Mendime
Kimete Berisha: Ruaju! Shqiptarët janë xhelozë!
E merkure, 30.11.2022, 08:52 PM
Ruaju!
Nga
Kimete Berisha
Shqiptarët
janë xhelozë.
Xhelozia
si ndjenjë sekondare është primitive dhe kur është patologjike hyn te sëmundjet
mentale.
...Kur
të duket se dikush po ta merr atë që është e jotja: e njeriu s'mund të jetë i
joti.
Ti
mund të çmendesh nga mërzia, por njeriu pronë nuk bëhet.
Edhe
kur të thotë: I joti jam-ta bën qejfin, veç pse tingëllon bukur.
Çdo
gjë që tingëllon bukur është rrenë.
Xhelozia
e shqiptarëve nuk është racionale (nuk bazohet në asnjë fakt), është
patologjike: kolektivisht xhelozojnë pa asnjë arsye, e marrin me mend se janë
të tradhtuar dhe u kry kjo punë - e di unë, sytë po i tregojnë se më tradhton!
Nuk
është e habitshme që sot lexon dhjetëra komente të meshkujve që u duket normal
dhe i mjaftueshëm për të vrarë motivi i xhelozisë.
Sinqerisht
e kanë.
Xhelozia
është armiku më i madh i shqiptarëve: jo që e duan partnerin - e duan veten, aq
shumë e duan veten - për dashuri ndaj vetes - vrasin.
Xhelozia
e shqiptarëve ka karakteristika të veçanta folklorike: e lidhin me nderin
familjar e kombëtar.
Një
vajzë në anën e dynjasë nëse martohet me 'armikun', ky këtu në Kosovë e
rrehëbçikën e vet, pa ndodh, se kështu i ka mësu Nastradini.
Është
paranojë kolektive nga mashtrimi. Sidomos kanë frikë nga mashtrimi i grave.
Ky
vend i rriti djemtë e vet me frikë nga mashtrimi.
Hapi
sytë mirë, mos i beso askujt. Shoku ta merr gruan.
Gruaja
e ka shti dreqin n'shishe.
Frikën
nga gruaja e ka mbjell gruaja.
Nana
e mëson djalin e saj të mos i besoj kurrë gruas.
E
mëson edhe vajzën të dyshojë në burrin, por nëse e zbulon në pabesi - ta falë.
'Nëse
dikush të mashtron - ti ke faj dhe Ty ta humb burrërinë'.
Gruaja
shqiptare sot është në krizë: në mes të nevojës për t'u ndjerë e sigurtë (e
martuar), dhe nevojës për të qenë e lirë njëkohësisht.
Por,
Liria për gratë është Vetmia.
Mënyra
e jetës në Kosovë duket perendimore, por shoqëria është primitive. Gratë kanë
nevojë të tmerrshme të duken VIP,
e
Burrat e kanë humbur rrugën mes dy civilizimeve. Njërën këmbë në mesjetë e
tjetrën nuk guxon ta lëshojë në Tokë....
Se
kalin e Isa Boletinit nuk guxon kush ta kalërojë...
Mentaliteti
i robit - pas derës fshihet një armik.
Ruaju,
derisa nuk rishkruhet edukata.
Derisa
një nanë nuk e mëson një djalë të mos bëhet roje e moralit të tij, sepse: ti
nuk bëhesh i pamoralshëm nëse dikush të tradhton.
Derisa
një mësues e mëson nxënësin se nëse dikush të mashtron nuk është faji yt!
Çka
ke faj ti që dikush punon prapa shpinës tënde!
Çdo
ditë ora e parë e mësimit duhet të jetë:
-
Dashuria nuk zgjat përgjithmonë.
-
Njeriu nuk mund të jetë pronë e jotja.
As ti nuk mund të jesh pronë e askujt.
-
Jeta mbi Tokë ia nisi mbi lakminë (molla e ndaluar), dhe u krijua mbi vrasjen e
vëllezërve mes vete, për xhelozi dhe pushtet.
Xhelozia
dhe hakmarrja janë motivet krysore të vrasjeve.
Nuk
ndalen me Ligj - por rrallohen me edukatë.
Nëse
dikush të mashtron, sipas traditës shqiptare, ti ke qenë budalla, sepse njeriun
dikushi dhe të zotin askush nuk mund ta mashtrojë.
P.S.
Sindromi i Othellos është xhelozi paranojake, që karakterizohet nga besimi
absolutisht falls për pabesinë e partnerit. Ata që janë të obsesionuar nga
iluzionet e tradhtisë, ata e arsyetojnë vrasjen e partnerit.
Te
Shekspiri, Othello e vrau Desdemonën, sepse ishte i bindur se ajo e ka
tradhtuar.
Desdemona
ishte i vetmi personazh i pafajshëm te Othello.
'Pafajësi
e korruptuar'.
Njeriu
më i rrezikuar sot është njeriu i pafajshëm.