Mendime
Sali Berisha: Përgjigje Zëvendës Asistent Sekretarit të Shtetit Gabriel Eskobar
E merkure, 26.10.2022, 07:22 PM
Përgjigje Zëvendës Asistent Sekretarit të Shtetit Gabriel Eskobar
Nga
Sali Berisha
Gënjeshtra
dhe shpifja sado që të përsëriten, nuk bëhen as më të besueshme, as më të
bukura; e kundërta ndodh me to.
Dje,
zëvëndës asistent sekretari i shtetit, z. Gabriel Eskobar përsëriti shpifjet
ndaj meje përmes Zërit të Amerikës, por si gjithmonë, duke mos percjellë dot
qoftë edhe një fakt të vetëm.
Lidhur
me këtë sulm theksoj dhe njëherë sa vijon:
Dezignimi
i Sali Berishës pa asnjë provë, fakt apo dokument përsëris se është rezultat i
lobimit korruptiv mafjoz të Edi Ramës dhe protegesë së tij George Soros, si
hakmarrje e verbër politike pasi unë në vitin 2017 kam kërkuar shpalljen non
grata të George Soros dhe kam kundërshtuar projektet e tij të ndarjes dhe
shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, kam
kundërshtuar Ballkanin e Hapur si projekt serbo rus, si dhe reformën e
drejtesisë, e cila sot ka shndërruar drejtesinë shqiptare në një degë të
diskretituar para shqiptarëve të ekzekutivit të vendit.
Shpallja
ime non grata 8 vite pasi kisha hequr dorë nga çdo rol udhëheqës dhe vendimmarrës
në Partinë Demokratike, por me një autoritet moral mes demokratëve dhe në
shoqërinë shqiptare, kishte dhe ka si qëllim kryesor të ndihmohej qeveria e Edi
Ramës, e cila është me e korruptuara në Europë, dhe të dëmtohej opozita
shqiptare e të përbaltej trashëgimia e saj 30 vjeçare.
Për
të gjitha këto, Sali Berisha ka deklaruar në krye të rradhës se në momentin kur
sekretari i shtetit ose çdo agjensi tjetër e SHBA apo e çdo vendi tjetër mbi
tokë, do të paraqesë një provë, dokument të vërtetë të vetëm që fakton akuzën e
z. Blinken për korrupsion ndaj tij, ai do të merrte çdo vendim kundër vetes së
tij, përfshi këtu largimin përfundimtar nga jeta politike.
Por,
ju siguroj se askush dhe asnjë vend në botë nuk kanë dhe nuk do të kenë gjë
tjetër përveç shpifjeve dhe trillimeve të mediave të George Soros dhe raporteve
me trillime të Edi Ramës.
Meqënëse
z. Eskobar në mënyrë të përsëritur u bën thirrje institucioneve shqiptare të
krijuara nga reforma sorosiane të hetojnë akuzat ndaj meje; unë i bëj thirrje
atij të respektojë minimalisht kërkesat që ju vijnë nga kongresi për të bërë
transparencë për këtë vendim të bazuar totalisht mbi shpifje!
Në
deklaratën e tij z Eskobar thotë se vendimi nuk ka qenë politik, por në fakt,
jo vetëm mungesa e fakteve dhe e transparencës por mbi të gjitha,
instrumentalizimi i këtij vendimi është prova më e fortë e substancës, qëllimit
madje dhe aktorëve politikë që qëndrojnë pas tij!
Kjo
është parë qartë në deklaratat groteske të ambasadores suaj e cila kërcënonte
demokratët që mbështesnin Berishën se do të hanin bar!
Tek
kërkesa brutale, absurde dhe në dhunim flagrant me sovranitetin e vendit që
Sali Berisha të mos futej në parlament!
Tek
ndërhyrjet në kundërshtim me Konventën e Vjenës në zhvillimet e brendshme
brenda Partisë Demokratike, deri tek thirrjet e hapura ndaj elektoratit se për
kë duhet të votojnë, apo presionet ndaj gjykatave për ta bërë shumicën pakicë,
të gjitha këto në kundërshtim me sovranitetin e Shqiperisë, ligjet e vendit dhe
konventave ndërkombëtare.
Nëse
vendimi juaj nuk do të ishte politik, asgjë që ju dhe ambasadorja juaj keni
bërë më pas nuk do të kishte qenë e nevojshme, por veprimet tuaja së bashku me
mungesën e fakteve dhe transparencen tregoi krejt të kundërtën.
Por,
pavarësisht nga këto ndërhyrje dhe ndërhyrjet direkte të Edi Ramës dhe
ambasadores Yuri Kim në vendimet e gjykatave kundër PD mbështetja për Sali
Berishën dhe Partinë Demokratike tashmë të Rithemeluar mbi bazën e vlerave të
saj konservatore është më e madhe se asnjëherë në 9 vitet e fundit, dhe asgjë
nuk mund ta ndalojë atë për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi absolutar i Edi
Ramës që kontrollon sot të gjitha pushtetet në Shqipëri dhe ka sot, falë
mbështetjes së George Soros, 10 përqind me shumë pushtet seç kishte diktatori i
fundit komunist në Europë.
Së
fundi, dua të sqaroj opinionin se ata që mbështesin Sali Berishën janë burra
dhe gra që përmbysën diktaturën, e cila në vend të votave u ofronte bar; janë
të rinj dhe të reja që nuk duan të largohen nga Shqipëria. Të gjithë ata nuk
pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë, shpifjen për realitet dhe as të delegojnë
ndërgjegjen e tyre. Ata kane mirënjohje të pakufijshme ndaj SHBA për rolin e
saj historik në sovranitetin e Shqiperisë dhe të Kosovës, por ata janë patriotë
dhe nuk mund të pranojnë kurrë që dikush tjeter përveç qytetarëve shqiptarë të
caktojnë deputetet e parlamentit të tyre.
Ata
kanë qenë dhe janë pro-amerikanë që besojnë në vlerat e larta të lirisë dhe
demokracisë që ndajnë me kombin amerikan.
Demokratët
shqiptarë vijnë shumë krenarë për kontributet e tyre në këtë 100 vjetor të
marrdhënieve shqiptaro-amerikane dhe të vendosur të japin dhe më shumë për
miqesinë midis dy vendeve tona në 100 vitet që vijnë.
facebook.com/SaliBerisha