Mendime
Kasam Shaqirvela: Ka kalu koha kur pleqt thoshin - "Jam turk elhamdulilah"!
E marte, 25.10.2022, 08:00 PM
ANATEMIMET QË RRËZOHEN VETË
Dromca
mendimesh, analizash, reagimesh, këndvështrimesh, esesh, filozofemash …
Nga
Kasam SHAQIRVELA
Gjergj
Kastrioti-Skënderbeu është një figurë reale me të cilën, pamëdyshje se,
identifikohet populli shqiptar, atë e lindi nëna arbërore, e krijuan rrethanat
historike duke e bërë dhe ngritur në një figurë të lavdishme patriotike dhe jo
vetëm... sepse bëmat e tij dedikuar lirisë së popullit të vet, Atdheut të vet
si dhe rajonit më të gjerë në Evropë, ku dhe e vulosi kohën me emrin e vet, e
cila periudhë u quajt “Epoka e Skënderbeut” apo “Koha Skënderbegjane”. Madje
jehona e lavdishme e kësaj periudhe kaloi kufijtë natyrorë të Trojeve të
Arbrit, sepse misioni i Gjergjit i kaloi përmasat atdhetare duke u kthyer në
legjendën e gjallë që preku mbarë botën e qytetëruar, demokratike dhe
liridashëse, e cila në shpërblim të pranimit shpirtëror të kësaj figure, emblematike
dhe me përmasa biblike, shkruajti një mori librash për të si dhe i ngriti me
duzina përmendoresh anekënd Globit për nder të heroizmit të tij të pashoq! Kjo
qe pra fryma hyjnore e tij që si ushqim shpirtëror pati përmasën e liridashjes
universale..!
___________
Ka
kalu koha kur pleqt tonë me kësulë të bardhë (Plisin e Bardhë pellazg) mbi
krye, kur i pyesje - çka je bre burrë? Ata me gojën plot, të thoshin:
-"jam turk elhamdulilah"...! E
nga ana tjetër bënin be në, "bukë e krypë me zemër të mirë" dhe
"besa-besë me fjalën e dhënë"...?!
Kur
të zgjohen nga gjumi i asimilimit shqiptarët etnikë të shpërngulur në Turqi,
dhe kur të ngrihet vetëdija e tyre në nivelin mbi 51% për të anuar nga
shqiptaria e shqiptarizmi... atëherë do ta sheh mirë ai shtet se si do ta
paguajë tagrin e atij zullumi shekullor ndaj popujve që i nënshtroi në
përgjithësi por ndaj popullit shqiptar në veçanti, popull ky që i pati dhënë
një çetë kryeministrash e ushtarakësh kësaj perandorie, një duzinë dijetarësh
në shkenca të ndryshme... dhe ajo, Perandori Osmane, ...çka i dha???
-Nuk
i mjaftoi që ia shiti tokat e Trojeve Shqiptare fiseve barbare sllave por në
tërheqjen për në shtratin e vdekjes të kësaj kuçedre mongolo-aziatike,
popullatën shqiptare e la pa teritor të definuar edhe përkundër faktit që ishin
4 vilajetet shqiptare... me popullsi dërmuese shqiptare të të katër
konfesioneve,... e la dhe të papërcaktuar e njohur juridikisht si komb shqiptar
kundrejt fqinjëve ballkanikë të "linxhirës së zezë” që bashkonte në vete
grekët, serbët, malaziasit e bullgarët.. si aleatë e këlyshë të "Kugës së
Bardhë", poashtu aziatike, që ishte vetë Rusia...?!
___________
SHTYLLA
KU KAPEMI E MBAHEMI NE
Është
një shtylla ku kapen e mbahen fort shqiptarët...ajo shtyllë quhet
shqiptarizëm... dhe vetë emri i tillë nuk njeh prandaj edhe nuk i përmban në
vete nuancat apo ngjyrimet politike e as teologjike respektivisht fetare apo
konfesionale...,gjithçka tjetër është mjegullim sysh, larje truri dhe nga kjo
si pasojë para mpihet e pastaj ngathet trupi dhe ashtu i ngathur bie në
letargji ku si përfundim ka zhbërjen repektivisht vdekjen si komb!