Mendime
Sali Berisha: 19 milionë euro kushtuan 127 udhëtimet me avion taksi të Edi Ramës!
E enjte, 27.10.2022, 07:46 PM
Sali Berisha:
Super abuzim!
19 milionë euro kushtuan
127 udhëtimet me avion taksi të Edi Ramës!
Të
dashur miq, neobllokmeni Edi Rama ka krye si kryeministër 127 udhëtime me
Charter apo avion taksi për menderen e tij.
Çdo
udhëtim me Charter kushton mesatarisht apo më së paku 150 mijë euro kurse ato
të largëtat kushtojnë me gjithë parkingun rreth 250 mijë euro.
Por
të llogaritura me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Edi Rama ka shpenzuar vetëm
avion taksi 19050000 Euro. Pra kryeministri i vendit më të varfër të Europës
shpenzon për udhëtime me avion në dispozicion dhjetëra e dhjetëra herë më shumë
se sa kryeministri i Austrisë, një vend dhjetëra herë më i pasur se Shqipëria.
Ky
është një krim publik tejet i rëndë, është banditizëm qeveritar i përmasave
gjigante. Në këmbë shqiptarë ta kërrejmë sa më parë!
Këtu më poshtë keni datat dhe destinacionet e të gjitha udhëtimeve me Charter të Edi Ramës nga shtatori i vitit 2013 gjer sot!