Mendime
Enver Bytyçi: Si dhe cilët e thurën skenarin e atentatit ndaj Sali Berishës?
E enjte, 08.12.2022, 08:58 PM
Si dhe cilët e thurën skenarin e atentatit ndaj Sali Berishës?
Nga
Enver Bytyçi
Atë
ditë kur nisi bashkëpunimin me njeriun që e njihte më mirë se kushdo tjetër
Sali Berishën, Edi Rama ishte shumë i lumtur. Kanë kaluar gati 20 vite nga ajo
kohë. Të dy kishin të njëjtën armiqësi dhe kërkonin hakmarrje kundër tij. Të dy
u bënë bashkë, sepse udhëhiqen nga e njëjta kauzë e përçarjes kombëtare! Lufta
kundër Berishës është e gjatë, me intensitetin më të lartë që ka njohur
ndonjëherë një konflikt politik e përjtej politikës në Shqipëri e në rajon.
Eshtë një luftë e projektuar me urrejtje dhe hakmarrje, me ndarje dhe përçarje,
megjithëse këtyre njerëzve Berisha iu ka dhënë njëmijë herë më shumë sesa ka
marrë prej tyre. E them publikisht: - Ata që nuk kanë marrë prej Berishës, nuk
e kanë tradhëtuar asnjë ditë atë! Edhe nëse e kanë kritikuar, kanë dashur që ta
shohin atë dhe Shqipërinë gjithnjë e më mirë! Dhe këta janë idealistët,
njerëzit me parime, me rregulla dhe me kode të forta morale e familjare!
Por
le të kthehemi te çeshtja! Kush e projektoi atentatin kundër Sali Beërishës të
martën e shkuar? Pa asnjë dyshim që e projektuan ata që lobuan fort për ta
shpallur atë non grata. Ndër ta dhe një gazetar i përkushtuar ndaj
kryeministrit që kur më takon në rrugë më thotë se “Ti ishe komunist në rini
dhe unë u bëra në pleqëri”! Eshtë gjithashtu vetë Edi Rama!
Çfarë
ndodhi konkretisht? Le ta përshkruajmë skenarin e hartuar pikë për pikë. Që në
fillim po ju them se ky skenar që do ua prezantoj është real ose shumë, shumë
afër reales, sepse unë kam shembuj tjerë të njohur për fabrikime, trillime dhe
falsifikime me linçime nga ana e bashkëpunëtorit të ngushtë të Ramës, me të
cilin i bashkon përkatësia e zonës operative dhe armiqësia kundër Sali
Berishës!
Në
momentin që PD shpalli protestën ditën e 6 dhjetorit, kur në Tiranë do të ishin
shefat e qeverive dhe shteteve të Bashkimit Europian dhe PB, Rama është ndjerë
shumë keq. Ai do të jepte miliona që ajo ditë të ishte plotësisht e tija! Por
milionat tashmë nuk i shkonin në PD. Atëherë thirri në ndihmë gazetarin e
famshëm anti-Berishë dhe Fugën. Iu vu detyrë që të sajonin planin e
diversionit, manipulimit dhe devijimit të protestës së shpallur. Këta
projektuan atentatin kundër liderit të opozitës. Thashë këtë arsyetim nuk e
bazoj vetëm te fakti që mediet e Fugës e gazetari i afërt anti-Berishë i Ramës
bënë të pamundurën që ngjarja të shitej si “armiqësi personale”!
Këta
të dy hodhën në letër disa variante. U përpoqën të rekrutojnë ndonjë verior,
mundëissht tropojan dhe në stilin e Fatos Klosit, ta shisnin atentatin si
konflikt midis familjeve maloke bazuar në kodin e kanunit. Ka qenë dhe është
objeksion i Edi Ramës që gjithçka ta kryejë me dorën e veriorëve kundër Sali
Berishës. Edhe partitë politike të dala si fraksione të PD-së i donte dhe i
dëshiron me personazhe nga veriu. E bëri këtë me Kreshnik Spahiun dhe Bamir
Topin. Nuk e di nëse Josefina ra viktimë apo jo e kësaj skeme. Por Lulzim
Bashën e ushqen me idenë e përçarjes së PD-së ngaqë është nga veriu. Vetëm
veriorët mund ta dobësojnë Partinë Demokratike, sipas pikëpamjes së Edi Ramës!
Në rastin e atentatit në fjalë duket se nuk kanë gjetur asnjë kamikaz të tillë.
Jo se nuk ka njerëz që nuk e duan Berishën në veri të vendit, por se askush nuk
rriskon kaq shumë. Duke qenë se koha ishte e shkurtër, bashkëpunëtori-gazetar i
Ramës ka propozuar emrin e një njeriu, të cilin ai e ka njohur prej kohësh. Jo
thjesht se e ka nga ana e tij!
E
dinte se atentatori do ta kryente detyrën me përpikmëri. Dhe pikërisht këtë
person ia rekomandoi shefave! Pasi bien dakord, ata bënë gjithashtu llogaritë
për diskreditimin e protestës e të opozitës. Kishin besim të padiskutueshëm në
atë që projektuan. Donin që Berisha të dëmtohej fizikisht në atë masë sa të mos
kishte mundësi të dilte para protestuesve. Madje besonin se lideri demokrat nuk
do të dilte para tyre edhe me plagë në fytyrë, sepse siç e paragjykojnë
skenaristët “ai nuk pranon të paraqitet para tyre i lënduar”! Por ndodhi e
kundërta!
Nëse
Berisha nuk do të dilte para protestuesve, fusha do të ishte e lirë për
spekullime. Ishin përgatitur plane për të përhapur thashetheme në masën e tyre,
edhe përmes ndonjë portali të Fugës e këshilltarëve të Ramës, se “Berisha ishte
në gjendje të rëndë në spital”, ose se “ai kishte ndërruar jetë”! Qëllimi
themelor ishte irritimi i demokratëve dhe shyttja e tyre në dhunë. Gazetari,
bashkëpunëtor i ngushtë I Ramës, e argumentoi këtë variant me shembullin e
reagimit kur u vra Azem Hajdari. Dhe Rama e besoi plotësisht këtë variant të
diskreditimit të opozitës dhe kreut të saj, Sali Berisha. Prej gati 20 vitesh
bashkëpunëtori anti-Berishë i Ramës i ka shkëputur lidhjet me Doktorin dhe ai,
për fatin e keq të tij, e projekton atë si të kohëve të viteve 1990. Nuk mund
ta besojë fakton se sot Rama ka përballë një Berishë krejt tjetër. Të urtë dhe
vigjilent deri në detaje për të vlerësuar ngajrjet dhe provokimet!
Irritimi
i masës së njerëzve në protestë ishte synimi themelor i këtij atentati. Përmes
irritimit vinte diskreditimi dhe deklaratat e dënimit të dhunës edhe nga
Këshilli i Europës. Skenari është shumë i qartë, por dështoi. Dështoi kryesisht
për shkak të pjekurisë, mençurisë dhe maturisë politike të Sali Berishës!
Dështoi se ai nuk lejoi as të ushtrohet dhunë fatale ndaj atentatorit, gjë që
po e prisnin me padurim organizatorët e tij! Dështoi ish-bashkëpunëtori i
Berishës, tani bashkëpunëtor besnik i Ramës, sepse ka shkëputur lidhjet me
Berishën e sotëm. Ka humbur nuhatjen e evolimit të tij! Ka krijuar në kokën e
vet e të Edi Ramës shabllone, sipas të cilave “njeriu nuk ndryshon”!
Personi
në fjalë është paguar nga kompania që paguan me porosi të Ramës edhe
bashkëpunëtorin në komplote e intriga të kryeministrit të Shqipërisë. Gazetari
komplotist ishte autor u qypit me guraleca, autor i mandateve fiktive të
tërheqjes së dollarëve nga PS në Bankën e Kursimeve të parave të firmave
piramidiale dhe njëmijë falsifikimeve të tjera. Deri te koka e Gramoz Ruçit mbi
trupin e Prokop Murrës! Kurthet, intrigat komplotet dhe skenarët e tmerrit
shumëfishohen kur bashkohen njerëz me të njëjtin karakter dhe me të njëjtën
mendësi urrejtjeje ndaj Sali berishës! Aq më tepër njerëz me pushtet e të
kalibrit të Edi Ramës!
Me
të njëjtin skenar e nga të njëjtët persona është hartuar edhe projekti i
dezinformimit për shpalljen e Sali Berishës non grata. Për mua që nuk jam
shkëputur asnjë ditë nga dinamika e ngjarjeve të 32 viteve të fundit, kjo është
një e vërtetë e padiskutueshme!
Megjithatë atentati kundër liderit demokrat të opozitës si çdo e keqe
pati disa efekte positive: - Mediat botërore e konfirmuan Sali Berishën si
kryetar të opozitës, pavarësisht përpjekjeve për emrimin e kësaj opozite nga
Edi Rama. Bota demokratike pa se nuk është e vërtetë që “Berisha është
destruktiv”, siç asaj i ka thënë me lobingje e pa lobingje Edi Rama! Demokratët
e dyzuar brenda opozitës janë bashkuar tashmë me PD-në. Mobilizimi e motivimi i
demokratëve dhe shqiptarëve për ta rrëzuar këtë regjim është shumë më i madh!
Por
atentati ndaj Doktor Berishës është gjithashtu paralajmërim se mafia në pushtet
e në të gjithë infrastrukturën e Shqipërisë përbën rrezik serioz për jetën e
tij dhe të ardhmen e Shqipërisë. Dështimi I Edi Ramës nuk do ta bëjë
kryeministrin më paqësor e më human. Përkundrazi, ai si kapobanda mafioze e
këtij vendi, do të projektojë atentate të tjera kundër opozitës, kundër
demokracisë dhe kundër Shqipërisë. Opozita duhet ta dijë se nuk ka përballë një
regjim pa asnjë kacidhe në arkën e shtetit, si në vitin 1991. Por ajo përballet
me një regjim që përdor taksat e shqiptarëve dhe asetet e mafies për ta dhunuar
e denigruar atë!
Shkrova
këto rrjeshta për të diagnostifikuar të keqen që po kap Shqipërinë dhe jo vetëm
opozitën. Për të paralajmëruar se skenarë të tjerë do të ketë kundër opozitës
dhe kundër Shqipërisë. Por këto shpjegime të miat kanë gjithashtu për qëllim që
të nxisin edhe më tej për maturi e gjakftohtësi. Rama dhe bashkëpunëtorët e tij
tmerrohen kur nuk funksionon kurtha që ai ngre! Atentati ndaj Sali Berishës
është provokim i rëndë i demokratëve. Ata janë goditur në identitet dhe në
trashëgiminë e tyre, jo vetëm në të sotmen e të ardhmen që synojnë. Por ky
attentat duhet të jetë mësim për ta! Lufta është veçse politike. Dhe me asnjë
njeri tjetër, përveçse kundër Edi Ramës. Ai është regjizori, skenaristi,
sponsori dhe porositësi i të gjitha atentateve kundër opozitës dhe kreut të
saj, Doktor Berishës!
Mbrojeni
opozitën, mbrojeni Sali Berishën nga këto kurthe. Dhe bashkohuni që ta çoni për
skrap Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij të ndyrë!