Mendime
Atdhe Geci: Dita e Republikës së Çamërisë
E hene, 31.10.2022, 07:16 PM
DITA E REPUBLIKËS SË ÇAMËRISË
LIBRI I BARDHË I ÇAMËRISË
Nga Atdhe Geci
Republika e Çamërisë, e shpallur më 30 tetor, 2016, në Hagë të
Hollandës, u lind 15 mijë vjet pas qytetërimit pellazg, 5 mijë vjet pas Diskut
të Festos, dhe Gurit të Lemnit, 2 mijë e 700 vjet pas Mbretërisë së Pirros, dhe
rreth 600 vjet pas Princit të Arbrit dhe Mbretit të Epirit, të hyjshmit, -
Gjergj Katriotit-Skënderbeut. Në këtë udhë të gjatë qytetërimi, Epirii
Ilirisë-Çamëria, pati mijëvjeçarë të shkëlqyer të kulturimit; artit, shkencës
dhe filozofisë. Por, udhës së vështirë nëpër epoka, Epiri
pellazgo-iliro-shqiptar, përjetoi lufta dhe gjenocide të rënda nga fqinjët
tanë; një gjenocid nga Perandoria Romake, një gjenocid nga Perandoria Osmane
dhe 3 gjenocide nga shteti grek e ai serb. Të gjitha këto gjenocide të
bëra nga fqinjët kurrë të padënuara. Epiri pellazgo-arbëror, Çamëria, jo pa të
drejtë quhet folea e gjithë qytetërimit Evropian e botëror. Çamëria
pellazgo-ilire njihet për figura të shquara shqiptarësh që i dhanë vepra
të çmuara vetes dhe kontribuan në qytetërimin gjithëbotëror.
Republika e Çamërisë shtrihet në 23 mijë e 500 kilometra katrorë,
sipërfaqe tokë, ujra dhe det, dhe ka mbi 4 milion banorë çamë dhe
arbanitë. Epiri pellazgoilirik, Çamëria, është
gjaku kuq e zi i atdheut. Epiri pellazgjik – Çamëria, prej sot ka
Kushtetuten dhe Himnin e vet. Për të ardhur deri tek ky çast, udhën e kemi
shkruar nëpër fletë netësh e dhimbjesh të mëdha.
Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë, më
30 tetor, 2016 shëron metastazat e Luftës së Trojës në trupin e ndarë dhe të
plagosur të atdheut tonë. Toka qanë sa herë i mungon
dielli. Toka qanë sa herë e shkretojnë stuhitë. Toka qanë kur tokën denbabaden
shqiptare na e pashtojnë fqinjët. Shqiptarët duhet të bëhemi grusht e të
mbrojmë tokën e tanishme dhe t´i rimarrim tokat e pushtuara nga fqinjët. Lëviz
populli im, lëviz! Lëvizja Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë, më 30. 10. 2016
–të ishte zëri gjithëkombëtar për shpalljen e Çamërisë Republikë.
Në Çamëri nuk ka kokërr rëre, as lis mali, as breg lumi dhe deti, as gur
dheu, që s´është përballur me gjak luftërash apo me gjak betejash për liri.
Pra, në Çamëri nuk ka çamë që nuk e njeh plagën, dhimbjen dhe, që nuk e ndien
gjenocidin grek në qenien e tij. Shqiptarët i kemi borxh atdheut për pjesët e
pushtuara nga fqinjët. Borxh i kemi djepit të Dodonës ku lindi Shqipëria, borxh
i kemi Republikës së Çamërisë, Republikës së Iliridës, dhe Krahinës së Mollës
së kuqe. Borxh i kemi bashkimit të Kosovës dadane me Shqipërinë dhe, pjesëve të
tjera të Atdheut.
