Mendime
Aurel Dasareti: Nuk është traditë e jona që t`i largojmë prindërit e moshuar
E shtune, 05.11.2022, 05:06 PM
Përshëndetje bashkëkombës të nderuar, e kuptoj se këto 2 ditët e fundit e kam tepruar me disa letra, por...
Gjatë
2-3 dekadave të fundit (me “modernizimin” evropian), përveç tjerash, edhe
traditat tona të respektit për të moshuarit pothuajse janë zhdukur tërësisht.
Prandaj, pak prindër shqiptarë e kanë kuptuar plotësisht përgjegjësinë e madhe
të sjelljes së fëmijëve në botë dhe formimit të tyre për të menduar, vepruar
dhe zgjedhur (shoqërinë) mjedisin e duhur. Ndaj, krahas të këqijave të tjera,
ndodh edhe abuzimi me të moshuarit (që grushtohen dhe shqelmohen) nga disa
infermiere kriminale që sillen si fëmijë të llastuar, meqenëse nuk janë fare të
edukuara.
Mjerisht,
rasti i terrorizimit të nënës së dëshmorit të kombit nuk është i vetëm...Kjo
ndodhë në të gjitha trojet...
Nuk
është traditë e jona që t`i largojmë prindërit e moshuar (apo gjyshërit-
gjyshet) nga shtëpia. Padrejtësi. Turp. Mëkat i madh, që kohët e fundit të
jetës t`i kalojnë në ferr, shtëpi pleqsh, që edhe sikur të ishin hotele më
madhështore, për të moshuarit është një tmerr.
PS:
Mendimi im, që është i njëjtë me mendimet e të gjithë miqve të mi (atdhetarë,
intelektualë, gazetarë të respektuar) të trojeve dhe diasporës me të cilët
komunikoj dhe prej të cilëve kam mësuar shumë gjëra...
Kalofshi
mirë, Aurel Dasareti