Mendime
Asllan Dibrani: Edhe Zvicra duhet të ngeh zërin kundër Serbisë në FIFA
E merkure, 07.12.2022, 08:33 PM
Edhe Zvicra duhet të ngeh zërin kundër Serbisë në FIFA
Shkruan Asllan Dibrani
Në
përfaqësuesen e skuadrës
futbollistike të Zvicrës luajnë lojtarë me prejardhje
shqiptare, përfshirë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me prejardhje nga Kosova,
dhe Ardon Jashari me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.
Granit
Xhaka është shndërruar në emrin më të komentuar e më të përfolur që nga fitorja
e Zvicrës ndaj Serbisë me rezultat 3-2 në Kampionatin Botëror në Katar.
Goli
i Xhedan Shaqirit dhe performanca e jashtëzakonshme e Granit Xhakës ishin
vendimtaret për ta përjashtuar Serbinë nga Kupa e Botës duke bërë që dy
lojtarët nga Kosova të shihen si heronj të vërtetë për Kosovën ,por edhe si
armiq ma te mëdhenj kundër Serbisë!
-Ndeshja
midis Zvicrës dhe Serbisë u përshkallëzuar
me tensione, midis kapitenit të Zvicrës Xhaka, dhe lojtarëve të Serbisë
që ishin në fushë, dhe iu turren me sulme edhe fizike ne formën ma primitive të etikes së sportit.
Tensionet dhe
debatet u rriten edhe ma tutje
pas përfundimit të ndeshjes sa qe morri
një epilog edhe nder shtetëror ndërmjet
Serbisë dhe Kosovës, por edhe ne suaza
ndërkombëtare. Forcat propaganduese serbe i dhanë edhe karakter politik me qellim te degradimit
te lojtarëve tanë me renome
botërorë. Pas këtij epilogu aq te madh dhe shfaqja e sloganeve me
mesazhe politike dhe raciste ndaj shqiptare u dëgjuan pothuajse gjatë tërë
ndeshjes, që Zvicra e fitoi me rezultat 3:2,por edhe mbas kësaj ndeshje.
“Baza
e hetimit është sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve serbë. FIFA
nuk ka reaguar për ndonjë hetim
kundër skuadrës serbe qe
gjithmonë është skuadra
futbollistike ma e pa disiplinuara në
botë dhe ma ekstremistja, prandaj
“Federata Botërore e futbollit (FIFA)
duhet të nis procedurat disiplinore ndaj serbëve dhe tu
jap dënimin e merituar.
Ndryshe,
nga Zvicra qe nuk ka reaguar për
skuadrën e vet qe u pashtruar nga
tifozët dhe lojtaret serb, ka
reaguar Federata e Futbollit të Kosovës
(FFK) dhe ka dorëzuar në Federatën
Botërore të Futbollit (FIFA) ankesë dhe dëshmi, “FFK kërkon nga FIFA hetim të
këtij rasti dhe sanksione ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, në mënyrë që
thirrjet fashiste njëherë e përgjithmonë të qëndrojnë larg stadiumeve të
futbollit dhe larg ngjarjeve si Kupa e Botës”.
Ne
saje te gjendje aktuale te krijuar me sjelljet skandaloze te Serbisë, edhe
Zvicra duhet të ngeh zërin kundër
Serbisë në FIFA e bashkuar me Kosovën.
Kjo nuk mund të kuptohen e arsyetohen
nga askush, sidomos tani kur Evropa po kërcënohet nga situata e brishtë e
sigurisë si pasojë e agresionit të Rusisë në Ukrainë” dhe e përkrahur
nga Serbia me provokime te tilla me qellim të de destabilizimit edhe
shtetet ballanike duke e keqpërdorur
edhe sportin .