E enjte, 28.03.2024, 07:16 PM (GMT)

Mendime

Berat Buzhala: Vjosa Osmani nuk është notere e Albinit, është marionetë e tij

E merkure, 02.11.2022, 06:50 PM


Vjosa Osmani nuk është notere e Albinit, është marionetë e tij

Presidentja Osmani e ka futur kokën në rërë me shpresën që nuk do t’i shihet trupi. Për fatin e saj të keq, po i shihen edhe trupi, edhe turpi

Nga Berat Buzhala

Kur ishte zgjedhur presidente e Kosovës, me të drejtë, shumë gra ishin ndier mirë. Vjosa Osmani, thoshin ato, ishte inspirim dhe frymëzim për shumë gra të tjera të Kosovës, që do të mund të ëndërronin për pozita të larta shtetërore. Rrugëtimi i Vjosës ishte, ndoshta, më i veçantë sesa i grave të tjera. Nëse të tjerat, deputete dhe ministre, ishin aty ku ishin, sepse u ndihmonte një kuotë gjinore, kjo kishte bërë hapa të pavarur. Sigurisht, duke përfituar prej pozicionimeve oportuniste. Thuaji “JO” për çdo gjë Beogradit, thuaji “JO” për çdo gjë PDK’s?, laritju Amerikës për çdo gjë. Kjo ishte për aq kohë sa Vjosa ishte në opozitë, madje edhe kur subjekti i saj politik ishte në pushtet.

Tash rrethanat kanë ndryshuar, por jo edhe karakteri politik i Vjos?s. Gati dy vjet në krye të vendit, ajo vazhdon të sillet njëjtë. Flet, kur sheh që mund të përfitojë pikë të lira. Hesht, kur sheh që mund “t’i shkojë koka”. T’i shkojë koka, kushtimisht. Ajo është shndërruar në kukull politike të kryeministrit Kurti. Këtë detyrë e kryen në disa kapacitete: herë si zëdhënëse, kur del nëpër intervista dhe flet p?r sukseset enorme të kësaj qeverie, herë si notere, kur vulos çdo gjë që i del përpara, e herë si krah politik i LV’së në presidencë, sa herë që ka nevojë partia më e madhe në vend për ta goditur opozitën nga karrigia e presidentes së vendit.

Të gjitha këto janë funksione të turpshme. Të gjitha këto role e shndërrojnë të parën e vendit në një marionetë të Albin Kurtit. Të gjitha këto detyra e tregojnë vlerën e vërtetë të qindra mijëra votave që Vjosa Osmani i kishte marrë më 14 shkurt. Vlera e atyre votave është e barabartë me votat e Haxhiut, Fatonit, Dimalit dhe çdo shërbëtori tjetër brenda asaj lëvizjeje.

Qeveria e Kosovës është futur në një përplasje të drejtpërdrejtë me ShBA’n?, që është një “deja vu” e para dy vjetëve, kurse Vjosa Osmani edhe më tutje nuk ka shkruar asnjë rresht, nuk ka folur asnjë fjalë. Ajo që gjatë gjithë karrierës së saj e ka pasur gojën plot Amerikë, ajo që, kur e mori detyrën, tha se aleanca me Amerikën është jetësore për vendin tonë, që i shkonte prapa Joe Biden’it n? çdo ceremoni të varrimit, tash e ka varrosur veten politikisht. Po pret mëshirë nga Albin Kurti. Po lutet që Kurti të zbutet, në mënyrë që asaj t’i mundësohet ndonjë fjalë e mirë për aleatin e Kosovës. Derisa Kurti është në zjarr, Vjosa Osmani nuk është as më shumë e as më pak sesa një “Fitore Pacolli”, një militante e trembur politike që, nëse ka parime personale politike, ato nuk po guxon t’i thotë publikisht.

Asnjëherë të mos harrojmë: aktualisht, Shtëpia e Bardhë është e populluar me politikanë dhe udhëheqës që, edhe po t’i zgjedhnim vetë ne në Kosovë, nuk do të mund të gjenim më të përshtatshëm. Sidoqoftë, as kjo nuk po i mjafton klasës aktuale politike. Ata që para dy vjetve kishin probleme me Grenellin, tash kanë probleme me Blinkenin. E vërteta është shumë më e thjeshtë: ata as nuk kanë probleme me Grenellin, as me Blinkenin, por kanë probleme me Amerikën. Kanë probleme me Amerikën, sepse kishin probleme edhe me Klintonin, edhe me Bushin, edhe me Obamën, edhe me Trumpin e, fatkeqësisht, tash edhe me Bidenin - vazhdimisht duke u arsyetuar me do parime qesharake.

Megjithatë, së paku këta - me “këta” po mendoj për Kurtin - së paku janë të sinqertë deri diku. Këta, me vepra, kurrë nuk kanë fshehur se çka vërtet mendojnë për aleancën me Amerikën. Sigurisht që janë qesharakë. Dje, Fitore Pacolli tha që Kosova është shtet. Argument fantastik. Një shtet, kufijtë e të cilit mbrohen nga Amerika.

Çfarë t’i themi e çfarë t’i bëjmë Vjosa Osmanit, që nuk arriti ta bënte Albinin si vetja, por e bëri veten si Fitore Pacolli?

Është e pabesueshme se ku është katandisur kjo klasë politike. Janë duke bërë eksperimente të rrezikshme me një projekt të ndërtuar me kujdes që nga viti 1989. Për më shumë se 30 vjet, udhëheqësit e Kosovës, për fatin tonë të mirë, kurrë nuk kanë guxuar që të bëhen shumë trima me amerikanët. Ata e kanë ditur momentin, kur është dashur t’i l?shojnë armët në tokë, nëse nga ambasada amerikane vijnë këshilla serioze. Të mos flasim pastaj, kur ato vinin nga Departamenti i Shtetit ose Shtëpia e Bardhë.

Tash, ne po udhëhiqemi prej politikanëve që nuk ngurrojnë t’ua tregojnë vendin Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata këtë gjë e kanë bërë edhe para dy vjetve, por para dy vjetve patën arritur që ta kamuflonin veten.

Tash janë cullak.

Ashtu është edhe presidentja, ajo vajza dhe gruaja që tregonte për shkollimin në Amerikë, që dërdëlliste pa ndalur për vlerat e demokracisë amerikane.

Thuhet që struci, kur e ndien rrezikun që po i vjen, e rras kokën në rërë, me shpresën që, kur ta ketë kokën në rërë, nuk do t’i shihet as trupi. Vjosa Osmani e ka futur kokën në rërë, por po i shihen edhe trupi, edhe turpi.

nacionale.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora