E enjte, 12.12.2024, 10:33 PM (GMT)

Mendime

Aurel Dasareti: Hipokrizia e BE-së në politikën e dështuar “paqësore” në Dardaninë ilire

E marte, 08.11.2022, 07:22 PM


Hipokrizia e BE-së në politikën e dështuar “paqësore” në Dardaninë ilire

Hipokrizia është haraç i ngarkesës së virtytit

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Politika e paqes e dështuar. Ne besojmë se problemi kryesor qëndron në metodat që Perëndimi (BE-ja) përdor për të fituar njohuri rreth konflikteve. Paqja supozon se palët janë të përkushtuara për një zgjidhje, dhe një kuptim themelor i motiveve të palëve është thelbësore për një ndërmjetës paqeje. Një rrugë e qëndrueshme për paqen edhe në gadishullin ilirik.

Gatishmëri për abuzim: Në luftë, shteti e humbë të drejtën e tij ekskluzive për të kryer dhunë, dhe grupe të mëdha (shpesh shumica) detyrohen të heshtin nga ata që kanë aftësinë dhe gatishmërinë për të përdorur dhunën. Dëgjohen vetëm zërat e armëve dhe ato mund të mbingarkojnë nevojën për analizë të asaj që është e nevojshme për të arritur një zgjidhje të drejtë të paqes. Në një distancë të sigurt dhe të veshur me syzet e gazetarëve, luftërat pushtuese të Serbisë si ai në Bosnje (1992-95), Kosovë (1998-99) shpesh u portretizuan si konflikte etnike me dy palë të dallueshme (“palët në konflikt”), duke e heshtur (fshehur) realitetin: Kishte vetëm një agresor të armatosur (ushtri e rregullt dhe paramilitarët - çetnikët terroristë serb të shtetit terrorist serb) kurse e ashtuquajtura “pala” tjetër (boshnjakët apo shqiptarët e Kosovës) ishin vetëm civil të paarmatosur (viktima-gra, pleq, fëmijë) dhe disa të rinj që me mjetet më të thjeshta apo duarthatë përpiqeshin të mbrojnë veten, familjen (popullin) dhe vendin nga agresorët-barbarët.

Një thjeshtëzim i tillë edhe pas luftës çon shumë politik-bërës perëndimor, sidomos të BE e jo vetëm, (gjoja se ndërmjetësues të paanshëm) të shtiren se kinse është e mundur vetëm për këto palë të negociojnë një zgjidhje, dhe të tillët kërkojnë vazhdimisht lëshime nga viktima, duke favorizuar xhelatin.

Idiotët e dobishëm. Por lehtësuesi mund të bëhet shpejt "një idiot i dobishëm". Idiotë të dobishëm për ata gjakatarë fashist barbar nazist terrorist që nuk kanë synime të ndershme, por që përpiqen të dalin fitimtarë nga “negociatat” e pafundme, edhe nëse nuk qenë fitimtarë në fushën e betejës.

Xhelatët nga një konflikt aktiv nuk mund të pritet të kontribuojnë në një informacion sa më objektiv dhe të balancuar për t'u përdorur për paqe-ruajtjen efektive. Ata kanë humbur luftën më 1999, dhe Kosova është shtet i pavarur, por meqë inkurajohen nga “ndërmjetësues neutral - me integritet”, faktikisht hipokritë të BE-së që kërkojnë lëshime (“kompromise”) të pakufishme nga viktimat shqiptare për të kënaqur të përkëdhelurin e tyre (terroristët e pangopur serb), këta të fundit nuk kanë harruar ligësitë, idetë dhe qëllimet agresive pushtuese, janë të etshëm për gjenocid të radhës. Por këtë herë, ngacmimet e tilla do të ishin një fatkeqësi për ta…

Zemra e patrembur dhe shpirti i racës sonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora