe zakonet e tyre,
njëkohesisht tu rrëmbejmë gjithçka që kanë te lashte Ilire ta pervesojme ne.
Duhet
t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata te urrejne dhe mosdurojne
njeri-tjetrin e perfundimisht të mohojne vetveten!
Që
finalizohet kjo platformë duhet
domosdoshmërisht që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e
shtetit tonë!
Mos
harroni se mosqënia e Shqiptarëve është veteegzistenca e kombit Serb".
Kjo
pra te nderuar vellezer kjo eshte strategjia e serbeve te shekullit te kaluar.
A nuk eshte e njejte me strategjine e sotme, por me te moderuar, e cila po te
tohet te zbatohet me mjete dhe fjale me "demokratike" qe sot lideret e "moderuar" pro
Putinit po zbatojne ne Ballkan?
Te
nderuar bashkekombas!
Vetem
ata qe nuk kane vetedije kombetare nuk i kuptojne qellimet e serbeve. Por
fatkeqesisht, ne ditet e sotme ata kane ne bashkeveprim dhe bashkepunim edhe
shqiptarefoles, te cilet ne emer te "integrimit" europian dhe
permiresimit te fqinjesise se mire, mundohen nepermjet propagandes fallso dhe
genjeshtrave te shfrytezojne varferine e tejskajshme ne te cilen ju kane futur
me qellim qe tju manipulojme edhe mendjen.
Ballkanin
e Hapur e kane kundershtuar personalitete te ndryshme nderkombetare, te cilet
kjo politike antiperendimore nuk ka arritur ti bleje me parate e droges.
Ketu
po permend analistin amerikan Janush Bugajski, i cili kohet e fundit gjate një
komenti për revistën boshnjake "Istraga", deklaron se Perëndimi po
tregohet shumë i butë me Beogradin, aleatin me te forte te Moskes ne rajon.
Sipas
tij, nisma si ‘Ballkani i Hapur’ i shërben vetëm Moskës dhe Beogradit dhe aspak
qytetarëve të zakonshëm.
“Në
Ballkan ka perceptime të përhapura se duke pajtuar Serbinë, qeveritë
perëndimore kontribuojnë në fakt në destabilizimin e rajonit. Edhe pse
presidenti Aleksander Vuçiç ndjek axhendën e “Botës Serbe” dhe krijo armiqësi
ndëretnike, ai trajtohet si një burrë shteti konstruktiv që mund të ndihmojë në
garantimin e sigurisë rajonale. Ka dy arsye kryesore për këtë politikë perëndimore
vetëdëmtuese: iluzioni i konvertimit dhe shmangia e rrezikut.
Qeveritë
perëndimore duken të pavëmendshme ndaj kërcënimit në rritje dhe madje
mbështesin iniciativa të tilla si “Ballkani i Hapur”, duke besuar se do të
nxisë bashkëpunimin rajonal. Në praktikë, nisma të tilla janë të dizanjuara për
të rritur rolin rajonal të Serbisë dhe depërtimin ekonomik të Moskës pa asnjë
përfitim për qytetarët e zakonshëm.
Qeveritë
perëndimore përballen me një zgjedhje të ashpër në trajtimin e nacionalizmit
ekspansionist në Ballkan. Ata mund të vazhdojnë të besojnë se do t’i kthejnë
radikalët në të moderuar ose mund të vendosin kushte dhe afate të rrepta për
zbatimin e marrëveshjeve dhe të ndalojnë çdo përfitim financiar dhe ekonomik
nëse nuk ka përputhje. Në fund të fundit, nuk ka rrugë të mesme,” shkruan
Bugajski.
Pra
si perfundim, qasja politike e kryeministrit Kurti dhe e presidentes Osmani
duhet te marrin mbeshtetje me te madhe jo vetem ne Dardani, por edhe me gjere
ne te gjithe disporen Shqiptare ne
Amerike dhe Europe, ne Republiken e Shqiperise dhe ne te gjithe faktorin
Shqiptar ne Maqedine e Veriut.
Koha per tu bashkuar te gjithe Shqiptaret nen nje moto: Kombi Shqiptar ne rrezik.