E premte, 04.10.2024, 04:25 PM (GMT+1)

Mendime

Gjergj Kabashi: Shndërrimi i Kosovës në Xhamistan!

E diele, 06.11.2022, 08:56 PM


Gjergj B. Kabashi:

Kosova ka punua ashtu qysh nuk punon një shtet për forcimin e identitetit dhe integritetit të vet nacional dhe shtetëror.

Qe 23 vite e lejoi Turqinë neoosmane që t'ia shnderronte hapësirën e shtetit në vendpunishte religjioze islamike, ku "vëllai i madh turk" ia ngriti pothuaj 1 mijë xhami "vëllait të vogël arnaut"!

Duke ia shndërrue vendin në Xhamistan!

I gjithë ky investim religjioz islamik i bëri të ishin tejet të kënaqur udhëheqësit e "Kosovistanit" me rend , sa që ia nisën të falën rrugëve (ta ulnin kokën e ngrisnin bythë përpjetë në namaz), të hanin si të uritur e buzëshkrum "iftare" rrugëve, ti përuleshin me krenari e pikellim Sulltan Muratit qysh bëri udhëheqësi i komunitetit më të madh religjioz dhe t'ia lëshonin nga lezeti i madh në të katërta kangës kurrë të përfundueme të kangëtarit arab nga qyngat turkomëdha.

Aq fort i hyni në qef "popullit" (miletit) Islam Aga, saqë e vetmja propagandë vetshembëse që i funksionoj , ishte propaganda antishqiptare - islamike.

Nuk thojnë kotë: "... jepmi mjetet e propagandës në dorë dhe për dy javë do të nisë ti ndërroj mendja një populli", dhe kjo i ndodhi popullit heroik arnaut, ish popullit shqiptar.

Kështu kadaldale xhamahirija që na e instaloj Turqia neosmane , filloj ti prodhoj krijesat e veta "arnaute" në xhamitë e meremetuara e ndërtuara prej saj.

Trimat e trimneshat Muslimane të mbikëqyruna nga hoxhallarë dhe shërbimi sekret turk i infiltruar për “ndihma humanitare” , i dhanë edhe jetëkotat për të ashtuquajturen "Toka e Shamit" dhe "Levanti".

Shqiptarët e shndërruar në "arnaut" kështu filluan ti zdishnin rrobat (teshat) e veta e ti vishnin jo vetëm në trup por edhe në shpirt ato të umetit të profetit.

Elhamdullillah! Elhamdullillah!

Insh'Allah edhe më shumë lutet kryesislamisti politik i Kosovo*!

Ngusht i madh që "dikush" i zdesh rrobat e shtetit tënd...?!

Me rëndësi është që "ne" e kemi islamken...

Se qysh na mëson kryeislamisti politik i Kosovo*:

"Nuk ka të ardhme të ndritur për kombin shqiptar pa fenë islame si pjesë përbërëse e identitetit te tij. (??)"

Dhe kurrë "mileti arnaut" nuk do të qetësohet përderisa vëllezërit e tij Ujgur të Kinës të mos i fitojnë të drejtat dhe liritë njërëzore. "Ne jemi Musliman", ngusht i madh që "kaurri" i zdesh rrobat e shtetit tonë privat !!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora