| E merkure, 02.11.2022, 07:50 PM |
Vjosa Osmani nuk është notere e Albinit, është marionetë e tij
Presidentja
Osmani e ka futur kokën në rërë me shpresën që nuk do t’i shihet trupi. Për
fatin e saj të keq, po i shihen edhe trupi, edhe turpi
Nga
Berat Buzhala
Kur
ishte zgjedhur presidente e Kosovës, me të drejtë, shumë gra ishin ndier mirë.
Vjosa Osmani, thoshin ato, ishte inspirim dhe frymëzim për shumë gra të tjera
të Kosovës, që do të mund të ëndërronin për pozita të larta shtetërore.
Rrugëtimi i Vjosës ishte, ndoshta, më i veçantë sesa i grave të tjera. Nëse të
tjerat, deputete dhe ministre, ishin aty ku ishin, sepse u ndihmonte një kuotë
gjinore, kjo kishte bërë hapa të pavarur. Sigurisht, duke përfituar prej
pozicionimeve oportuniste. Thuaji “JO” për çdo gjë Beogradit, thuaji “JO” për
çdo gjë PDK’s?, laritju Amerikës për çdo gjë. Kjo ishte për aq kohë sa Vjosa
ishte në opozitë, madje edhe kur subjekti i saj politik ishte në pushtet.
Tash
rrethanat kanë ndryshuar, por jo edhe karakteri politik i Vjos?s. Gati dy vjet
në krye të vendit, ajo vazhdon të sillet njëjtë. Flet, kur sheh që mund të
përfitojë pikë të lira. Hesht, kur sheh që mund “t’i shkojë koka”. T’i shkojë
koka, kushtimisht. Ajo është shndërruar në kukull politike të kryeministrit
Kurti. Këtë detyrë e kryen në disa kapacitete: herë si zëdhënëse, kur del nëpër
intervista dhe flet p?r sukseset enorme të kësaj qeverie, herë si notere, kur
vulos çdo gjë që i del përpara, e herë si krah politik i LV’së në presidencë,
sa herë që ka nevojë partia më e madhe në vend për ta goditur opozitën nga
karrigia e presidentes së vendit.
Të
gjitha këto janë funksione të turpshme. Të gjitha këto role e shndërrojnë të
parën e vendit në një marionetë të Albin Kurtit. Të gjitha këto detyra e
tregojnë vlerën e vërtetë të qindra mijëra votave që Vjosa Osmani i kishte
marrë më 14 shkurt. Vlera e atyre votave është e barabartë me votat e Haxhiut,
Fatonit, Dimalit dhe çdo shërbëtori tjetër brenda asaj lëvizjeje.
Qeveria
e Kosovës është futur në një përplasje të drejtpërdrejtë me ShBA’n?, që është
një “deja vu” e para dy vjetëve, kurse Vjosa Osmani edhe më tutje nuk ka shkruar
asnjë rresht, nuk ka folur asnjë fjalë. Ajo që gjatë gjithë karrierës së saj e
ka pasur gojën plot Amerikë, ajo që, kur e mori detyrën, tha se aleanca me
Amerikën është jetësore për vendin tonë, që i shkonte prapa Joe Biden’it n? çdo
ceremoni të varrimit, tash e ka varrosur veten politikisht. Po pret mëshirë nga
Albin Kurti. Po lutet që Kurti të zbutet, në mënyrë që asaj t’i mundësohet
ndonjë fjalë e mirë për aleatin e Kosovës. Derisa Kurti është në zjarr, Vjosa
Osmani nuk është as më shumë e as më pak sesa një “Fitore Pacolli”, një
militante e trembur politike që, nëse ka parime personale politike, ato nuk po
guxon t’i thotë publikisht.
Asnjëherë
të mos harrojmë: aktualisht, Shtëpia e Bardhë është e populluar me politikanë
dhe udhëheqës që, edhe po t’i zgjedhnim vetë ne në Kosovë, nuk do të mund të
gjenim më të përshtatshëm. Sidoqoftë, as kjo nuk po i mjafton klasës aktuale
politike. Ata që para dy vjetve kishin probleme me Grenellin, tash kanë
probleme me Blinkenin. E vërteta është shumë më e thjeshtë: ata as nuk kanë
probleme me Grenellin, as me Blinkenin, por kanë probleme me Amerikën. Kanë
probleme me Amerikën, sepse kishin probleme edhe me Klintonin, edhe me Bushin,
edhe me Obamën, edhe me Trumpin e, fatkeqësisht, tash edhe me Bidenin -
vazhdimisht duke u arsyetuar me do parime qesharake.
Megjithatë,
së paku këta - me “këta” po mendoj për Kurtin - së paku janë të sinqertë deri
diku. Këta, me vepra, kurrë nuk kanë fshehur se çka vërtet mendojnë për
aleancën me Amerikën. Sigurisht që janë qesharakë. Dje, Fitore Pacolli tha që
Kosova është shtet. Argument fantastik. Një shtet, kufijtë e të cilit mbrohen
nga Amerika.
Çfarë
t’i themi e çfarë t’i bëjmë Vjosa Osmanit, që nuk arriti ta bënte Albinin si
vetja, por e bëri veten si Fitore Pacolli?
Është
e pabesueshme se ku është katandisur kjo klasë politike. Janë duke bërë
eksperimente të rrezikshme me një projekt të ndërtuar me kujdes që nga viti
1989. Për më shumë se 30 vjet, udhëheqësit e Kosovës, për fatin tonë të mirë,
kurrë nuk kanë guxuar që të bëhen shumë trima me amerikanët. Ata e kanë ditur
momentin, kur është dashur t’i l?shojnë armët në tokë, nëse nga ambasada
amerikane vijnë këshilla serioze. Të mos flasim pastaj, kur ato vinin nga
Departamenti i Shtetit ose Shtëpia e Bardhë.
Tash,
ne po udhëhiqemi prej politikanëve që nuk ngurrojnë t’ua tregojnë vendin
Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata këtë gjë e kanë bërë edhe para dy
vjetve, por para dy vjetve patën arritur që ta kamuflonin veten.
Tash
janë cullak.
Ashtu
është edhe presidentja, ajo vajza dhe gruaja që tregonte për shkollimin në
Amerikë, që dërdëlliste pa ndalur për vlerat e demokracisë amerikane.
Thuhet
që struci, kur e ndien rrezikun që po i vjen, e rras kokën në rërë, me shpresën
që, kur ta ketë kokën në rërë, nuk do t’i shihet as trupi. Vjosa Osmani e ka
futur kokën në rërë, por po i shihen edhe trupi, edhe turpi.