E enjte, 20.06.2024, 07:43 PM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: E mbrojnë Kosovën nga UÇK-ja!

E diele, 06.11.2022, 08:56 PM


E mbrojnë Kosovën nga UÇK-ja!

Nga Kimete Berisha

A ka absurditet më të madh se sa kur e sheh qeverinë anti-UÇK, anti-çlirim, anti- Rambuje, anti-Ahtisari, anti-Republikë, anti-flamur, anti-Amerikë, anti-Shqipëri...

të thotë se opozita dëshiron t'i lëshojë pé Serbisë.

Cila opozitë?

Ata që e kanë dhënë jetën dhe të gjallët në luftë kundër Serbisë!

E, qeveria Kurti që e kanë mohuar luftën dhe lirinë, që e llogarisin se koha e artë ka përfunduar me çlirimin e Kosovës - në vitin 1999 - këta, çka duan?!

Qysh i shpjegon ti qëllimet e një qeverie që i shpërfil këshillat e Amerikës, e cila t'i ruan kufijtë!

Banda e Albin Kurtit i ka sulmuar institucionet e shtetit me armë - e sot në pushtet e kanë vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit, pandalur e rrezikojnë Kosovën,

duke e leçitur nga perendimi, nga Shqipëria, nga Amerika, duke varfëruar, duke e spastruar vendin nga shqiptarët, e duke e shkatëruar secilin raport të mirë që është ndërtuar me dekada.

Pse?

Kush fiton kur qeveria e Kosovës e zhgënjen Amerikën!

Ka qenë kërkesë e përsëritur e Amerikës që të shtyhet vendimi për targa, nuk ka qenë kërkesë e opozitës.

Qeveria po thotë se Amerika do t'i lëshoj pé Serbisë, sepse asgjë nuk varet nga opozita.

Shih çfarë tragjedie e madhe po i ndodh Kosovës:,

- U bë Fitore Pacolli (injorante shkuar injorantes), e njohur për thirrjen e saj që qeveria dhe kuvendi t'i kontrollojnë mediat;

e njohur për obsesionin e saj anti komandantëve të UÇK-së, që t'ia tregojë vendin Amerikës.

Heyyyy, ia dha

të drejtën Amerikës që të shqetësohet dhe zhgënjehet...,

- Artane Rizvanolli  e njohur p?r sentimentin e saj të trashëguar anti shqiptar;

- turku i Prizrenit që për asnjë moment nuk e ka përjetuar luftën;

- Albulena Haxhiu, që në jetën e saj nuk ka punuar gjë tjetër përveç që i ka sulmuar institucionet e Kosovës me gaz lotsjellës

(është ministresha e vetme në histori që e udhëheq drejtësinë, e cila drejtësi e ka paditur për sulm ndaj kuvendit);

- Fatmire Kollçaku që me llokme e shnolla e mbron Kosovën nga Serbia, te frizerka shpesh, por te dajtë a thua po shkon najherë!

Fatmire Kollçakut nuk i harrohet deklarata e saj se 'Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”.

- u bënë këta mjeranë t'u tregojnë atyre që e kanë përjetuar luftën, dhe që kanë humbur në luftë çdo gjë që kanë pasur, se çka është sovraniteti! T'i tregojnë Amerikës se si mbrohet Kosova!

Çka ju duhet tash ndihma e opozitës dhe e Amerikës, mbasi që e dini se ata 'po duan' t'i lëshojnë pé Serbisë!

Bujrum, çlirojeni tash Kosovën, askush, as opozita, as Amerika, nuk po ju ndal!

Askush nuk mund ta ndal zjarrin çlirimtar kur merr flakë shpirti i lirisë...

Çojeni Armend Mujën kryetar të Zveçanit...

(E Presidentja e mençur, familja e saj me kohë janë shpërngulur nga Mitrovica...).

P.S. Siguria kombëtare ka mbetur në dorë të veteranit tër rrejshëm dhe qeverisë anti-UÇK!

Kjo është....m'u mbyt n'legen!

facebook.com/kimete.berisha



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora