Mendime
Shyqyri Fejzo: Të punosh dhe investosh në vendlindjen tënde është patriotizmi i sotëm
E diele, 23.10.2022, 07:41 PM
Ambjente
pranë shtëpisë të Ramadan Bicit ku gjelbërimi dhe lulet zenë vendin e tyre të
merituar
Të punosh dhe investosh
në vendlindjen tënde është patriotizmi i sotëm
Nga
Shyqyri Fejzo
Në
njerzit emblema, “kreshta” të arritjeve të Shënepremtes së Gramshit, pa dyshim,
është dhe bisnesmeni Ramadan Bici i suksesëshëm në fushën e prodhimit
bujqësor,(pemtarisë, me prioritete arrorët dhe bletët). Me të drejtë lexuesi që
nuk e njeh mund të pyesë se “ cili është dhe cfarë ka bërë bisnesmeni Ramadan
Bici?”
Në
cdo herë që shkoj në fshatin tim të lindjes, në Shenepremte, përvec të afërmve,
do të takoj dhe miq e shokë të fëmijërisë, midis të cilëve edhe Ramadan Bicin.
Me këtë mik të cmuar na bashkojnë dhe ndajnë disa tregues. Kështu, midis të
tjerave, unë kam mbaruar arsimin e lartë titulluar economist-agrar, profesion
me të cilin punova deri sa dola në pension. Kam pasur pasion letrësinë, ku
gjatë jetës kam shkruar 25 libra me tregime humoristike, me poezi, monografi,
si dhe 5 filma dokumentarë të
transmetuara në media. Ramadan Bici ka mbaruar arsimin e lartë specializuar për gjuhë e letërsi dhe
tani që ka dalë në pension, ka investuar në bujqësi duke krijuar një masiv prej
30 dynym me pemë arrore në Shënepremte, ku synon të shtojë së shpejti dhe 45
dynymë të tjerë, me synim të shkojë në 100 dynymë. Me një fjalë, sikurse u
shpreh ai në një takim që bëmë tek pronat e tij, “ne të dy kemi këmbyer rolet
në jetë, tani në prag të moshës së tretë.” Ne na ndan midis njëri-tjetrit një
moshë prej të paktën 15 vjet. Një fjalë e mencur popullore thotë pak a shumë se
“ai shtiu me atë dyfek që kishte.” Edhe vetë kjo shprehje, më pëlqen se më
përshtatet për punën e kryer në monizëm. Por kjo nuk më justifikon që të
merresha me bujqësinë më pas. Mbi ato mundësi njohje punova në sistemin
financiar e punë të tjera në administratën e kohës, si dhe me ato mundësi që
kisha, shkruajta dhe botova disa libra me tregime humoristike etj.
Edhe
Ramadani si mësues i gjuhës dhe letërsisë dha kontributin e vet në sistemin e
arsimit. Por, në mendje duket se ka pasur pasion punët e bujqësië. Pa u
shkëputur nga vendlindja, duke ruajtur si
të shenjtë amanetin e babait tij, Ganiut, njeriut që rrezatonte mirësi,
që theksonte:”qëndro këtu në fshat. Investo për shtëpinë dhe tokën se ajo është
pjellore dhe fshati noton në ujra. Këtu shikoje të ardhmen.” Por tani edhe
“dyfeku” e fishekët e tij kishin ndryshuar. Ndërrimi i sistemeve solli pronën
private prioritare, si dhe grantet, kreditë etj. në dobi të shtimit të
prodhimit bujqësor. Në këtë mes jo kushdo mund të ecë, pa një qartësi mendimi
dhe këmbëngulje, faktorë këto themelorë dhe të pa zevendësueshëm për cdo nisëm.
E, Ramadani pas këtyre hallkave u kap fort dhe ja doli mbanë. Ka dhe një mendim
tjetër që haset shpesh për ecurinë e bisnesit. “Kjo është me fat.” Por edhe per
këtë mendim populli thotë se “fati rri krah për krah me trimin.” Ramadanit për
këtë i është dashur shumë punë. Nuk është fjala tek dokumentacioni e
burrokracia e cila për hir të së vërtetës, ka qënë e madhe. Por atij i është
dashur të studjojë, të marrë modele të bisneseve nga zona, për kulturën e
arrës, të gështenjës, të lajthisë të bletës. Mbi këtë bazë dhe duke njohur mirë
kushtet konkrete të tokës, natyrës, ujrave etj.ai ngriti bisnesin e tij të
suksesëshëm. Ai ka luftuar e fituar jo vetëm në fushën e njohurive për kulturat
që kultivon, por edhe ndaj kushteve natyrore, mbasi tokat e tij shtrihen në një
lartësi të konsiderueshme mbi nivelin e detit nën këmbët e malit Lenie. Në punën e vet ai thotë se ka hasur edhe vështirësi.
Një pjesë e pengesave si mungesa e financimit të vazhdueshëm të bujqësisë,
mungesën e fuqisë puntore, mbasi të rinjtë kanë ikur në emigracion, bëjnë apel
për organet shtetërore për një kujdes më të qëndrueshëm,të thellë dhe ndikues
për bujqësinë e vecanrisht për bisnese të tilla të cilat mund të merren më
shumë si modele për të tjerët. Arritjet
janë argumenti më i mirë dhe “kokëfortë” ndaj mendimeve të kundërta, penguese e
frenuese ndaj mundësive të zhvillimit edhe në këto zona tepër të thella. Por në
këtë proces do të theksonim disa momente të psikologjisë së suksesit të ish
mësuesit të dalluar, tani fermer i apasionuar. Së pari buzëqeshja atij asnjëherë nuk i hiqet nga fytyra, kudo
që të ndodhet. Një mendje e ndritur, dikur ka thënë se “…Nga e qeshura mund ta
kuptosh tjetrin se c’ njeri është, në se ju pëlqen të qeshurit e parë, thoni i
sigurtë se është njeri i mirë.” Ai është një bashkëbisedues i mirë,
se gjithnjë shndërrohet në një dëgjues të vemendëshëm. Ramadani mbase edhe nga
përvoja e mësuesisë, ka një veti, që mban mend dhe fikson emrat e njerëzve, të
klientëve të bisnesit të tij e më gjërë. Cdo njeri është krenar për emrin e
vet, aq më tepër kur falenderohet apo lavdërohet në prani të shumë njerëzve,
duke cliruar energji pozitive. Marrja e mendimeve “vjelja” e pozitives nga ai bëhet
shumë natyrshëm pa e vënë në siklet tjetrin, qofshin dhe vartësit e tij.
Kujtojmë një thënie të Emersonit; “Cdo njeri që njoh, në një farë mënyre është
më i vlefshëm se unë, sepse nga sejcili mësoj dicka.” E di apo nuk e ka lexuar
Ramadani këtë thënie brilante, nuk ka
shumë rëndësi mbasi ai e zbaton në jetë konkretisht.
Shkollen
8-vjecare ai e kreu në fshat në shkollën “
Tahir Sadiku”Shënepremte. Ishte një fëmijë i shoqërueshëm një
djalë shumë i shkathët ku dallohej në cdo lloj aktiviteti që organizonte
shkolla, i dashur me shokët dhe i dalluar për rezultate
shumë të larta. Edukatën, të cilën e mori në shtëpi, në familje, ku rreaztohej
në të gjitha aspektet një shkallë e lartë e saj. Për këtë familja e Ganiut,
konaku i tij si shkollë, njihej në fshat e më tej. Këto ndikuan fuqishëm në
formimin e karakterit dhe personalitetit të tij. Puna e ndihmesa që duhet ti
jepte familjes gjithashtu la mbresa të pashlyeshme tek i riu, duke e
paisur dhe me një përvojë për të kryer cdo punë që do i delte përpara. Ka vend
që për këtë moment të ndalemi pak me theks. Baza e një suksesi në jetë, shumë
sociologë, specialist kompetentë, përfshi, Hygoin, Heminguein, Maksim Gorkin
apo Lasgushin tonë kanë quajtur një fëmijëri të vështirë e të vuajtur. Kultura,
arsimi, dihet se zanafillën dhe fundin e ka në shkollë. E nga kjo anë
Rammadani nuk e pati harxhuar kohën kot.
Për shfrytëzimin e kohës ai nuk të fal. Ashtu si nisi bisnesin, tamam në kohën
e duhur, po ashtu ndjek dhe problemet që dalin në këtë fushë komplekse.
Ramadani
në të gjitha veprimtaritë rrezaton mirësi. Duhet dalluar dhe një problem. Nuk
rrezaton mirësi se e ka vënë biznesin etij në “katër rrota” dhe puna i ecën
bukuri. Mirsinë ai e rrezaton nga shpirti dashamirës, nga zemra bujare. Këtu
gjen zbatim ajo fjala e urtë popullore se “dardha bie ndën dardhë.” I ati, i
tij, Gani Bici ka qënë një nga burrat më të vecantë më zemërbardhë, dashamirës
i cdo zhvillimi. Si familje lindën, rritën dhe edukuan një “bylyk” famijë të
cilët u bënë të vlefshëm për vetën dhe për shoqërinë. Qazimi dhe Mustafai në
Tiranë, Rustemi në Durrës, motra e tyre në Elbasan, Mersini në Amerikë e kanë
një “gur themeli” dhe në Shënepremte. Aty venë shmallen, gëzojnë vetë dhe
fëmijët, si dhe familjen e Ramadanit.
Kur
diskutonim një ditë për vendlindjen tonë, Shnepremten foli me subrelativa e
plot patos. Ai theksoi se malet, pyjet,
kullota e kapacviteti i tyre i lartë janë rezervë e madhe për rritjen
dhe zhvillimin e blegtorisë, ku nuk mungon përvoja. Bimët medicinale të rritura
nga “nëna natyrë” “kanë shtëpinë”e tyre në këto teritore. “Shënepremtja jonë i thërret cdo ditë
njerëzit e saj në mes të atyre bukurive të tetë monumenteve të natyrës e
vecanrisht të Liqenit të Zi, të kurorave e kreshtave që e rrethojnë trevën ku
kemi lindur. “Sot është koha të investosh për vendlindjen tënde. Mendoj se ky
është patriotizmi i sotëm. Kjo vendlindje na ligjëroi të drejtën të jemi banorë
të saj, e të mos ndihemi kurrë të vetmuar në botën e trazuar që
jetojmë”, thotë Ramadani.
Pamje
e pjesëshme e shtëpisë dhe e kopshtit për rreth