Shqiptarët nuk e kemi shlyer borxhin ndaj Atdheut. Borxh i kemi Ulqinit,
Tivarit dhe, kryeqytetit të Teutës së Ilirisë, Kotorrit. Borxh i kemi Flamurit
Kombëtar, borxh i kemi Bashkimit pellazg dhe, Himnit Kombëtar. Ooo, borxh i
kemi vetvetes sonë për të maturuar në kohën që jemi. Arbër, unë kujtoj se e
tërë kjo pasuri e jona historike, kulturore, e ekonomike e politike në Çamëri e
gjithandej Shqipërisë së lashtë duhet të çlirohet nga mohimi dhe burgu grek.
Shkollat shqipe në Greqi herët a vonë do të mbijnë si këpurdhatnë Çamëri.
Shqiptarët në Çamëri bashkë me arbanitët do të dinë t´u japin zë shkronjave
shqip dhe shtrirje flamurit kombëtar.
TEKSTI I SHPALLJES SË PAVARËSISË SË ÇAMËRISË
Në Kuvendin gjithëpërfshirës çam dhe arbanit, më
datë 30.10.2016, në Hotelin “Asmbasador”, në Hagë të Hollandës, Atdhe Gecit,
kryetar i Këshillit Nismëtar të Kuvendit Gjithëpërfshirës Çam dhe
Arbanit iu besua Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë;
Atdhe Geci; Zonja dhe Zotërinj!
Të nderuar delegatë të Kuvendit gjithëpërpshirës
çam dhe arvanit! Të nderuar përfaqësues të misioneve konsullore dhe diplomatike
në Hollandë; të nderuar përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, të nderuar
përfaqësues të Parlamentit Evropian, dhe të Këshillit të Evropës; të nderuar
miq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe përfaqësues të institucioneve
shtetërore nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës dhe të ftuar të tjerë,
përshëndetje!
Ne, përfaqësuesit e
popullit shqiptar çamë dhe arvanitë të trevave shqiptare të aneksuara nga
Greqia, pasi analizuam gjendjen në të cilën ndodhemi mbi një shekull, të
përndjekur nga vendi ynë, përkatësisht të asimiluar dhe të diskriminuar në
aspektin human, gjuhësor, kulturor, politik e kombëtar, vendosëm që të
mblidhemi në Kuvendin Gjithëpërfshirës Çamë, dhe Arvanitë, me qëllim të vetëm
të organizimit të institucioneve, parlamentit, qeverisë dhe ministrive
përkatëse për udhëheqjen e procesit politik dhe ushtarak për realizimin e
Pavarësisë së Çamërisë, dhe krijimin e Shtetit të Çamërisë.
Të nderuar delegatë të
Kuvendit Gjithpërfshirës Çamë dhe Arvanitë, me propozimin tim dhe miratimin
tuaj, Kryetar i
Kuvendit të Republikës së
Çamërisë zgjidhet çami, z. Ahmet Xhani.
Atdhe
Geci, Kryetar i Këshillit Nismëtar të Kuvendit
Gjithëpërshirës
çam dhe arvanit,
Hoteli
Ambasador, Hagë, 30 tetor, 2016, ora 14-të,
Atdhe
Geci – Hagë, 30. 10. 2016
Nga vepra e Sami Frashërit
Republika e Çamërisë ( Epirit ) njihej që në lashtësinë e hershme,
Republikë. Epiri i Çamërisë qysh në shekullin e VI-të p.e. r. fitoi kuptimin
politik, Republikë.
Thesprotianët e vjetër i përkasin
thjesht popullit pellazg. Ata ishin të një gjaku dhe kishin të njëjtën gjuhë me
popullin e Kaonisë dhe të Mollosisë. Për shumë kohë Republika e Çamërisë (
Epirit ) u qeveris nga krerët e tyre dhe pastaj për një periudhë u qeverisën në
formën e Republikës.
Epiri atë kohë
banohej nga shumë fise, ndër të cilët kryesorë ishin thesprotët, kaonët dhe
molosët. Me gjithë disa veçori të jetës kulturore e politike, këto popullsi
ishin etnikisht të një trungu me pellazgo-ilirët dhe janë shqiptarët e sotëm.
Sami Frashëri,
libri, „Gjeografia e Çamërisë“,
Stamboll, 1889