Mendime
Kimete Berisha: Amerika në kërkim të një shqiptari normal në Kosovë!
E merkure, 16.11.2022, 08:55 PM
Amerika në kërkim të një shqiptari normal në Kosovë!
Nga
Kimete Berisha
Qeveria
Kurti është aq ireale, halucinante, arrogante dhe e paditur, sa që Shtëpia e
Bardhë ka filluar të dyshojë se krejt shqiptarët janë çmendur.
Amerika dhe Brukseli janë duke hulumtuar mundësinë e zbulimit të ndonjë shqiptari që ende nuk ka fluturuar, që ia di hallin vetes, që është i vetëdijshëm se Kosova është vendi më i varfër në Evropë, që e vetmja shpresë e shqiptarëve është largimi nga ky ferr, ...që e di se Kosova nuk mund t'i ruaj kufijtë e saj, që nuk është në gjendje ta ngijë popullin bukë, që ka probleme banale, probleme primitive të një shoqërie të paemancipuar.
Nga
një njeri normal, për studim, është duke i kërkuar në LDK dhe PDK.
Ka
gjasa që i ka gjetur: Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqin, njerëz normal, të
tokës, që së paku nuk kanë probleme me iluzione, me orientim dhe me
vetëndodhje, si qeveria Kurti.
Nuk
është problemi që Kosova e ka qeverinë e dështuar, problemi është se Kosova e
ka qeverinë abnormale.
Qeveria
abnormale e Albin Kurtit konkuron me raketa, me bomba atomike e me superfuqi
botërore.
Janë
aq të çmendur sa që para Polonisë e dinë kush i ka gjuajtur raketat në një
fshat të Polonisë.
Janë
halucinantë dhe të lajthitur, që jetojnë në sfera tjera.
Nuk
kanë shkalluar për inat tonin, kuptohet, por Kosova sherri i tyre po duket
'budallaqe'!
P.S.
Presidendja veç hijen e ka këtej, përndryshe, me fiqir është komplet në një
tjetër dimension: me mision historik, me fuqi mbinatyore, me identitet
mbinjerëzor....veç shtëpinë luksoze e ka në tokë.
Sikurse
bashkëvuajtësi i saj i preferuar, Presidentja vuan nga iluzioni i madhështisë.
Veç
çka s'e ka vnu edhe 'kralicën' n'kry!
https://www.facebook.com/kimete.berisha