E hene, 11.11.2024, 05:29 PM (GMT)

Mendime

Kolec Traboini: Uleni flamurin në gjysëm shtizë!

E marte, 29.11.2022, 07:57 PM


ULENI FLAMURIN NË GJYSEM SHTIZË!

Nderoni e kujtoni 7 mijë shqiptarë të ekzekutuar nga diktatura komuniste. Pushtimi nuk është çlirim.

Me 29 nëntor 1944 filluan ekzekutimet e atdhetarëve nga bishat e komunizmit. Nga 5, 8 apo dhe 11 të ekzekutuar në ditë në murin rrethues të Varreve të Rrmajit në Shkoder. Lumi Kir u skuq prej gjakut të atdhetarëve. Prandaj 29 nëntor 1944 për atdhetarët përfaqëson Çlirimzezën Shqiptare, Golgoten e Gjakut. Dita më e zezë në historinë e Shqipërisë në shek. 20. Dita e ZEZONËS KOMBËTARE. Pushtimi nuk mund të konsiderohet çlirim, ata që e quajnë çlirim diten e pushtimit komunist kanë mentalitetin e skllavit.

Është ditë zije, prandaj uleni Flamurin në gjysëm shtizë.

Kolec P. Traboini

29 nëntor 2022

_________

KUR HYNË DJAJT E KUQ KOMUNISTË

Pushkatimi i Palok Ucit, nipit te Marash Ucit të Hotit

Të parët që pushkatoi Partia e partizanët që ende mburrën se e "çliruan" Shqipërinë, herë me gjyq e herë pa gjyq, ishin atdhetarët, veçmas malësorët, katolikët, priftërinjt por edhe të tjerë pa dallim, por urrejtjen patologjike komunistët "çlirimtarë" e kishin me meshtarët katolikë.

Ndër të pushkatuarit e parë është edhe vellai i Nunit tim Prek Uci, i riu 25-26 vjeçar Palok Uci nga dera e burrit të nderuar të Hotit Marash Uci. Nuk ekziston tjeter prej tij vetëm një letër, vendim me firmen e Enver Hoxhës që urdhëron ekzekurtimin e 9 katolikëve. I fundit në listë është vëllai i Nunit tim, nga Hoti. Shkresa e dënimit mban datën 15 .2. 1945 dhe urdhëresa e ekzekutimit 12 mars 1945, janë këta persona:

1-Nikoll Toma, 2- Zef Teli, 3- Gjin Marku, 4- Nikoll Keci, 5-Kol Gjeta, 6- Gjek Gjoni, 7-Nikoll Baci, 8- Kol Marashi, 9- Palok Uci.

Enver Hoxha shkruan në urdhëresen e ekzekutimit, të dënohen me vdekje e të na njoftoni pushkatimin e tyre. Hienat komuniste nuk kishin të ngopur me gjak shqiptari.

Vëllai i Palok Ucit të pushkatuar, siç e thashë në krye, ka qënë Nuni im që më ka krezmuar ne Kishen e Madhe në Shkodër, edhe ai ka qënë dënuar me burg politik, dhe vonë ka bërë vetvrasje nga persekutimi duke u hedhur nga Spitali Civil i qytetit te Shkodres. Palok Uci nuk ishte i martuar dhe Nuni im nuk kishte fëmijë e kështu dera e tyre u shua pergjithmone. Si famull, me bie barra e shpirtit të sjell në vemendje të lexuesve dokumentin e dënimit me vdekje dhe tregimin tim për fatin tragjik të vllezërve Palok dhe Prenk Uci nga Traboini i Hotit.

Kolec P. Traboini

29 nëntor 2022

Unë K.P.T me nunin tim Prenk Uci diten e Krezmimit.

Dokumenti i ekzektimit të 9 katolikëve në mes tyre dhe Palok Uci.

https://www.facebook.com/traboinistudio



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora