Mendime
Ramush Haradinaj: Kurti nuk është i interesuar për sigurinë e Republikës së Kosovës
E marte, 08.11.2022, 08:45 PM
Ramush Haradinaj:
Të
nderuar qytetarë të Kosovës,
Populli
i Kosovës dhe aleatët tonë të sigurisë i dijnë shumë mirë qëllimet e Serbisë,
sponzorëve dhe satelitëve të saj.
Por;
Shtetet
e Bashkuara të Amerikës përmes zyrtarëve të saj, që nga Ambasadori Hovenier e
deri te Sekretari i Shtetit z.Blinken, kërkuan nga Kosova pezullimin e vendimit
për targat deri në Marrëveshjen Finale;
Kësaj
kërkese iu bashkuan edhe vendet e QUINT-it por edhe vendet e tjera të NATO-s,
aleate tonat në siguri;
Kjo
kërkesë nuk është vetëm politike por garanton sigurinë e vendit tonë e
veçanërisht sigurinë e rendin në veri të vendit;
Ata
që dalin jashtë kësaj kërkese nuk punojnë në interes të sigurisë së vendit tonë
e as të zbatimit të ligjit. Kurti me demagogët e vet, qoftë në qeveri e qoftë
jashtë saj, nuk janë me aleatët e sigurisë dhe as nuk janë të interesuar për
sigurinë e Republikës së Kosovës;
Kjo
situatë është bardh e zi. Në vend që të vazhdohet me demagogji, menjëherë duhet
të pranohet kërkesa e Amerikës, QUINT-it dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për
shtyrjen e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale për njohje reciproke
mes Kosovës dhe Serbisë.