Mendime
Refik Hasani: Kur kemi pasivizim e diskriminim, egziston mundësia e manipulimit edhe të regjistrimit!?
E diele, 23.10.2022, 06:39 PM
Kur kemi pasivizim e diskriminim, egziston mundësia e manipulimit edhe të regjistrimit!?
Shkruan:
Refik HASANI
Procesi
i regjistrimit në Serbi i filluar më datën 1 Tetor, është duke u zhvilluar, në
këtë rexhistrim, ka vështërsi, sepse në komunën e Medvegjës janë 21 regjistrues
të udhëhequr nga 4 instruktor,e vetëm 3 regjistrues shqiptarë,
Po
ashtu në fshatin më të madhë të Malësisë
së Bujanocit në Zarbicë, rexhistrimi
ka filluar me vones prej 10 ditëve. Kurse në Preshevë ka mjaftë rexhistrues, dhe rexhistrimi
më mirë është duke shkuar,
edhe
pse numri është i madhë që është në diasporë, e sigurisht duan të rexhistrohen
edhe kjo kategori.
Popullata në Krahinën Shqiptare që përfshin Medvegjë,
Bujanoci e Preshevë, ka interesim të jashtëzakonshëm të marrë pjesë në këtë
process jetik të rexhistrimit, dhe është
e njoftuar lidhur me procesin e rexhistrimit. Kurse për pjesëmarrjen e
shqiptarëve që jetojn në Vojvodin e Serbi nuk kemi njohuri sikurse edhe për
shqiptarët në Rajonin e Sangjakut.
Rezultati
kur të mbaroj procesi më datën 31 tetor,
presim të jet me një pjesëmarrje të madhe, pasi si që dihet mirëfilli se në vitin
2011, shqipëtarët në Krahinën
Shqiptare kan bojkotuar rexhistrimin, kurse në vitin 2002, rexhistrimi i atij
viti ishte me një pjesëmarrje simbolike, kurse në vitin 1991, rexhistrimi i
atij viti, ishte kur ngrehina artificiale e
quajtur RSFJ-ja ishte në shpërbërje, pra nga kjo bie që vetëm
rexhistrimi para 4 dekadave në vitin
1981, ishte kur shqiptarët e kësaj krahine morën pjesë, dhe ishte afër
realitetit dhe objektivitetit faktik.
Rreziku
egziston dhe është i pranishëm, nga kjo është në një farë mënyre-thuhet se nuk
po rexhitrohem-pasi-nuk rexhitrohem në data bazë qendrore!!!
Përmes
këtij shkrimi shfrytëzoj rastin të bëj Apel për rexhistrim sa më masovik të shqiptarëve kudo që jan me punë e veprim,
duke përfshij edhe diasporën, të marrin pjesë në Rexhistrim.
Po,
ashtu kërkoj që OSBE-ja dhe instanca të BE-që jan në përcjellje, vëzhgim e
monitorim të zgjedhjeve të monitorojn të gjitha
fazat dhe proceset e rexhistrimit duke përfshi deri në publikimin e tyre.
POR
KA MUNDËSI PËR MANIPULIM DHE MOS PASQYRIM REAL TË KËTIJ PROCESI TË
REXHISTRIMIT, por kjo mund të shmangët vetëm falë OSBE-ës dhe instancës së BE.
Në
Krahinën Shqiptare,kur kemi një diskriminim më të madhë në këtë pjesë të
Evropës, kur kemi pasivizim të adresave
dhe pastrim etnik në mënyrë institucionale, egziston edhe mundësia e
manipulimit edhe të këtij rexhistrimi, prandaj duhet alarmuar instancat më të
lartë të BE-së.