E premte, 12.07.2024, 03:56 PM (GMT+1)

Mendime

Vladimir Shyti: Patronazhistët kanë zaptuar Hekurudhën e shkatërruar

E enjte, 03.11.2022, 08:57 PM


Patronazhistët kanë zaptuar Hekurudhën e shkatërruar

Nga Vladimir Shyti

Në patalogjinë e hekurudhës shqiptare, nuk ka shëmbje të menjëhershme, të gjithë qeverit shqiptare ndihmuan në shëmbjen e saj.Ajo u dogj krejtsisht nga brenda, siç djeg zjarri pyllin dhe e shkriu dalngadalë si zjarri i mbuluar me qymyr.Krizat u bënë përherë edhe më të forta, ndiqnin njera tjetrën në kohëpushime përherë të shkurtëra;nëse gjatë punësimëve të para kërkohej një kualifim i lartë hekurudhor, kohët e fundit mbizotroj vjedhja, pa aftësia dhe humbja e specialistëve, që krijoi tension të shpërthente në katastrofë.

Hekurudha u bë çerdhja e simpatizantëve të çdo partie politike që fitonte pushtetin, por që dhe u la në harresë duke u braktisur e rrokulliset si shkëmb në thellësitë e fatit të vet.

Me ardhjen e Rilindjes në pushtet bie një tis mjegulle, ku ndërmarja mori pamjen e një lufte si në Ukrainë.Në insitucionet hekurudhore u dyndën patronazhistët socialist.Në zyra vështroje gjithmonë fytyra të reja, puntorë edhe me arsim të lartë që nuk e kishin idenë e punës hekurudhore.U hapën disa kurse tre mujore specializimi sa për sy e faqe.Një pjesë e të punësuarve bënin dy punë , ku dhe paraqiteshin në hekurudhë për të bërë pushime, e të tjerë që nuk paraqiteshin fare në punë.Kishte edhe nga ata, që u zhgënjyen nga partia e tyre me pagat qesharake më të ultat në rajon dhe u larguan.

Tashmë ndonjë tren si një zvarranik i plagosur tërhiqet zvarrë mbi shinat e sakatosur. Lokomotiva të mbytura tani janë shkatërruar. Mbeturinat e jetës hekurudhore çapiten drejt mosbesimit duke këputur timonin e arsyes.Ajo që ka mbetur është një shtresë shpërfytyrimi i faqes dhe jehonës hekurudhore, ku dhe solli fundin e saj.Ndërsa, drejtuesit patronazhist sillen si bejler të kohës modern, pa as një plan për të ardhmen, veç disa makinerive primitive që shkulin shinat Tiranë-Durrës që bëjnë sikur punojnë.Asnjë trasparenc, veç mashtrimit, duke u rrëmbyer makinistave gjysmën e asaj page qesharake si pasojë e kalimit të normative së karburantit, kur në një kohë që mjetet hekurudhore janë teje të harmotizuara dhe u mungojnë aparatet treguese të karburantit, me pompa të pa koliduara, me përzierje të naftës me vaj të djegur motorri, që bllokonin shishet treguese të karburantit në rezervuar të lokomotivave, e tjera.

Puntorë të larguar nga vetvetja me forca konceptuese të paralizur sillen si"kafshë zgjebarake"poshtë e përpjetë hekurudhës pa asnjë shpresë për të ardhmen dhe, idetë e pa lidhura përfundojnë në hiç.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora